Connect with Us

Të thjeshta dhe praktike/ Kombinimet që do na duhet patjetër gjatë këtij sezoni

Fashion

Të thjeshta dhe praktike/ Kombinimet që do na duhet patjetër gjatë këtij sezoni

Publikuar

-

/

Të gjithë ne duam të dukemi bukur. Por njëkohësisht duam të dukemi komodë. Bukuria dhe komoditeti mund të dukën larg njëri-tjetrit por është e mundur të dukëmi bukur dhe njëkohësisht të ndihemi shumë rrehat.

Më poshtë do të shihni disa kombinime që duhët ti provoni të gjithë sepse janë shumë praktike dhe të thjeshta.

1.Një xhup i fryrë “puffer” dhe një kostum sportiv është kombinimi i momentit i cili ishte gjithashtu edhe vjet shumë në trend!

cna lajm fashion

2.Vendosni një pallto mbi çfarëdo lloj veshje dhe ja ku krijuat një pamje klasike, pavarësisht se çfarë këni veshur poshte

LEXO EDHE:  Si të vishesh me stil

cna lajm fashion

3.Të apasionuarave pas modës, nuk mund t’ju ketë shpëtuar kombinimi: Fund + pulovër.

cna lajm fashion

4.Një veshje “me disa shtresa”, do të thotë praktikisht “të vishemi trashë”, por me stil. Palltot maxi, pulovrat me thurje, këmishat etj, janë disa nga elementet për një veshje të tillë.

cna lajm fashion

4.Gjasat janë që ju të keni një palë xhinse “skinny” në garderobën tuaj. Me një pallto të ngjashme, ju ndryshoni tërësisht veshjen tuaj. Këshillë: një palë xhinse të gushta duhet patjeter ti keni në garderobën tuaj.

cna lajm fashion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

FOTO- Ndiqni këto 6 tendenca të palltove, dhe do të jeni gjithmonë ‘tjetër nivel’

Publikuar

-

Nga

Luksoze dhe komode në të njëjtën kohë. Ka dicka të veçantë në palltot të cilat e plotësojnë veshjen tonë pavarësisht se cfarë kemi veshur poshtë.



Nga puferat super të mëdha që të japin përshtypjen e stilit të rrugës, deri te palltot më magjepsëse të trasha dhe me thekse teksture, këto gjashtë tendenca janë ato që do të jenë prezente dhe do i shihni kudo këtë sezon

LEXO EDHE:  Rikthehen ne trend balluket, ja vajzat e njohura shqiptare që guxuan…

LEXO EDHE:  Një fashioniste si Rita Ora/ Këngëtarja tërheq vëmendjen me veshjen si në vitet ‘90

Palltot me gëzof

Palltot e shkurtëra me gëzof

Palltot e gjata me pak gëzof

Puffers me prerje supersize

Pallto lëkure

Pallto asimetrike

LEXO TE PLOTE

Fashion

Blerje online/ Çfarë po ndodh në botën e modës?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shkrim nga Annachiara Biondi/ Financial Times

Vitin e kaluar u fiksova pas korseve, por për muaj të tërë nuk gjeja asgjë që të përputhej me idealin në mendjen time për paratë që kisha në xhep.
Më pas, në prill, një mikeshë më dërgoi një DM në Instagram. “Ata shesin korse,” shkroi ajo, duke shpërndarë një foto të Victoria Beckham. Pronarja e llogarisë, modelja Georgia Chambers, kohët e fundit kishte filluar të bënte korse sipas porosisë duke përdorur pëlhura me çmime që fillonin nga 135 £

Të kisha një veshje të bërë qëllimisht për mua, ndihesha e çuditshme, por e vështirë për t’i rezistuar.
Nuk doja të investoja qindra paund për diçka kaq të pazakontë si një korse enkas vetëm për ty e që s’mund ta ketë askush tjetër, por 135 £ ndiheshin si një çmim i arsyeshëm për të paguar për një produkt të punuar me dorë.

Gjeta një model të thjeshtë  të zi të quajtur Kate, nxora shiritin tim dhe, pas disa përpjekjeve, e porosita. Kate mbërriti dy javë më vonë me një shënim të këndshëm të shkruar me dorë dhe është dëshmuar të jetë një nga blerjet e mia më të mira të vitit 2021.

Unë kurrë nuk e kam konsideruar porosinë si një mënyrë praktike të blerjeve, por pas blerjes sime të parë e gjeta veten duke kërkuar më shumë opsione, madje edhe për veshjen e përditshme.

Me sa duket, nuk jam e vetmja.

“Unë ble fustane, pantallona, ​​trikotazh”, thotë Alexandra Benezra, themeluese e agjencisë PR ASB. Benezra e bëri blerjen e saj të parë me porosi më pak se një vit më parë, kur ishte shtatzënë.
“Jam mësuar të kem gjëra të përshtatshme për mua dhe më pëlqen fakti që këto gjëra janë unike.”
Ajo zakonisht shpenzon midis 250 dhe 350 £ për blerje dhe tenton të blejë gjërat bazë që mund t’i veshë përsëri dhe përsëri.



“Herën e parë [klientët] shpesh kërkojnë një fustan për një rast, por pasi e kanë atë, ata janë të intriguar të ndjekin metodën e veshjeve me porosi dhe për gjërat e përditshme,” thotë Anna Mason, themeluesja e markës së njëjtë të veshjeve të grave.

LEXO EDHE:  Si të vishesh me stil

LEXO EDHE:  Rikthehet pas shumë vitesh në muzikë/ Zaimina Vasjari zbulon pamjet e klipit të ri

Mason krijon katër koleksione në vit, me pamje të zgjedhura të prodhuara për partnerët e saj të shitjes me shumicë dhe pjesa tjetër në dispozicion sipas porosisë.
Ajo thotë se marka, e cila bën rreth 1 milion £ në shitje në vit, ka qenë fitimprurëse dhe në rritje që nga fillimi i saj në 2012, por ajo ka vënë re se më shumë njerëz ndihen rehat me porositë.

Ekziston gjithashtu një element luksi dhe ekskluziviteti që e bën tërheqës porosinë e posaçme për ty, kur shumica e asaj që blejmë prodhohet në masë.
“Është forma më e re dhe më e përditësuar e luksit tani”, thotë themeluesja e “Malone Souliers”, Mary Alice Malone. Marka e këpucëve ofron më shumë se 6000 kombinime midis siluetës, materialit, ngjyrës dhe lartësisë së thembrave për një çmim hyrje prej 520 £ (çmimet me pakicë fillojnë rreth 425 £).
Të gjitha këpucët e bëra me porosi janë bërë nga një ekip i dedikuar në Itali.

“Ne po kalojmë në një fazë  tani ku klienti dëshiron të jetë pjesë e vendimit të asaj që po merr dhe dëshiron të jetë pjesë e procesit. Gjërat me porosi e lejojnë klientin të ndihet më unik, “ thotë Emilia Wickstead, një tjetër stiliste e pavarur, biznesi me porosi i së cilës po lulëzon.
Biznesi i saj i ka shitjet me porosi deri në 80% nga viti në vit.

Sipas Karl-Hendrik Magnus, partner i vjetër në “McKinsey”, përparimet teknologjike po eliminojnë pengesat tradicionale të porosisë, të tilla si afatet e gjata, çmimet dhe detyra për t’i bërë konsumatorët të masin veten, të cilat kanë mbajtur larg shumë blerës. deri kohët e fundit.

“Nuk është se njerëzit nuk e donin shërbimin, thjesht se opsionet ishin ose shumë të kufizuara në kohë ose kosto,” thotë Agyesh Madan, themeluesi i Stòffa me bazë në Nju Jork, i cili ofron veshje luksoze të përditshme në nuanca delikate dhe u themelua në vitin 2014.

LEXO TE PLOTE

Fashion

Ngjyra më në modë e vitit 2022/ Një nuancë e ‘shpikur’

Publikuar

-

Nga

Autoriteti global i ngjyrave Pantone, ka shpikur një nuancë të re ngjyre për vitin 2022.

Kjo ngjyrë, ë panjohur më parë duket si një ngjyrë blu vibruese me nuanca të kuqe vjollce: “Pantone 17-3938 Very Peri”

 “Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse ne kemi një vizion shumë të ri të botës tani,” tha për CNN drejtoresha ekzekutive e Institutit Pantone Color, Leatrice Eiseman.

Pas mbylljeve të 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, Grey Ultimate dhe të vrdhën ndricuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e qetë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.

LEXO EDHE:  “Food Gradients”, trendi më i ri në Instagram!

LEXO EDHE:  Parfum ose veshje/Kini besim tek vetja me këto tre gjëra



Very Peri i vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.

“Ngjyra është “më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat blu”, duke përzier “besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e blusë me energjinë dhe eksitimin e së kuqes” për të dhënë një “përzierje fuqizuese të risisë” me një “besim të pakujdesshëm dhe një kuriozitet të guximshëm që gjallëron shpirtin tonë krijues”, thuhet në njoftimin e kompanisë./S.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: