Connect with Us

Edi Reja tregon edhe sa vite ka ndërmend të qëndrojë te Shqipëria

Kombëtare

Edi Reja tregon edhe sa vite ka ndërmend të qëndrojë te Shqipëria

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë uruar trajnerin e kombëtares Edoard Reja me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjete sociale një video të publikuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit nga festa e lojtarëve për ditëlindjen e teknikut të kuqezinjve.

Rama shkruan urimin në Facebook në gjuhën shqipe dhe italiane.

“Respekt. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te” – shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video pas ndeshjes së djeshme me trajnerin Reja duke i uruar 76-vjetorin.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria shënoi një tjetër fitore historike kundër Hungarisë duke e mbajtur gjallë ëndrrën drejt Botërorit. Kuqezinjtë iu falën një goli të 19-vjeçarit Armando Broja i cili hyri në lojë në pjesën e dytë duke tundur rrjetën e hungarezëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Anglia i shkakton humbjen më të thellë, ky është bilanci i Edi Rejës në drejtimin e kombëtares

Publikuar

-

Nga

Humbja e djeshme është më negativja në drejtimin e Edi Rejës në stolin e Kombëtares shqiptare.

Humbjet më të thella ishin ato ndaj Francës dhe Polonisë me rezultatin e njëjtë 4- 1.



Madje, dhe në gjithë karrierën e italianit nuk kishte ndodhur që ekipi i tij të pësonte pesë gola që në pjesën e parë.

Në 26 ndeshje në total me Shqipërinë, bilanci është 12 fitore, 4 barazime dhe 10 humbje.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

U19/ Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë zgjohen në fund dhe shmangin humbjen

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e 19-vjeçarëve ka marrë një barazim heroik 2-2 përballë Serbisë duke marrë pikën e parë në Grupin 7 ku bëjnë pjesë dhe Franca me Maqedoninë e Veriut.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë si në raste dhe në lojë, por ajo që i mungoi skuadrës së Cungut ishte saktësia. Serbët kaluan dy herë në avantazh me Mitjulikiç dhe Lazetiç, por përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.



Fillimisht ishte kapiteni Toçi që humbi një 11-metërsh në minutën e 84-ët, por Nerguti ngushtoi diferencën me një goditje me kokë vetëm 3 minuta më vonë. Në minutën e 87-të, Kristian Shpendi i ardhur nga stoli vendos baraspeshën duke çuar në delir kuqezinjtë.

Por vetëm kaq, pasi pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori. Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozi kuqezi e pëson keq në ndeshjen Angli – Shqipëri, arrestohet nga policia

Publikuar

-

Nga

Shqipëria pësoi një humbje turpëruese 0-5 në transfertë ndaj Anglisë në “Uembli”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022. ‘Tre Luanët’ ishin të pamëshirshëm në pjesën e parë, duke shënuar plot pesë herë në portën e mbrojtur nga Thomas Strakosha, i cili ishte i pafuqishëm të ndalonte Harry Kean me shokë.

Mirëpo, teksa luhej ndeshja një tifozë kuqezi, siç duket i mërzitur me rezultatin ka shkaktuar një incident nga i cili e ka pësuar rëndë. Sigurimi i stadiumit fillimisht duket se e kanë paralajmëruar tifozin, mirëpo ai nuk i ka marrë parasysh këshillat.



Pak minuta më vonë, kanë ndërhyrë policia britanike, duke e arrestuar tifozin e Shqipërisë, i cili duket se jeton në Angli, pasi u drejtohet policëve në gjuhën angleze. Tifozi me gjasë do të qëndrojë disa orë në polici dhe më pas do të lirohet kundrejt pagesës së një gjobë, për shkak të thyerjes së rregullave të rendit dhe sjelljes në publik.

@raufbilla01 #felings_sad #albanian #futbol⚽️ #wemblystadium #police #fighter #fight ♬ original sound – Lufi rb

LEXO TE PLOTE