LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Nga Olsian Çela tek Arben Kraja e Gledis Nano, në tapetin e kuq/ “Nuk është koha për të vdekur”

10 Tetor 2021, 08:42, Aktualitet CNA
Foto-Nga Olsian Çela tek Arben Kraja e Gledis Nano, në tapetin e

?No time to die?, apo e thënë në shqip ?Nuk është koha për vdekur?, është shfaqur mbrëmë në Tiranë.

Në sagën e radhës të agjentit 007,  në tapetin e kuq, mes të ashtuquajturve VIP-a të showbizzit, kanë parakaluar si kurrë më parë edhe njerëzit e drejtësisë.

Mes luksit në veshje të VIP-ave të showbizzit, janë shfaqur edhe krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Arben Kraja apo edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i sapoemëruar Gledis Nano.

Veshjet e tyre nuk janë kaq lukzose sa të VIP-ave të showbizzit, por nga fotot, duket se kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu i Policisë së Shtetit, duket sikur janë argëtuar dhe e kanë shijuar mbrëmjen.

Ndërsa kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, duket sikur e kanë dërguar kundër dëshirës së tij në atë premierë, ku pjesëmarrësit bënin gara se kush bie më shumë në sy, siç ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, që nga fotot duket sikur s?ka bërë gjë tjetër në atë mbrëmje, veçse ka puthur duar dhe ka bërë foto me në sfond James Bondin.

?Nuk është koha për të vdekur?, duket edhe si një mesazh për njerëzit e drejtësisë, prej të cilëve i kanë sytë të gjithë qytetarët.

Më poshtë po sjellim fotot drejtuesve të sistemit të drejtësisë në tapetin e kuq./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga