LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

S’është makinë luksoze, as rezidencë/ Mësoni çmendurinë e fundit të Ronaldos

10 Tetor 2021, 10:53, Sport CNA
S’është makinë luksoze, as rezidencë/ Mësoni

Cristiano Ronaldos i pëlqen të ketë gjithçka nën kontroll dhe aq më tepër nëse mosveprimi ndikon në performancën e tij si futbollist. Portugezi kujdeset për veten si pakkush, ai e di se në moshën 36-vjeçare është thelbësore ta trajtosh sa më mirë trupin, për të zgjatur karrierën. Prandaj, nuk është për t?u habitur që ai ka lëvizur qiellin dhe tokën derisa një nga ?pasuritë? e tij më të çmuara iu dorëzua nga Torino.

Siç konfirmohet nga ?The Sun?, Cristiano ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për të rimarrë pajisjen e tij të krioterapisë, e cila vlerësohet gati 60 000 euro. Është një metodë e bazuar në ftohjen e trupit, që portugezi e përdor pas ndeshjeve për të tonifikuar dhe rikthyer muskujt në formë.

Shumë besojnë se vendosja e trupit për periudha të shkurtra kohore në temperatura shumë të ulëta stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson sistemin imunitar. Gjithashtu zvogëlon lodhjen dhe ndihmon me dëmtimet. Ekspertët, që janë në favor të kësaj metode, sigurojnë se kjo metodë kontribuon në arritjen e objektivit. Janë të paktë ata që mendojnë se qëndrimi në temperatura deri në -150 gradë është rrezik për shëndetin.

?Ronaldo është i përpiktë në kujdesin për trupin e tij dhe do të bëjë gjithçka për të pasur avantazh në këtë aspekt. Transportimi i dhomës së krioterapisë nga Italia në Cheshire nuk ishte punë e lehtë. Cristiano tani është i lumtur që e ka në dispozicion, pasi do ta ndihmojë në rimarrjen e energjive pas çdo ndeshje,? thotë një burim i gazetës britanike.

Pra, ?çmenduria? e fundit e Cristiano Ronaldos nuk është një makinë apo një rezidencë me një çmim të tepruar.

Lajmet e fundit nga