LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pispillosje me VIP-a, zyrtarë dhe ambasadorë"/ Ish-ministri i Ramës ironizon “shfaqjen” e politikanëve

10 Tetor 2021, 19:40, Aktualitet CNA
"Pispillosje me VIP-a, zyrtarë dhe ambasadorë"/ Ish-ministri

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas premierës së filmit me agjentin 007, të mbajtur në Tiranë.

Ai e ka ironizuar këtë ?shfaqje? duke thënë se çfarë ngjarje arstistike kombëtare, është të shohësh një film që prodhohet nga një shtet tjetër. Manjani ka deklaruar se e gjithë ajo pispillosje me VIP-a e zyrtarë ishte e tepruar.

Më tej ai se ka shtuar se do ishte dakord me këtë ngjarje, nëse do të promovohej një vepër artistike shqiptare.

?Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?!

Ç?do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?!

Futja kot!

Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?!

Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit.

Në kinema shkohet me kuti me kokoshka, jo për të dalë në foto me kodosha.

Allah, allah!!?, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga