LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spektakël me kostumet si të James Bond/ “Shpërthejnë” në kritika ndjekësit e ambasadorit britanik

10 Tetor 2021, 14:18, Aktualitet CNA
Spektakël me kostumet si të James Bond/

Premiera e filmit të ri të Daniel Craig, ?No time to die?, në rolin e James Bond është kthyer në një fushë kritikash në rrjetet sociale.

Ndjekësit kanë komentuar paradën e prokurorëve, politikanëve dhe personazheve të njohur të botës së showbizzit në shfaqjen e premierës , si dhe kanë shigjetuar ambasadorin britanik Alastair King-Smith, i cili së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj u shfaqën të veshur si aktori i famshëm, James Bond.

Ndjekësit kanë shpërthyer me kritika në rrjetet sociale, ku një prej komentuesve shkruan se, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë pasi vetëm 15% e tyre e kanë votuar atë dhe se këto lloj festash lënë një shije të hidhur për shumë shqiptarë.

?Me gjithë respektin për Britaninë e Madhe dhe marrëdhënien e këtij vendi me Shqipërinë, zoti ambasador, kjo lloj feste me këto personazhe lë një shije të hidhur për shumë shqiptarë, përfshirë edhe mua. Edhe, diçka, ju lutem mbani shënim: Veliaj nuk përfaqëson njerëzit e Tiranës, vetëm 15% e kanë votuar atë?, shkruan një prej komentuesve.

?Paradoks, shesh i mbushur me aktorë, muzikantë dhe personazhe publikë në kinemanë e ?Millenium? në Tiranë, plot me polici, prokurorë, ambasadorë dhe anëtarë të qeverisë shqiptare, shumë mirë ambasador, kur shkon në Romë, bëj si bëj romanët (sipas vendit bëhet Kuvendi)?, ka qenë një thumb tjetër nga komentuesit në Twitter.

?Fund depresiv, kam ?bllokuar? njerëz në rrjetet sociale për më pak, shaka. Sa keq që Vjena nuk po e organizon një event të tillë dhe sa keq që nuk u ndodha në Tiranë?, vijojnë më tej me komentet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga