LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenar filmash/ Deklaroi se ishte qëlluar: policia zbulon si gënjeu 24 vjeçari

10 Tetor 2021, 10:05, Aktualitet CNA
Skenar filmash/ Deklaroi se ishte qëlluar: policia zbulon si gënjeu 24

Dy shtetas, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës sepse kanë fshehur dhe tjetërsuar të vërtetën. 24 vjecari është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në bark por ka deklaruar se është qëlluar nga disa persona të panjohur. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe kanë zbuluar se 24 vjeçari në fakt është plagosur aksidentalisht, jashtë rrezikut për jetën dhe është ndihmuar nga nje 20 vjeçar me të cilin kanë inskenuar një variant tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

U plagos aksidentalisht me armë zjarri dhe deklaroi se e kishin plagosur disa persona të panjohur, Policia zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 24-vjeçarin.

Në pranga edhe një 20-vjeçar i cili sëbashku me 24-vjeçarin fshehën dhe tjetërsuan të vërtetën.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur  mëngjesin e datës 9 tetor 2021, ku në spitalin rajonal shkodër u paraqit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24 vjeçari, I.M, i cili deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan, Shkodër,  nga disa persona të paidentifikuara,  nga hetimet e thelluara rezultoi se:

Shtetasi I.M., është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark, jashtë rrezikut per jetën. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të ngjarjes, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë  shtetasi Isak Mehmedaj 24 vjeç, banues  ne fshatin Mushan Shkoder, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagracë dhe shtetasi G. M., 20 vjeç, banues  në fshatin Mushan, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga