Connect with Us

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Ekonomi

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Shqipëria është në krizë energjitike. Alarmi u dha nga kryeministri Edi Rama një javë më parë dhe e përsëriti çdo ditë të javës që lamë pas.

Kjo krizë energjitike, nuk trokiti papritur dhe aq sa ka lidhje me tregjet botërore, siç thotë Kryeministri ka lidhje edhe me korrupsionin dhe aferat e dyshimta kriminale të prodhuara nga institucioni shtetëror KESH.

Prej disa ditësh CNA.al ka denoncuar një aferë të dyshimtë kriminale.

KESH edhe pse e ka ditur situatën problematike hidrike, krize ka shitur energji jashtë, kompanisë NOA, në një situatë monopoli dhe me procedura të mjegullta.

Dhe NOA fiton qindra mijëra euro në ditë, dhe miliona euro në muaj, kurse KESH, DISA thërrime.

Fakte të reja të dokumentuara

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, CNA.al, po sjell dokumenta të tjera në lidhje me skandalin NOA-KESH.

Dokumentat tregojnë se kompania NOA i ka kërkuar KESH-it, lidhjen e kësaj marrëveshjeje, duke vendosur kushte.

Referuar shprehjes së interesit për lidhjen e një marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike dorëzuar pranë zyrave të KESH, me datë 05.03.2021, shoqëria NOA dorëzon draft-kontratën, bazuar mbi këtë propozim”, thuhet në kërkesën dërguar KESH-it, përkatësisht z.Benet Beci.

Më tej në kërkesë radhiten edhe kushtet nga NOA.

Kapaciteti me lëvrim –pranin 50 MW. Vëllimi në lëvrim-pranim 40 000 MW, orë në muaj. Me një njoftim paraprak jo më vonë se dhjetë ditë përpara fillimit të lëvrimit NOA do të dorëzojë për XX MW/h, një tarifë prej 0.15 euro MW/h në muaj”, thuhet më tej në akt marrëveshjen e përpiluar nga NOA.

Për më tepër edhe në një procedurë të mjegullt NOA, ka përcaktuar edhe kritere shtesë.

“Ne propozojmë opsionin bazuar në miratimin paraprak për të rritur sasinë e këmbimit në muaj, përveçse disa muajve specifik, si Mars, Prill, Dhjetor dhe Janar, kur bilanci i sistemit është më i brishtë.

Energjia e dorëzuar nga KESH, nuk duhet përdorur për kryerjen e kontratave kundër pjesëmarrësve të tregut shqiptar”, thuhet në klauzolën shtesë të kërkesës së NOA-s.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon skandalin e prokurores të lidhur me inceneratorët

Dje CNA.al publikoi kërkesën drejtuar në gjuhën angleze KESH-it. Ka qenë ky kërkesë-dokument që më pas ka prodhuar dhe një kontratë të dyshimtë kriminale.

Sot sollëm aktmarrëveshjen, kushtet që kompania private NOA, i dikton një isntitucioni shtetëror, në këtë rast KESH-it.

Dokumenti i dytë vjen pesë ditë pas atij të parit, pra NOA pasi bën kërkesën ka çuar mënjëherë aktmarrëveshje.

CNA.al disponon edhe të tjera dokumenta, të cilat tregojnë se cila është e vërteta në lidhje me këtë skandal midis KESH-it dhe kompanisë private, NOA në një situatë krejtësisht monopoliste, me një kontratë e cila kompanisë private i sillte qindra-milion euro, ndërsa KESH-it disa thërrime.

CNA.al ka mundur të sigurojë edhe fakte, të cilat tregojnë se si KESH është vënë në dispozicion të kompanië NOA, në atë kohë kur institucioni drejtohej nga Benet Beci, sot deputet i Partisë Socialiste.

Kërkesa e parë e NOA-s është bërë me datën 4 Mars 2021, ndërsa z.Beci ka dhënë dorëheqjen me datë  5 Mars 2021. E gjithë procedura ka zgjatur gati tetë ditë deri me datën 12 Mars 2021, kur bordi ka miratuar dorëheqjen e z. Beci.

Me një shpejtësi skëterrë ditë pas dite kalohen dokumenta në të njëjtë ditë, sapo NOA i çon në KESH, ato u çohen autoriteteve të tjera dhe  për gati pak më shumë se një javë gjithçka merr përfundim.

CNA.al  do të sjellë edhe dokumenta të tjera në vijim, të cilat, tregojnë se si është përdorur KESH në favor të një kompanie private dhe të gjithë strukturat e  këtij institucioni janë vënë në dispozicion të saj dhe në fund është firmosur një kontratë e cila ka gjeneruar qindra dhe milliona euro nga kompani shtetërore publike shqiptare në favor të një kompanie private./CNA.al

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Monedhat e huaja përballë Lekut/ Kursi i këmbimit 4 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ata që kanë monedhën Paund për ta këmbyer në Shqipëri, si në blerje ashtu edhe në shitje janë më të fituarit, në krahasim me monedhat e tjera të huaja, të cilat në këmbim janë me vlera të ulta.

Një dollar sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108.8 Lekë,

Monedha e eurozonës sot, blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

LEXO EDHE:  Pse gratë e mëdha në moshë priren të bien në dashuri me djemtë e rinj

LEXO EDHE:  Tirana nesër pa drita/ Ja orët kur do ndërpritet energjia

Paundi britanik sot blihet me 141.7 Lekë dhe shitet me 146.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 113.2 Lekë dhe shitet me 118 .2 Lekë.

Dollari kanadez sot blihet me 82.7 Lekë dhe shitet me 87.7 Lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë/ Sejko tregon kur do stabilizohet situata

Publikuar

-

Nga

Shqipëria, por jo vetëm është duke u përballur me një krizë energjike dhe të hidrokarbureve. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe rritje të çmimit të energjisë dhe naftës apo gazit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një konferencë për media, bëri me dije se situata do të vijë drejt përmirësimit përgjatë vitit 2022.

LEXO EDHE:  Grupimi i ri brenda PD/ Bozdo: Ka një energji që kërkon që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht

LEXO EDHE:  Bozdo publikon dokumentet/ Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

Çmimet e naftës, energjisë dhe produkteve të tjera do të stabilizohet përgjatë vitit 2022.  



Ka pasur rritje të inflacionit në ambientet e huaja dhe të brendshme.

Projeksionet tona për skenarin bazë janë pozitive. Aktiviteti ekonomik po vijon të rimëkëmbet. Kursi i këmbimit të lekut vijon të jetë i qëndrueshëm”, tha Sejko./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Situata ekonomike/ Sejko jep lajme të mira: Do rriten pagat dhe punësimet

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të situatës ekonomike në vendin tonë.

Në një deklaratë për media, Sejko dha lajme të mira sa i takon ekonomisë, duke deklaruar se pas dy fatkeqësive tërmetit dhe pandemisë, situata tashmë paraqitet pozitive.

Ai theksoi se pas rimëkëmbjes së ekonomisë, do të ketë edhe rritje pagash dhe zgjerim të punësimeve.

LEXO EDHE:  Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

LEXO EDHE:  Bozdo publikon dokumentet/ Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe



Qëndrimi aktual i monedhës mbetet i përshtatshëm. Parashikimi për të ardhmen, pozitiv.Ekonomia po rimëkëmbet pas tërmetit dhe pandemisë. Rritja e inflacionit u diktua nga goditjet e të ardhurave.  Do të ketë zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave”, tha Sejko.

Vijon…

LEXO TE PLOTE