Connect with Us

Tifozi shqiptar i ndërpret intervistën Shaqirit, i dhuron një xhaketë me stemën e UÇK-së, ja reagimi i sulmuesit

Sport

Tifozi shqiptar i ndërpret intervistën Shaqirit, i dhuron një xhaketë me stemën e UÇK-së, ja reagimi i sulmuesit

Publikuar

-

Zvicra arriti të merrte një fitore të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut me shifrat 2-0. Përballja ishte e vlefshme për kualifikuet e Kupës së Botës, në Grupin C ku helvetët renditen në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve.

Në këtë përballje, Xherdan Shaqiri ishte në rolin e kapitenit dhe luajti deri në minutën e 92’. Pas ndeshjes, Shaqiri po intervistohej, kur papritur një tifoz iu afrua dhe i hodhi një xhaketë krahëve me stemën e UÇK-së. Futbollisti i Lyon e mori me sportivitet këtë veprim të tifozit, duke e mbajtur në dorë xhaketën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Çudia shqiptare/ La Kombëtaren për shkak dëmtimi, lojtari stërvitet me Partizanin

Publikuar

-

Nga

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e datës 17 nëntor me Besëlidhjen, në kuadër të 1/8-ës së Kupës së Shqipërisë.

Bie në sy fakti se pjesë e stërvitjes ishte edhe sulmuesi Tedi Cara. Cara kishte lënë grumbullimin e Kombëtares U21 për shkak dëmtimi, por dje lojtari ka kryer stërvitje të plotë. Të kuqtë kanë besim se ai do jetë gati për sfidën në kampionat ndaj Laçit.



21 vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të te skuadra kryeqytetase, teksa këtë edicion në 7 ndeshje ka shënuar 2 gola, ndërsa s’ka mundur dot të japë asnjëherë pasin e fundit. Në edicionin e kaluar, lojtari ka realizuar 5 gola, ndërsa në vitin e parë me këtë fanellë ka gjetur rrugën e rrjetës 1 herë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

“Mos guxo të ma thuash më”, agjenti i Bale zbulon prapaskenën me… Anglinë

Publikuar

-

Nga

Gareth Bale ka një lidhje të madhe shpirtërore me Uellsin, atdheun e tij. 99 herë e ka veshur fanellën e kombëtares 32-vjeçari i Real Madrid, duke ia dalë të dërgojë topin në rrjetë në 36 raste.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett ka zbuluar një prapaskenë interesante për Daily Mirror. Ai guxoi një moment t’i propozonte lojtarit ofensiv të luante për Anglinë, ide që u prit keq nga Bale.

Që ditën e parë që e takova atë dhe babanë e tij, ai ma shprehu qartë se sa e rëndësishme është fanella e Uellsit për të.



Kur i thashë që ekzistonte mundësia të luante për Anglinë, ai më ulëriti: ‘Mos ma thuaj më një gjë të tillë nëse do të vazhdosh të jesh agjenti im’.

Gareth është një uellsian fanatik. Mbërritja në Katar 2022 me kombëtaren do të ishte kurorëzimi i tij”, deklaroi menaxheri i Gareth Bale.

Uellsi ndan vendin e dytë me Çekinë në grupin E, por ka luajtur një ndeshje më pak se kombëtarja çeke, ndërsa Belgjika kryesuese ndodhet 5 pikë larg.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shevçenko ul pretendimet: Dua mbijetesën me Genoan

Publikuar

-

Nga

Pas pesë viteve te kombëtarja e Ukrainës vendosi të largohej dhe pak ditë më parë Andrij Shevçenko morri drejtimin e Xhenoas. Shumë i lumtur për skuadrën e re, ukrainasi dje është prezantuar në konferencë për shtyp. Lidhur me ambiciet në aventurën e parë si trajner në Serinë A, 45-vjeçari deklaroi:

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Xhenoa është një klub i rëndësishëm, ky është një projekt që më intereson dhe objektivi është mbijetesa në Serinë A. Për mua është një nder i madh pasi do të drejtoj klubin më të vjetër në Itali dhe kjo do të thotë diçka.



Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Skuadra duhet të përforcohet në merkaton e janarit. Duke folur me lojtarët, ndjeva se edhe ata donin të përmirësonin situatën. Mendoj se kjo skuadër ka disa karakteristika, ndoshta të përshtatshme për formacionin 3-5-2 ose 4-3-3”.

LEXO TE PLOTE