Connect with Us

MSH nxjerr shifrat/ 9 humbje jete nga COVID, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orë

Aktualitet

MSH nxjerr shifrat/ 9 humbje jete nga COVID, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 325 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 9 persona. 

Janë kryer 2827 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 325 qytetarë, në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat e Covid/ Dy humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        325

Të shëruar në 24 orë      563

Të shtruar në spitale       164

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 2827

Testime totale              1,237,635

Raste pozitive                174,968

Raste të shëruara           165,087

Raste Aktive                     7113

Humbje jete                     2,768

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3080

Durrës             842

Fier                  712

Shkodër          609

Vlorë               379

Elbasan           346

Lezhë              269

Berat               230

Gjirokastër      208

Kukës              156

Korçë              155

Dibër               127…CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shtet mafioz me ligje llastiku”/ Ish ministri i Ramës del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se sot shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë.

Sipas tij, ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja.

“Ligjet në këtë vend janë shkruar për të bërë sa më vulnerabël të jetë e mundur njerëzit. Qeveria nga pak e çdo ditë, përgjatë pandemisë e lëshoi dorën fare, hartoi e miratoi ligje që i bëjnë njerëzit masivisht të dënueshëm.

Tashmë ka ardhur një pikë ku shqiptarët kudo që gjenden, në shtëpi, rrugë, dyqan, në mjedis argëtimi, plazh, në punë po e po, brenda e jashtë shtetit, në kufi po e po, përdorues autoveture apo celulari, kudo e në çdo gjë që bëjnë janë lehtësisht të dënueshëm.

Të dënueshëm administrativisht por edhe penalisht.!!

Ligjet janë bërë aq llastik sa është e vështirë të këshillosh dikë ku ndahet e ligjshmja nga e paligjshmja. Këtë kufi ndarës e ka ndërmend vetëm ai/ajo që e ka në dorë ta ndajë…

Në këtë mjedis qeveria, tashmë cilado qoftë, bën kërdinë. Shqiptari para policit është vulnerabël, sepse kufirin ndarës ndërmjet të ligjshmes dhe paligjshmes e vendos si të dojë polici. Prokurori e gjykatësi po e po. Ata e kanë dhe me formë të prerë…

Ligjërisht shqiptarët prezumohen nga shteti i tyre minimalisht shkelës ligji dhe maksimalisht mafiozë!!!

Nuk ka më prezumim të pafajsisë.

Para njësive ligjzbatuese prezumohemi fajtorë.

Shteti nuk provon më asgjë.

Njerëzit duhet të provojnë që skanë shkelur ligje ose nuk kanë faj!!!

Demokracia në këtë mjedis ka kry punë!



Në këtë mjedis njerëzia joshen më shumë nga maskarallëku sesa nga e drejta dhe liria e tjetrit. Të gjithë duan të bëhen policë, sepse sillen si policë. E kenë vënë re që i këkrojmë hesap njëri-tjetrit me pyetjen “pse flet”?!!

Qeveria, autorja e ligjeve të tilla, bëri edhe përpjekjen e fundit për të patur nën konntroll edhe drejtësinë. Kështu, së bashku me policinë e tejfryrë me kompetenca, drejtësia merr nën përgjegjësi ligjore shtetasit shqiptarë, të cilët duhet t’i japin llogari qeverisë për çfarë bëjnë gjatë ditës e natës.

24 orë në 7 ditë është kështu.

Pra qeveria jo vetëm nuk jep llogari, por kërkon llogari. Ia kërkon kujt ti teket e si ti teket. Me polic, prokurorë ose me të dy së bashku!!! Varet sa i madh është mllefi ndaj atij që përzgjidhet për t’u goditur. Gjykata e terrorizuar nga vettingu nuk është as e lirë e as e pavarur.

Opozita politike zyrtare, jo vetëm që e pranon këtë shtet, por kontribuon me ligje speciale shtesë që çimentojnë goditjen politike e selektive të qeverisë ndaj individëve. Opozita ndan të njëjtin vizion politik sundues si ata që sundojnë sot…

E gjithë lufta politike bëhet kush merr në dorë shtetin. Sepse ligjet janë të gatshme për t’ia futë kujt të duan!!!

Ligjet kriminalizojnë shoqërinë për hiçmosgjë!!

Quajeni vetë si të doni modelin e shtetit ku jetojmë, por shtet demokratik që bazohet mbi individin e lirë e me dinjitet njerëzor nuk është!

Ky shtet thellësisht politik duhet gremisur.

Duhen bërë nga e para të gjitha ligjet. Kushtetuta e para.

*****

P.S. E mira e do të mos presim raportin tjetër ndërkombëtar, as të bindet ndonjë ambasadë, por të plasim sytë e të shohim shtetin ku jetojmë. Është i dukshëm tashmë…“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk do t’iu lejohet aksesi në ambiente publike”/ Rama paralajmëron të pavaksinuarit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh për të pavaksinuarit ku ka shpërndarë pamjet e luftës së përditshme të mjekëve me Covid-19.

Rama shkruan se të gjithë duhet të vaksinohen për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES



dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë

LEXO EDHE:  Katër persona humbin jetën në 24 orë/ Luhatje shifrash nga Covid-19

LEXO EDHE:  Shifrat e Universitetit Amerikan/ Ja sa viktima ka shkaktuar Covid 19 në botë, ku renditet Shqipëria

Kujtojmë se disa ditë më parë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi mundësinë për green pass për të gjithë baret dhe zonat e tjera të shërbimit për qytetarët. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentatet mafioze në Elbasan/ SPAK, mbyll hetimet për vrasësit me pagesë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurit,  Xhulian Hoxha, i akuzuar, për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet  78/2, 278/3 të Kodit Penal.

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal.

Sipas SPAK në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Hetimet janë mbyllur edhe për Euglen Halili, i akuzuar, për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  MSH bën bilancin/ Asnjë humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

LEXO EDHE:  ‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

Ngjarjet

Emiljano Ramazani, 39-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri një vit më parë, në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”. Viktima është qëlluar brenda në makinën e tij në një parkim pallati.



Pas ngjarjes , atorët u larguan me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, dhe në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Makina tip Renault Megane me targa AA 819 KX, është gjetur duke u djegur. Këto targa ishin deklaruar më parë të vjedhura.

Para se të vritej, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit.

Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit.

Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Gjaku i gjetur në motomjetin e sekuestruar autorëve ka konfirmuar përfshirjen e tyre në vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE