Connect with Us

Shënim/ “Skandali Kurz”, Edi Rama dhe Top Channel

Aktualitet

Shënim/ “Skandali Kurz”, Edi Rama dhe Top Channel

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

“Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak, Sebastian Kurz”. Është ky lajmi i raportuar me detaje nga Top Channel, ditën e sotme.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por ashtu siç e citon edhe Top Channel në tekst, edhe në mediat evropiane dhe ato austriake raportohet  se “skandali Kurz”, është për shkak të blerjes së qëndrimeve pozitive.

Pra, akuzohet se ka financuar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive ndaj tij.

Mos është i njëjti rast dhe me Top Channel, i cili është pa asnjë diskutim është megafon i Qeverisë.

Mos vallë “skandali Kurz”, duhet të jetë “skandali Rama” në Shqipëri?

Top Channel, një televizion që drejtohet nga një ish deputet i Partisë Socialiste, ish-Ministër i Partisë Socialiste  është kthyer në papagallin e Edi Ramës.

Ndërsa Kurz, paska blerë disa qëndrime pozitive në media në Austri, po Top Channel, çfarë ka bërë në Shqipëri?

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu  aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

LEXO EDHE:  Gentian Zenelaj e thotë hapur: Edi Rama na e kalon për humor

Ben Blushi, ish-deputet, ish-Ministër i Partisë Socialiste, është i lidhur në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet bashkëshortes së tij apo është në ortakëri edhe me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, drejtpërdrejt me një kompani të regjistruar në Shqipëri.

A nuk janë blerje pozitiviteti apo propaganda të shfrenuara me paratë e taksapaguesve të cilët, detyrohen edhe pse të varfër të paguajnë koncensione qindra miliona –euro, të prodhuara nga ortakëria me pronarë televizionesh, përfshirë këtu Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?/CNA.al

 

Ortakëria e drejtuesve të Top Channel me inceneratorët/ Dyshimet pse u themelua kompania

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

 

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Arrestohen prindërit e adoleshentit të akuzuar për katër vrasje në një shkollë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia në shtetin e Miçiganit njoftoi se ka arrestuar prindërit e një adoleshenti, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza për vrasje të shkallës së parë, me armë zjarri, në një shkollë të mesme.

Policia njoftoi se Jennifer dhe James Crumbley, u arrestuan të shtunën herët në mëngjes në Ditroid.

Prokuroria kishte ngritur akuza për vrasje paparamendim ndaj prindërve të 15 vjeçarit lidhur me ngjarjen në shkollë. Por ata nuk u paraqitën në gjykatë të premten, duke bërë që policia të lëshonte një urdhër-arresti, duke ngritur ndaj tyre katër akuza për vrasje paparamendim, injorim të shenjave paralajmëruese lidhur me ngjarjen në shkollë si dhe mbi qasjen që i kishin siguruar djalit të tyre tek arma me të cilët ai dyshohet se kreu vrasjet.

Agjencia Associated Press njoftoi se avokati i çiftit, Shannon Smith, u ka thënë autoriteteve se ata ishin larguar nga qyteti në fillim të javës, për arsye sigurie.

LEXO EDHE:  Kë thumboi Rama?/ “Nuk duroj dot dyfytyrësinë, ka njerëz që duan të dalin vetëm në kamera”

LEXO EDHE:  Here are the most “hot” topics on CNA.al during 2020

Autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jepte informacion mbi vendndodhjen e tyre.



Djali i çiftit Crumbley, 15-vjeçari Ethan Crumbley, dyshohet se ka hapur zjarr në shkollën e mesme Oksford, në qytetin me të njëjtin emër në shtetin e Miçiganit, duke vrarë katër nxënës dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë.

Prokurorët thanë se Ethan Crumbley kishte shfaqur disa shenja paralajmëruese. Ai kishte vizatuar një pistoletë e gjak, duke shkruar gjithashtu ‘gjak kudo’ dhe ‘mendimet nuk po më ndalen, më ndihmo’.

Prokurorët thanë gjithashtu se një mësues e kishte parë adoleshentin duke kërkuar në internet për municione, në telefonin e tij, dhe se kishte njoftuar stafin drejtues të shkollës.

Prindërit e adoleshentit, James dhe Jennifer Crumbley, ishin thirrur në shkollë disa orë para sulmit me armë, por aurtoritetet thanë se ata nuk kishin pranuar ta merrnin atë me vete në shtëpi./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Faqezinjtë po udhëheqin vendin”/ Adi Krasta braktis Shqipërinë?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari dhe moderatori Adi Krasta ka thënë se vendi ynë e meriton qeverisjen që ka.

Në një intervistë për televizionin Koha në Kosovë, Krasta theksoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë.

“Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” tha Krasta.

Krasta foli dhe për bashkimin kombëtar, Krasta tha se duhet folur në mënyrë pragmatiste.

LEXO EDHE:  Here are the most “hot” topics on CNA.al during 2020

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës/ “Kryeministri e ka pak drurin e popullit”



“Nuk flitet për bashkimin në mënyrë folklorike, duhet folur në mënyrë pragmatiste. Edi Rama dhe Albin Kurti janë të parëndësishëm në një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën,” tha Krasta.

Më tej, ai shprehu dhe dëshirën për të marrë pasaportën e Kosovës, të cilën e dëshiron për vetë dhe për familjen e tij.

“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,”-u shpreh Krasta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e ish-deputetit/ Gjykata jep vendimin për dy të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

Dy të arrestuarit, si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka, janë lënë në burg.

Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë, “arrest me burg” për Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola.



Kujtojmë këtu se vrasja e ish-deputetit ndodhi të hënën, shumë pranë banesës së tij.

Ai u qëllua me një plumb të vetëm prapa shpine, por që rezultoi fatal për të, pasi i preku organet jetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE