Connect with Us

Surprizon Neymar Jr: Do tërhiqem nga Brazili pas Katar 2022!

Sport

Surprizon Neymar Jr: Do tërhiqem nga Brazili pas Katar 2022!

Publikuar

-

Neymar Jr është pjesë e Brazilit që prej vitit 2010 dhe me 113 paraqitje dhe 69 gola të realizuar me Selecaon, objektivi i parë i sulmuesit të Paris Saint Germain është të kalojë kuotën e 77 finalizimeve dhe të thyejë rekordin e legjendës Pele për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit.

Gjithsesi epoka e Neymar te 5-herë kampionët e botës mund të përfundojë më shpejt sesa parashikohet. Pas 11 vitesh që mban veshur fanellën e Brazilit, sulmuesi edhe pse është vetëm 29-vjeçar po mendon tërheqjen nga kombëtarja dhe vendimin drastik mund ta marrë pas përfundimit të Botërorit Katar 2022 siç e ka lënë të kuptohet vetë lojtari në një intervistë.

“Mendoj se ai i Katarit mund të jetë Botërori im i fundit. Jam i sigurt sa pas Katar 2022 nuk do të kem më forcën mentale për t’iu përshtatur botës së futbollit. Do të përpiqem të shkoj në këtë kompeticion në formën time fizike më të mirë të mundshme për të ndihmuar vendin tim të fitojë Kupën e Botës dhe për të realizuar ëndrrën time të fëmijërisë. Shpresoj t’ia arrij qëillimit”.

Për stilin e lojës dhe magjitë që bën me topin në këmbë, Neymar krahasohet shumë me Ronaldinhon që vetë sulmuesi e konsideron një legjendë të futbollit brazilian.

“ Padyshim që Ronaldinho është një nga idhujt e mi. Ai ishte një magjistar, i aftë për të bërë numra me topin në këmbë që të linin me gojë hapur. Ngjaj pak me të për stilin e lojës që bëj, e marim topin nga larg për të kërkuar zonën duke dribluar shumë. Më ka pëlqyer gjithmonë edhe Zico, ai ka lenë shenjë pasi luante me lumturi”.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Zhoze Murinjo duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës. Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Murinjo ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.



“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diauara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak. Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet. Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigand si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Murinjo para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Publikuar

-

Nga

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë. Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.



“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish.

LEXO TE PLOTE

Sport

I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos kontratë të re trevjeçare

Publikuar

-

Nga

Anis Mehmeti është bërë brenda pak muajsh një nga emrat më të përfolur në kategorinë e tretë angleze. Futbollisti i cili është bërë pjesë e Uajkomb, po shënon me vazhdimësi dhe po tregon aftësi të jashtëzakonshme me skuadrën e cila është kthyer në pretendente për ngjitjen në kategorinë e dytë.

Ndaj pakkush kishte dyshim që për të do të vinte shpejt edhe momenti i firmës në një kontratë të re profesioniste, në mënyrë që të sigurohej e ardhmja e tij në klub, por edhe kushte më të mira financiare pasi deri tani ai trajtohej si një lojtar që vinte nga akademia. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championshp ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.

LEXO TE PLOTE