Connect with Us

“Foltorja” e Berishës / Shehu: Për të bërë PD një motor lëvizës ka vetëm një rrugë

Politikë

“Foltorja” e Berishës / Shehu: Për të bërë PD një motor lëvizës ka vetëm një rrugë

Publikuar

-

Deklaratat e forta për Berishën/ Shehu i përgjigjet Kadillit: Provokim i ulët, flet sikur ke zbuluar talebanët në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është një nga emrat, i cili ka dalë hapur krah lëvizjes së ish kryeministrit Sali Berisha.

Shehu ka qenë pjesë e takimeve me demokratët që Berisha ka zhvilluar qytet më qytet deri më tani.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shehu ka komentuar takimin e Berishës në Gjirokastër, duke treguar se qytetarët janë të hapur për një PD të fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas Shehut ka vetëm një mënyrë për të arritur që PD të bëhet një motor lëvizës në shoqëri, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Dy rreshta ne fund jave mbas foltores ne Gjirokaster!

Qarku i Gjirokastres me ate foltore vecse konfirmoi vlerat e tij ne respektim te demokracise, diversitetit, dialogut, mbrojtjes te se drejtes se secilit per te qene pjese e vendimarjeve nepermjet votes se lire, themel ky i parimeve e lirive Perendimore, Europiane e Amerikane, nga ku keta njerez te mrekullueshem kane kthyer gjithemone “fytyren” e pasur shpresen.

Ishte ajo pjesemarja jo thjesht numurore, por aktive, dialoguese, qe e konfirmuan me se miri kete.

Banoret e Gjirokastres, Permetit, Tepelenes, Dropullit, Libohoves, Kelcyres, Memaliajt nuk kane komplekse, jane njerrez te lire ne bindjet e vendimarjen e tyre, prandaj jane te hapur ndaj degjimit e ballafaqimit te ideve, pjesemarjes ne debate e diskutime.

Ata nuk kane frike prej tyre, nuk i shmangen ketyre, pikerisht per te konsoliduar mendimet e tyre e per te qene pjese e zgjidhjeve, sado te veshtira duken.

LEXO EDHE:  Selami në grupin e PD-së/ Na keni futur në kurthin e sherrit me ndërkombëtarët

Prandaj ata ishin aq aktive e prezente ne aktivitetet e asaj dite me Z. Berisha, duke demostruar qartazi vullnetin e tyre per nje PD te hapur, te forte, gjithe pershirese, pikerisht per te ndertuar neser se bashku nje Shqiperi demokratike te te gjitheve.

Dhe per te formalizuar keto mendime e aspirata, per ta bere PD dinamike, transparente, nje motor levizes i shoqerise shqiptare, sot ka vetem nje rruge:

–Drejtimi e te gjithe ketyre debateve te shendeteshme, mendimeve e ideve ne institucionet e PD.

Dhe per kete tashme ka vetem nje te tille, ai eshte Kuvendi Kombetar i PD.

Kjo perputhet pikerisht me kete faze, perballe problemeve e rreziqeve per PD, si nje domosdoshmeri absolute.

Askush nuk mund te kete hezitime tashme perpara ketij realiteti, qe kerkon nje zgjidhje demokratike, institucionale, statuore, gjithe pershirese, qe fillon me Kongresin.

Ai eshte i vetmi vend i diskutimit tone parimor e i vendimarjeve racionale, te domosdoshme keto per te qene se bashku ne perpjekjet tona per ngritjen jo vetem si PD, por dhe si opozite.

Per ta ritur e forcuar keshtu rolin tone, per perbysjen e neserme te ketij regjimi”, shkruan Shehu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foltoret e Berishës/ Zbulohet qyteti që do të presë nesër liderin historik të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, prej kohësh ka nisur lëvizjen e tij për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe me të hapur.

Pas takimit me demokratët në qytetin e Lushnjes, Berisha ka njoftuar se takimi i radhës do të jetë në Sarandë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, lideri historik i PD, bën me dije se takimi do të mbahet në Hotel Mediterrane në orën 17:00.

Berisha iu ka bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në Foltore pasi vetëm të bashkuar mund të arrijnë fitoren.

LEXO EDHE:  Flet kuksiani që tronditi Kuvendin e PD: LSI nuk është as patericë, nëse një kryetar …

LEXO EDHE:  “Nuk kemi luksin të jemi pjesë e një ideologjie”/ Hajdari: Do përfaqësoj të braktisurit nga PS dhe PD



Njoftim.

Nesër ditën e Premte me datën 12 nëntor në ora 17:00 në qytetin e Sarandës në Hotel Mediterrane do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarandës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë! Sb”, shkruan Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Skandal në selinë blu/ Basha vesh stemën e PD me ngjyrat e PS

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, lideri në tentativë, pas tetë vitesh në opozitë dhe humbjeve të njëpasnjëshme, përveçse është ulur në prehrin e kryeministrit Edi Rama, ka tjetërsuar edhe selinë e PD-së.

Selia blu, duket blu vetëm nga jashtë pasi nga brenda, ka marrë ngjyrat e Partisë Socialiste.

Nga bardh e blu, ka kaluar tek ngjyrat mavi.

Në korridorin e Partisë Demokratike, stema e PD-së, nuk është më bardh e blu, por ngjyrë mavi.

Dritat mavi, e kanë kthyer korridorin e selisë së Partisë Demokratike të ngjashëm me selinë e Partisë Socialiste.



Një natë më parë teksa, deputetë të PD dhe jo vetëm, dërguan në selinë e PD, 4200 firmat të mbledhura gjatë “foltores” së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, janë gjendur në ndriçimin mavi që Lulzim Basha dhe të tijtë kanë instaluar në selinë e PD-së.

LEXO EDHE:  Video-Sekretari i Bashës zv.ministër i Ramës/ Murrizi zbulon “lojën” politike: Këta bëjnë atë që s’thuhet

LEXO EDHE:  Shkaktoi "tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD paralajmëron kandidimin për kryetar

Blu kanë qenë vetëm kutitë me firmat e demokratëve që ata mbanin në duar, për t’i dërguar në zyrën e Edi Palokës.

Nuk i kanë mjaftuar marrëveshjet me Edi Ramën, nuk i ka mjaftur braktisja e demokratëve, lënia e tyre rrugëve, por njeriu që nuk dha kurrë përgjegjësi për humbjet dhe dështimet e tij, ka shkuar edhe më tej, deri tek tjetërsimi i selisë së PD-së.

Basha, i dhuroi Ramës pushtetin qendror, pushtetin vendor, të gjitha strukturat shtetërore, tashmë, kur demokratët janë ngritur unanimisht kundër tij,  duket se ia ka vënë syrin edhe selisë blu, ta dhurojë edhe atë, para se të largohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata në PD/ Ish-ministri: Lexoni statutin, tani është koha e anëtarëve të Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën në PD dhe debatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se përgjigja për të gjithë ata që kundërshtojnë mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar gjendet në statutin e PD.

Sipas Manjanit, në asnjë pikë të statutit të PD nuk ka opsion për mosmbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Për të sqaruar të gjithë recitimet me statut dhe dërrdërrllëqet e rastit, në faqen zyrtare të internetit PD.AL, gjendet statuti i partisë.

Kush ka dëshirë të sqarohet dhe të kuptojë se kush e ka shkelur kolegjialitetin dhe hierarkinë në vendimmarrje duhe ta lexojë këtë statut që në nenet e para.

Unë përzgjodha të ndaj këtu vetëm nenin 43. Nenin që flet për Kuvendin Kombëtar, si organin suprem më të lartë vendimmarrës.

Në paragrafin 2, flitet për mënyrën e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të thirrjes së tij. Zakonisht mblidhet çdo katë vjet. Jashtëzakonisht mblidhet kur ka nevojë. E mbledhin forumet ose vetë anëtarët e tij( 1/4 pra). Nuk ka opsion mosmbledhje!!!

Lexojeni dhe dërrdërrllëqet shpjegohen shumë thjeshtë.

Ky është ligji suprem që demokratët kanë vendosur të vetrregullojnë bashkjetesën e tyre vullnetare në atë parti. Nuk ka ligj tjetër që vepron!

Ky ligj nuk zbatohet me polic por vetëm nga vullneti i anëtarësisë aty.

Tani është koha e tyre (anëtarëve të Kuvendit pra).”-shkruan Manjani.

Më poshtë, neni 43 i statutit të PD.

Kuvendi Kombëtar i Partisë: 

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga:

a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës;



c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

ç) Anëtarët e Kryesisë së Partisë;

d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

dh) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, dhe këshilltarët vendorë, anëtarë të PDSH-së;

e) koordinatorët tematikë apo koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike, si dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike;

ë) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere në numër të barabartë jo më shumë se 5 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

2. Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së. Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

3. Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për:

a) miratimin e Statutit të PDSH dhe ndryshimin e tij;

b) miratimin e programit të Partisë dhe linjave kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH-së në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

c) zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

d) zgjedhjen e Kryetarëve të Nderit të PDSH, të cilët janë anëtarë me të drejtë vote në organet qendrore të PDSH-së për gjithë jetën;

dh) shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera;

4. Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE