Connect with Us

Trajneri e la në tribunë, futbollisti i Skënderbeut largohet nga grumbullimi

Sport

Trajneri e la në tribunë, futbollisti i Skënderbeut largohet nga grumbullimi

Publikuar

-

Futbollisti i Skënderbeut, Leonat Vitija ka lënë përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe është larguar nga grumbullimi. Gjithçka ka ardhur pasi trajneri i Dardanëve e ka lënë mbrojtësin në tribunë, duke mos e aktivizuar në humbjen që Kosova mori 0-1 me Çekinë.

Në lidhje me këtë situatë, Vitija ka marrë vendimin drastik dhe mbase të nxituar për t’u larguar nga grupi. “Kam qenë një lojtar i rregullt i Kosovës U-21. Kam luajtur edhe në grupmoshat e tjera dhe kam statistikat më të mira se të gjithë aty. Trajneri pa arsye më lë në tribunë dhe kam vendosur të largohem nga grumbullimi”, tha Vitija që është titullar edhe te korçarët, duke shigjetuar trajnerin gjerman Michael Nees.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Reja takohet me Gjimshitin para grumbullimit të kombëtares

Publikuar

-

Nga

Berat Gjimshiti çuditi të gjithë këtë javë, kur në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Mançester Junajtid, u shfaq në fushën e lojës. Edhe pse me një fashaturë mbrojtëse në krahun e dëmtuar, mbrojtësi kuqezi zhvilloi një pjesë të dytë të mirë ndaj “djajve të kuq”, duke i mbajtur shpesh larg zonës e dike mos lejuar sidomos lojën e tyre në ajër.

Për Gjimshitin nuk mund të mungonin vlerësimet, e sigurisht edhe interesi nga përfaqësuesja shqiptare, me trajnerin Edi Reja, i cili sipas mediave italiane, ka zhvilluar dje një bisedë me futbollistin për të kuptuar më mirë gjendjen e tij pak ditë para nisjes së grumbullimit për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Ndërkohë, Reja shpreson që Gjimshiti të vazhdojë të jetë protagonist me Atalantën edhe në vitet në vijim, pasi ka bindjen e plotë se kjo skuadër do të kthehet në Ligën e Kampioneve, siç tregoi në mediat italiane.



“Në ndeshjen e dyfishtë me Mançester Junajtid ishte e pafat, ishte qartësisht një fatkeqësi, Ka humbur pikë për shkak të dy episodeve, meritonte më shumë. Megjithatë, ka potencialin për të siguruar përsëri kualifikimin në çerekfinale.

Kampionati? Me siguri do të përfundojë mes 3-4 ekipeve të para në klasifikim, do të thosha që është thuajse siguri matematikore”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Sherr” për Muçin/ Do ftohet me Kombëtaren A, por e do edhe Alban Bushi te Shpresat

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi është futbollisti që pritet me më shumë kuriozitet te Shqipëria, teksa vihet re një rritje e lojtarit që po shkëlqen te Legia e Varshavës. Sigurisht, kërkohet ende punë që të merret fanella e titullarit në Poloni, por sa herë që Muçi thirret në detyrë, po arrin që të shënojë.

Në listën e publikuar nga Shqipëria U-21 është vënë re përfshirja e këtij futbollisti, në një kohë që pritej të ishte në dispozicion për Kombëtaren A. Kjo situatë do të sqarohet më mirë pasi të publikohet edhe lista e Rejës, por është e qartë se të gjithë e duan Ernest Muçin.

Vetë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka shprehur ndjenjën “e frikës” nëse do të ndodhte një kalim i tillë: “Nuk besoj, do të na iki vetëm nëse ka dëmtime dhe mungesa të rëndësishme te Kombëtarja A. Nëse do të largohej edhe Ernest Muçi, do të ishte problem i madh për ne”.



Këto fjalë vijnë pasi te Shpresat po vuajnë për sulmues, ndërsa kalimi i Muçit te Kombëtarja A do ta bënte edhe më të vështirë daljen me sukses nga ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën. Mbetet të shihet sesi do të përfundojë kjo histori, por nuk përjashtohet mundësia që Reja të heq dorë këtë herë dhe t’i bëjë një nder të vogël Alban Bushit, pasi i ka marrë jo pak futbollistë nga Shpresat duke ia vështirësuar gjithmonë punën.

Nga ana tjetër te ekipi i parë i Shqipërisë do të kishte më tepër hapësira për Muçin, teksa është konfirmuar largimi i Rei Manajt për ndeshjet e nëntorit. Cështje prioritetesh dhe rëndësie që do të vendosin, por të gjithë janë të marrosur pas “xhevahirit” që nxori Tirana./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Seria A

Wanda i habit të gjithë, poston foto me Maxi Lopez

Publikuar

-

Nga

Çështja mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Çifti vendosi të ndahej, pasi Uanda pretendon për një tradhti nga ana e argjentinasit me modelen Çina Suarez.
familja lopez

Por lëvizja e fudit e modeles argjentinase i ka habitur të gjithë. Uanda ka postuar në rrjetet sociale një foto të ish-burrit Maksi Lopez me tre fëmijët që çifti ka së bashku.



Fotoja është shoqëruar me lutje dhe zemra duke trazuar sërish ujërat e ndarjes me Ikardin. Uanda dhe Maksi Lopez u martuan në vitin 2008 dhe u ndanë në 2013, ku ishte Uanda që e akuzonte sulmuesin për tradhti.

Po në atë kohë, Uanda u njoh me Ikardin që ishte shok skuadre me Maksi Lopezin te Sampdoria. Një histori pa fillim e cila si duket nuk ka as mbarim nisur nga veprimi i fundit i Uandës.

LEXO TE PLOTE