Connect with Us

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Kronika

Përgjaku kunatin/ 42 vjeçari agresor përfundon në pranga

Publikuar

-

cna lajme bota

Rastet e dhunës në familje sa vijnë dhe shtohen. Rasti i radhës është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, ku një 42 vjeçar është arrestuar, pasi ka goditur kunatin e tij me sende të forta në kokë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

LEXO EDHE:  Vetëvritet 59-vjeçari në Durrës/ Mister shkaqet

Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Aksident, përgjaken rrugët në Tiranë/ Dy persona humbin jetën, një i plagosur rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

LEXO EDHE:  Apple sjell risinë/ Thirrjet e emergjencës përmes shenjës së gishtërinjve

LEXO EDHE:  Policia arreston një grua/ Tentoi të hyjë me forcë në shkollën e Princit George



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kam informacione që është vrarë e groposur”/ Gazetari flet për zhdukjen e ish-këshilltarit të Dritan Priftit

Publikuar

-

Nga

Gazetari i kronikës, Fredinand Dervishi ka folur për zhdukjen e ish-këshilltarit të Dritan Priftit, Eduard Belegu.

I ftuar në emisionin “Në Shënjestër” të Klodiana Lalës, ky i fundit e cilësoi ngjarjen si një krim të pastër, duke deklaruar se nga të dhënat e tij Belegu është vrarë dhe groposur.



“Unë do e fusja këtë lloj ngjarje te krimi perfekt, ose i pastër. Për paralelizëm mund ta krahasojmë me disa zhdukje të viteve të fundit, që kryesisht kanë të bëjnë për konflikte për drogën. Krimi i rrëmbimit të personit është krim pa vendngjarje. Ky krim për vendngjarje ka disavantazh për hetimin sepse nuk kemi një kufomë, nuk kemi të gëzhoja. Pas një krimi perfekt ku nuk ke asnjë provë është e vështirë të shkosh te zbardhja e çështjes. Ky është një krim i tillë. Është krim perfekt i bërë nga persona që kanë vendosur mendjen në punë, që e njihnin krimin etj. Asokohe ministri Dritan Prifti, ishte vendosur në shënjestër për publikimin e asaj videos. Dritani vetë kur e kam takuar unë ruhej.

LEXO EDHE:  Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë/ Arrestohen administratorë e punonjës farmacish

LEXO EDHE:  Vetëvritet 59-vjeçari në Durrës/ Mister shkaqet

I ishte bërë psikozë që mund t’i bënin diçka të keqe. Kur bie një piramidë pushteti në Shqipërinë e kontrolluar nga politika, bien hetimet e tjera. Jo vetëm Dritani ishte goditur, por po goditej edhe Belegu. Ruhej edhe ai. Kjo situatë të vendos në pozita të tjera përballë atyre personave që të duan të keqen. Eduard Belegu është vrarë dhe groposur diku për mendimin tim. Aq sa di unë ai ka shkuar të marrë një borxh të vjetër. Ka marrë makinën e vet, ka shkuar pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ka takuar një person në “Range Rover”, është vendosur në një magazinë aty për punën e një borxhi mbi 100 mijë euro. Nga ky moment për këtë njeri nuk ka asnjë shenjë. Hetuesi ka ndjekur këtë linjë dhe ka kontrolluar këto magazina me dokumente, e nuk kanë gjetur asnjë shenjë. E vetmja gjë e dyshimtë në këtë histori mbeten sms”, tha Dervishi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhdukja e Eduart Belegut/ Gazetari nxjerr detajet ‘u vranë me një gurë dy zogj’

Publikuar

-

Nga

Mbëmjen e sotme në emisionin “Në shënjestër” të Klodiana Lala, mes të tjerash është folur për zhdukjen e biznesmenit Eduart Belegu.

Ndonëse kanë kaluar 11 vjet nga zhdukja e tij, dhe asnjë gjurmë nuk dihet, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, tha se krimi nuk është nisur për të qenë ekzekutim.

“Në fakt nuk është nisur për të qenë një ekzekutim. Është nisur për të qenë fillimisht një debat i madh, sqarim, më pas i kthyer në pengmarrje, për të marrë diçka në këmbim. Për shkak të kësaj pengmarrjeje dhe më pas është ekzekutuar për të humbur çdo gjurmë dhe është fshehur kufoma. Këto vijnë si pjesë e një plani të mirëmenduar. Ka pasur një karrem, ky person ka pasur një alibi dhe pas kësaj humb gjurmët sepse ka një alibi të plotë. Dëshmitë kanë një mungesë koherence.



LEXO EDHE:  Apple sjell risinë/ Thirrjet e emergjencës përmes shenjës së gishtërinjve

LEXO EDHE:  Policia arreston një grua/ Tentoi të hyjë me forcë në shkollën e Princit George

Grupi që mendohet, ka një hipotezë që mund ta ketë pasur si peng, mund ta ketë shfrytëzuar celularin e tij për të krijuar një alibi të fortë”, tha ai.

Ndërkaq, gazetari Ferdinand Dervishi tha se e gjithë kjo histori ka lidhje me mospagimin  e borxhit. “Ai njeri apo ai grup njerëzit nuk donin t’i paguanin borxhin. Kanë menduar në kushtet e pamundësisë për të paguar…Përveç se është zhdukur personi, si një person që do i kërkonte lekët, borxhin është zhdukur dhe borxhi. Me një gur janë vrarë dy zogj. Eduarti kishte Dritan Priftin, por Prifti kishte rënë për vete.

Këta kishin rënë dhe ishte momenti i duhur për atë njeriun që nuk donte t’i paguante borxhin. Kjo ngjarje u justifikua me një mesazh që ky i dha lekët”, tha Dervishi./CNA.al

LEXO TE PLOTE