Connect with Us

Basha fyen rëndë demokratët/ Shpërthen Kulluri: Llum je ti, që vjedh votat

Politikë

Basha fyen rëndë demokratët/ Shpërthen Kulluri: Llum je ti, që vjedh votat

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në mbledhjen e Kryesisë së Grupit parlamentar të PD, ka patur sërish debate të nxehta mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetit Flamur Noka.

Gjatë debatit, Basha ka fyer rëndë disa prej anëtarëve të PD duke i quajtur llumi i qeverisjes në PD.

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër pas këtij debati të bërë publik, duke thënë se llumi  i vetëm në PD, është Lulzim Basha.

Lulzim, nëse ti i drejtohesh një pjese të demokratëve me etiketimin “llum”, të kane lënë nervat!

Në fakt “llumin” e perverseve në PD e ke sjellë ti! Që nga bizneset. “Llum” në kurriz të opozitarizmit, të njerëzve të tu të afërt! Ke sjellë dhe “llum” dashnorësh e dashnoresh që i ke në parlament megjithëse kanë humbur çdo garë elektorale!

Por për të djathtët me “llum” se ata që kanë percarë PD prej 8 vitesh ne “te rinj e te vjeter” nuk ka!

Na shpjego kujt i thua “llum”! Mos e ke për ata që të kanë thëne të vërtetën e s’të votojnë ty sa të puqet qielli me tokën!

“Llum” që vjedh votat për kryetar partie nuk është parë ndonjëherë! “Llum” që flet tërë PD se u merr kandidatëve për deputetë para, nuk kemi dëgjuar të jetë kryetar i PD në 30 vite!

As “llum” që u premton 5 vetëve njëherësh se do i kandidosh për kryetarë bashkie vetëm se ke frikë nga rivalet për kryetar partie apo “foltorja e Berishës”!

Unë personalisht kam të paktën 18 vite që punoj në PD! I vetmi “llum” që kam njohur je ti q po e con PD në humnere me pazare, poshtërsi e paaftësinë tënde epike!

Lidh gjuhën se në Kuvend do pastrohet PD nga “llumi”! E “llumi” ka vetem 1 emer! E di vete se c’je!”, shkruan Edvin Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“LSI është në lidhje të natyrshme me PS”/ Ish-ministri i Metës paralajmëron bashkimin me Ramën?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Drejtësisë në bashkëqeverisjen Rama-Meta, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me përplasjen mes PD dhe LSI.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri thekson se LSI ka pa dyshim gjynahet e veta, të cilat i pagoi shtrenjtë në zgjedhje.

Por, Manjani gjithashtu i jep edhe një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa thekson se një parti e madhe kurrësesi nuk mund të fshihet pas një partie të vogël.

Më tej, Manjani në mënyrë indirekte duket se paralajmëron edhe një bashkim të mundshëm mes PS dhe LSI, kur thekson se LSI është në lidhje të natyrshme me PS, jo me PD.

LSI ka gjynahet e veta, padyshim. I pagoi shtrenjtë politikisht dhe elektoralisht ato gjynahe.

Edhe sot mendoj se LSI gaboi që nuk tregoi vullnet të qartë për të garuar në një listë të përbashkët, pavarësisht joseriozitetit të Lulit. Padyshim që bëri gabim!



Kam qenë shumë kritik madje për këtë sjellje politike. E kam kritikuar shumë LSI për këtë gjë (vijoj të jem kritik madje). Asnjë nga këta të Lulit (Luli jo e jo) nuk thanë një fjalë të vetme, atëherë kur duhej thënë. Përkundrazi mërmëritnin nëpër kafene me fjalët “ç’na duhen ne ata”..!!!

U krijua përshtypja se Luli nuk e donte LSI, ashtu siç edhe LSI nuk ishte komode në bashkëpunim me Lulin, i cili “gënjente edhe për orën”…

Poooor, gjynahet e LSI nuk janë as arësyeja e humbjes së zgjedhjeve nga PD e as justifikim i rrëshqitjes politike të Lulzim Bashës pas humbjes së radhës. Një parti e madhe nuk mund të fshihet pas një partie të vogël. Aq më pak pas një partie të një spektri tjetër politik.

LSI, në fund të fundit nuk i kishte e as i ka asnjë borxh Lulit e as PD. Ajo është në lidhje të natyrshme me PS, jo me PD.

Ndaj përdorja e LSI nga Luli, si argument mbrojtës në dërrdërrllitjet publike kundër Saliut, është e kotë. Janë dërr-dërre që veç provojnë sa i ligë e i paaftë është!”-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spaho nxjerr “zbuluar” Dumën/ I shkonte Berishës në zyrë çdo ditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Situata e përplasjeve në Partinë Demokratike, duket se vijon të thellohet. Ndërsa në krah të kreut të detyrë, Lulzim Basha kanë mbetur disa persona, si Grida Duma, Ervin Salianji apo dhe Gazment Bardhi.

Së fundi, në një dalje mediatike, deputetja Grida Duma ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhej të ishte kandiduar për deputet më 25 prill.

Që në listën e 2021-it nuk duhet të ishte Berisha, sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit”,-deklaroi Duma.



Por, deputeti demokrat Edmond Spaho, ka “nxjerrë zbuluar” Grida Dumën.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Spaho deklaroi se Grida Duma i shkonte çdo ditë në zyrë Berishës.

Ia ke thënë Berishës këtë? Sepse deri në 25 Prill 2021 në zyrë të Berishës ke qënë çdo ditë”, e pyet Spaho deputeten Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i mbyll gojën Bardhit/ PD nuk ka protokoll, ja ku janë firmat

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka thirrur paraditen e sotme mediat në zyrën e tij për të parë 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se procedurat vlejnë kur Kuvendi mblidhet normalisht, por ky nuk është rasti, pasi ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm.

Po ashtu, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje sot Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë tha se në zyrën e Protokollit nuk ka asnjë firmë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Paloka theksoi se “Protokoll në PD nuk kemi fare”.



Gjithashtu Paloka deklaroi se “Unë nuk jam shumë person i proceduarve, sepse disa gjëra janë evidente. Por kur 4200 delegatë kërkojnë që të zgjidhin këtë krizë, çështjë a duhet lajmëruar data gjysëm ore para, nuk i vlejnë Partisë Demokratike. Kriza e madhe që ka kapur Partinë Demokratike nuk zgjidhet në këtë mënyrë. Ka shumë probleme më të mëdha. Nuk dalim nga kriza duke u marrë me procedura të tejzgjatura. Delegatët kërkojnë zgjidhjen me Kuvend. Duhet marret parasysh”.

Ndërsa më tej, ai shtoi se “Ditën e Kuvendit, një përfaqësi, në të cilën unë jam në mes, duhet të vijë me listën e delegatëve dhe të bëjë prezantimin.”.

I pyetur nga gazetarët, çfarë do ndodhë nëse nuk njihet Kuvendi, Paloka tha se “Kjo është cështje tjetër, ka përgjegjësi tjetër. Nëse mendon se firmat nuk janë të vërteta hajde verifiko. Shiko të dhënat, emrin, kartën e identitietit dhe pyet, a është delegat ky person? Unë kam diskutuar dhe është rënë dakort që unë t’i depozitoj këto firma. Kushdo funksionar i PD, siç erdhët ju, megjithëse ju bëtë pak rrëmujë (gazetarët), ti marrë dhe ti shohë një për një.

Sa i takon situatës në PD, Paloka tha se “Ata që janë bërë pjesë, pa dyshim kanë dashur ta hapin më shumë Partinë Demokratike dhe të krijojnë një sinergji tjetër. Partia demokratike nuk i përkët vetëm demokratëve. Unë mendoj se kjo lëvizje do i shërbejë Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim dhe për të nxitur një frymë të re.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE