Connect with Us

Nga zyrat e RTSH në qeli/ Thoma Gëllçi del nesër para Gjykatës

Aktualitet

Nga zyrat e RTSH në qeli/ Thoma Gëllçi del nesër para Gjykatës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish Drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi pritet të dalë nesër para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurorja Doloreza Musabelliu, që është marrë me rastin në fjalë, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për Gëllçin tre ish vartësit e tij.

Prokurorja në kërkesën e saj i kërkon GJKKO-së, arrest me burg për Gëllçin.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gëllçi, me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Sekuestrimi i mijërave eurove në portin e Durrësit/ Policia jep detaje, ja ku ishin fshehur paratë

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Durrësit ka dhënë detaje për kapjen e 66 040 euro të pa deklaruara në port gjatë ditës së sotme.

Dy persona janë arrestuar pas sekuestrimit të kësaj shume parash. Në pranga kanë rënë, Vullnet Elezi dhe Anastas Thanasi.

Sasia e eurove është gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një autobus të linjës Shqipëri-Itali. Sipas policisë, paratë ishin fshehur tavanin e autobusit.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Sekuestrohen 66 040 euro të pa deklaruara.



Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kishte marë informacion në rrugë operative për një sasi eurosh që mund të futeshin në rrugë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit. Bazuar në këtë informacion  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga ana e shënimeve të Policisë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobuz, me drejtues shtetasit V. E., dhe A. Th.

Gjatë kontrollit të kryer në tavanin e autobuzit, shërbimet e Policisë konstatuan 66 040 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shtetasit V. E., 50 vjeç banues në Elbasan dhe A. Th., 61 vjeç, banues në Tiranë (shofer të autobuzit).

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video/ Televizionit të Irfanit i shpërthejnë llampat

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është përballur me një situatë të sikletshme dje në televizionin e Irfan Hysenbelliut.

Vokshi ishte e ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço ku ka folur për situatën në PD dhe përplasjet me Bashën.

Teksa është ndalur të komentojë dhe rastet e fundit të abuzimit me fëmijët, papritur mbi kokat e tyre ka shpërthyer një nga llapat e ndiçimit.

LEXO EDHE:  Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

LEXO EDHE:  “Erion Veliaj ortak 20% me mafien italiane”/ Këlliçi: SPAK nuk duhet të heshtë

Siç shihet dhe nga video e më poshtme, megjithëse situata ka kaluar me sportivitet, të dyja duket se janë trembur shumë, ndërsa emisoni ka vijuar me ndriçim të reduktuar./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na keni nderuar”/ Rama ‘hap thesin’ për ushtrinë, premton sërish rritje pagash

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, ka lajmëruar rritjen e pagave për forcat e armatosura.

Rama tha se pagat për këtë kategori do të rriten me 30%, ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm do t’i rrisë sërish ato.

“Nuk është rrija e parë e pagave që bëjmë, pas një periudhe shumë të gjatë me forcat tona të armatosura që mbeten shumë mbrapa. Kur u takuam pas zjarreve në gusht, unë ju thashë do t’iu rrisim pagat dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.



Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që forcat tona të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Nuk flasim për vendet e fuqishme, por për vende të tjera që janë më të forta ekonomikisht se ne, por ne në aspektin e forcave të armatosura nuk kemi përse të mos synojmë që do t’i arrijmë. Nuk kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO.

Nuk jemi as në krye, sepse aty askush nuk besoj se do të arrijë ndonjëhere, as në mes por as të fundit. Brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj se mund ta arrijmë. Jam i bindur se së bashku mund ta arrijmë. Është rritja me e madhe ndonjëherë për një sektor. Është më e lartë se rritja 25% për policinë e shtetit para disa vitesh.

Vjen si rezultat të asaj që ju keni dhënë dhe keni nderuar Shqiëprinë. E keni vendosur Shqipërinë në vështirësi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE