Connect with Us

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

4 viktima janë shënuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga 2.481 testime të kryera prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 12 qytetarë.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër Covid-19.

LEXO EDHE:  Kosovës mund t’i kërkohen “kompromise” të dhimbshme

Ndërkohë deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Zaev shtyn dorëheqjen/ Ministri Hoxha: Qeveria duhet të bjerë

Publikuar

-

Nga

Ndonëse pjesë e koalicionit qeveritar, Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut dhe sekretar i lëvizjes “Besa” shprehet se qeveria e Zaev duhet të bjerë.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, Hoxha u shpreh se Lëvizja “Besa” kërkon rrëzimin e kësaj qeverie për të vetmen arsye sepse po rrezikohet demokracia.



Ne si kryesi e lëvizjes Besa kemi marrë vendimin që kjo qeveri duhet të kalojë një mocion mosbesimi, respektivisht kjo qeveri duhet të bjerë dhe të ndërtohet një qeverisje e re mbi parimet që do të duhet të ndërtohen në bazë të partneriteteve të barabarta të partive që do të marrin pjesë në qeverisje. Unë respektoj vendimin e organeve të partisë dhe po sillemi siç i ka hije një subjekti politik. E kemi treguar që prej 1 viti po përballojmë një presion. Ne jemi munduar t’i tejkalojmë vështirësitë. Ne jemi nënshkrues të iniciativës për rrëzimin e qeverisë. Besa nuk ka diskutuar me asnjë parti tjetër për hap të radhës. Qeveria duhet të bjerë pasi është rrezikuar demokracia. VMNRO-DPMNE u rrëzua për të njëjtën arsye”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në Kuvendin e Spanjës bëhet thirrje për të njohur Kosovën

Publikuar

-

Nga

Dy deputetë të Dhomës së Ulët në Kongresin e Deputetëve në Spanjë i kanë bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez që ta njohë Kosovën.

Në mbledhjen e së mërkurës, deputeti Aitor Esteban ka thënë se Spanja s’duhet të frikësohet as nga ndarjet e saj sepse “ajo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për pavarësi të Katalonjës dhe Baskisë.

“Sa i përket Kosovës, njiheni sepse veç ka pasur ndeshje futbolli tashmë”, ka thënë ai në Kuvend.

Po ashtu Esteban ka akuzuar Serbinë se nuk e ka mbajtur fjalën për ndjekjen e krimeve të luftës.



Ndërkaq deputetja Mertxe Aizpurua, ka folur për të njëjtën çështje duke ia cilësuar si “të shëmtuar” fjalimin Sanchezit “se i ka përmendur të gjitha shtetet e Ballkanit, përveç Kosovës”.

“Është koha për ta njohur sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës si shtet i plotë. Sepse është shtet i dalë nga dëshira e popullit. Nuk duhet t’ia kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as për Ballkan, as për këtë shtet”, ka thënë Aizpurua.

LEXO EDHE:  Kosovës mund t’i kërkohen “kompromise” të dhimbshme

LEXO EDHE:  Kosovës mund t’i kërkohen “kompromise” të dhimbshme

Kosova e Spanja në futboll janë përballë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”, në ballafaqim që është përcjellë me shumë polemika pasi që Spanja, duke refuzuar ta njohë Kosovën, ka refuzuar edhe përmendjen e termit shtet duke e quajtur territor, e madje edhe në transmetim duke iu referuar Përfaqësueses si e Federatës e jo e Kosovës. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ka refuzuar ta njohë Kosovën.

Aitor Esteban është deputet që nga viti 2004. Ai është deputet i Partisë Nacionaliste Baske, ndërkaq Aizpurua është pjesë e një koalicioni të partive baske./koha.net

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.

Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

LEXO EDHE:  Sa na mbrojnë maskat?/ Profesor Pecnikaj shpjegon llojet dhe pse ato të bëra vetë nuk kanë asnjë efekt

LEXO EDHE:  Pipero flet për ndryshimin e masave anti Covid/ Kur pritet ulja e rasteve

Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë

Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.



Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës.

Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike.

Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.

Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%./rel

LEXO TE PLOTE