LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët e pabindur, pezullon 24 leje drejtimi

10 Tetor 2021, 14:30, Kronika CNA
Me shpejtësi “skëterrë”/ Policia gjobit shoferët

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjatë monitorimit, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Si pasojë janë pezulluar 24 leje drejtimi. Po ashtu gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga