Connect with Us

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare merr drejtimin e klubit zvicerian

Kombëtare

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare merr drejtimin e klubit zvicerian

Publikuar

-

Ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare në kohën e Xhani De Biazit, Paolo Tramexani është rikthyer për të tretën herë në pankinën e skuadrës së Sionit.

Tekniku italian është zgjedhur sërish në krye të skuadrës zvicerane i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2023, duke zëvendësuar kështu trajnerin Marko Uokër.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Sionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen teknikut, i cili ishte dhe zv.trajner i Shqipërisë gjatë kohës së kualifikimit historik dhe gjatë EURO 2016 e cila u zhvillua në Francë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Reja ka vetëm një dilemë, ky pritet të jetë formacioni ndaj Anglisë

Publikuar

-

Nga

Takimi i parë do të jetë ndaj Anglisë dhe kur flasim për lojtarët që Reja mund të hedhë në fushë, pritet një formacion tejet mbrojtës, pasi dihet edhe forca e “Tre Luanëve”.

Me Strakoshën të dëmtuar, shuhen disi dyshimet, pasi Etrit Berisha mendohet ta nisë nga minuta e parë. Në pesë lojtarët e mbrojtjes, me shumë mundësi do të rreshtohet, Hysaj nga e djathta, Ismajli, Kumbulla, dhe Veseli në qendër, dhe nga e majta Lorenc Trashi.



Kalojmë te mesfusha, edhe pse rikthehet Qazim Laçi, forma e mirë e Endri Çekiçit e bën atë më të avantazhuar, por pogradecari ka konkurrencë edhe nga Bajrami. Gjasula dhe Bare pritet që të kompletojnë repartin e mesfushës.

Sa i përket sulmit, Cikalleshi dhe Uzuni vijnë nga një moment i shkëlqyer, ku kanë shënuar nga dy gola në fundjavë dhe pritet që të jenë ata që do e nisin titullar në “Wembley”./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja zbret në fushë për stërvitjen e parë, një mungesë e vetme për Rejën

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në lidhje me dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Katar 2022.

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja luan në “Wembley” ndaj Anglisë më 12 shtator (20:45), teksa tre ditë më vonë, në të njëjtin orar, presim Andorrën në “Air Albania”.



Shqipëria renditet në vend të tretë me 15 pikë në grupin I, duke pasur shanse minimale për të siguruar një nga dy vendet e para.

Raportohet se Thomas Strakosha është mungesa e vetme e kombëtares. “Gardiani” i Lazios ka probleme në gju, dhe nuk ka zbritur në fushë bashkë me shokët e ekipit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja tregon të vërtetën: Xhaka po tallet me kombëtaren shqiptare, njerëzit duhet ta dinë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën. Tekniku italian ka komentuar gjithashtu edhe rastin Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk do të ftohet më në Kombëtare pas refuzimeve të njëpasnjëshme për të përfaqësuar kombin e tij. Reja “i ka vendosur kapakun” kësaj çështje, duke treguar të gjithë të vërtetën.



“Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe tallet me ne. Na ka refuzuar shumë herë. Ky rast ndryshon nga Balliu. Balliu ka dëshirë që t’i bashkohet Shqipërisë, por ka pasur probleme shëndetësore. E ndien shumë fanellën, ndërsa kjo nuk ndodh me Xhakën. Nuk është sjelle mirë me ne, e ka braktisur Kombëtaren, njerëzit duhet ta dinë”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE