Connect with Us

VIDEO/ Franca mposht me përmbysje Spanjën, shpallet kampione e Nations League

Sport

VIDEO/ Franca mposht me përmbysje Spanjën, shpallet kampione e Nations League

Publikuar

-

Franca ka arritur të shpallet kampione e Nations League duke mposhtur me përmbysje Spanjën në San Siro.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan shumë të kujdesshme duke e bërë lojën në mesfushë, e rastat u numëruan me gishtat e njërës dorë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe, skuadrat u hapën duke sulmuar dhe kërkuar golin.

Spanja do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 64 me Oyarzabal, por ende pa përfunduar festën e golit, Karim Benzema do të shënonte një euro gol duke barazuar sërish rezultatin.

“Gjelat” do rimarrin kontrollin e fushës dhe do të shënojnë sërish me Mbappe në minutë e 80 duke përmbysur gjithçka.

Rezultati i ngushtë, 1-2 do të ishte përfundimtari në këtë finale, me Francën që fiton për herë të parë këtë trofe të rëndësishëm Evropian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Ndeshjet ndaj Anglisë & Andorrës, trajneri Reja shpall listën/ Sa shumë surpriza

Publikuar

-

Nga

Edoardo Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare ka bërë publike ditën e sotme listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të vlefshme për kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lista ka pak ndryshime nga grumbullimi i fundit në tetor, teksa rikthehen në Kombëtare emra si Albi Doka dhe Qazim Laçi. Ky i fundit nuk ishte pjesë e listës në tetor për shkak të disa problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, i cili u rikthye të luajë në Champions me bergamaskët, por zyrtarisht thuhet se mungon për shkak dëmtimi.

Ekipi do të nisë grumbullimin nga dita e hënë në Durrës ku do të nisin përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë edhe dy sfidat e fundit për këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria renditet aktualisht e treta në Grupin I me 15 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa më 12 nëntor do të sfidojë Anglinë në transfertë. Më 15 nëntor në “Air Albania” kuqezinjtë do të Andorrën.



Të hënën trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:00 në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

Më poshtë edhe lista e Kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit:

LEXO TE PLOTE

Sport

Ilir Daja befason me deklaratë: Nuk e jap dorëheqjen prej lojtarëve, duhet të…

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dhënë konferencën e tij për shtyp para mediave për të komentuar mbi sfidën ndaj Kastriotit. Ai tha se e kërkon kthesën nga lojtarët nga java në javë dhe se pret nga ekipi që të dalë nga kjo situatë e rëndë.

DËNIMI- “Është e vështirë për vetë faktin sepse nuk e ndjen ndeshjen ashtu si gjithmonë dhe janë shumë vite që unë jam trajner. Humbet lidhjen direkte me lojtarët. Nuk e ndjek dot në dinamikë dhe nuk e përcjell dot mesazhin. Vendi më  mirë është në pankinë”.

QETËSIA- “Kemi krizë rezultatesh dhe kjo është evidente. Partzani nuk është mësuar që të ketë kaq pak pikë të grumbulluara në 7 javë. Kjo nuk është ajo që kemi treguar në fushën e lojës, por gjithashtu kemi luajtur edhe me ekipet më të forta. Asnjë nuk na ka dominuar, por i kemi dominuar ne. Sigurisht që kemi gabuar edhe duke e filluar lojën në disavantazh. Kjo ka bërë që të mos kemi pikë, sepse kemi lojtarë të rinj. Kemi edhe me eksperiencë, por shumë të rinj”.

KASTRIOTI- “Nuk ka shumë diferenca në këtë kampionat. Edhe ekipi që është i pari dhe i fundit. Kastrioti është një ekip simpatik që luan në disa faza të mira të lojës. Kjo e vështirëson ndeshjen tonë. Por ne presim kthesën dhe duhet të japim më shumë se Kastrioti për të marrë fitoren e parë”.

AGRESIVITETI- “Ne kërkojmë agresivitet me lojë. Është e dukshme që lojtarët kanë bagazh teknik. Do të thosha që me futjen e VAR-it nuk ka më ndërhyrje të rënda. Sigurisht që duhet ta shtojmë dozën e agresivitetit, por duke mos dalë nga karakteristikat e tyre. Secili ka cilësitë e tij. Duhet ta riparojmë këtë, por të këmbëngulim më shumë te gjërat që kemi. Duhet të imponojmë ritmin”.



STRATEGJIA- “Nuk më pëlqen të riparoj gabimet, por të vazhdoj punën te pikat e forta. Ne duhet t’i shmangim dyluftimet sepse Kastrioti e ka këtë gjë të mirë. Ne nuk duhet të konfrontohemi me dyluftime fizike, sepse ata janë të fortë”.

KTHESA- “Ne e presim kthesën nga java në javë. Duhet ta arrijmë fitoren e parë. Mendja duhet të jetë akull dhe zemra të jetë flakë. Kështu arrihet fitorja”.

DREJTUESIT- “Sipas gazetës tuaj nuk i kam marrëdhëniet e mira me drejtuesit sepse ka 3 muaj që shkruani se nuk kam raport të mirë. Unë jam në kontakt dhe diskutoj shpesh, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme. Nuk kam dhënë dorëheqjen për shkak të raportit që kam me lojtarët dhe për të mos u shmangur nga përgjegjësitë”.

MUNGESAT- “Kemi 4-5 javë që nuk kemi grupin e plotë. Në sulm kemi pasur disa lojtarë. Edhe Cara ka punuar veçmas. Edhe Kaçe na ka munguar, pa harruar ndonjë lojtar tjetër. Por ky nuk është justifikim. Mund t’i minimizojmë këto mungesa. Jemi të bindur për vështirësinë, por do të shkojmë drejt fitores”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Elvi Berisha rikthehet titullar, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Kukësit

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu do të luajë sot sfidën e javës së 8-të të  Superiores ndaj Kukësit në shtëpi. Ndeshja do të zhvillohet në Korçë dhe do të nisë në orën 16:45. Korçarët ndodhen në vendin e fundit të renditjes dhe sot kërkojnë me çdo kusht fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Kukësi.

Trajneri Memelli ka përgatitur “kurthin” për verilindorët, ndërsa ka vendosur të rikthejë nga minuta e parë Elvi Berishën. Sulmuesi u la disa ndeshje në stol pasi zhgënjeu me paraqitjet e tij në disa ndeshje. Trajneri Memelli ka vendosur që të luajë si zakonisht me skemën 5-3-2 me Mensah dhe Berishën në sulm.



Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Randi, Sadriu, Vangjeli, Jean Vicktor, Mara, Moraes, Berisha, Mensah.

LEXO TE PLOTE