Connect with Us

DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike/ E shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Ekonomi

DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike/ E shet lirë dhe e blen shtrenjtë

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizws energjetike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Vend i pasur me burime ujore, por …

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

LEXO EDHE:  Negociata me Shqipërinë e Maqedoninë/ A janë gati ato?

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Nuk ka luhatje të monedhave të huaja përballë Lekut/ Këmbimi valutor, 28 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dollari amerikan sot blihet me 105.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ DW: Vetëvendosja do fitojë

LEXO EDHE:  Fton militantët në selinë e PD dhe i "shet" si protestues/ Zbulohet mashtrimi i Bashës

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nuk ndalet vrulli i ndërtimeve/ Dyfishohet sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Në tremujorin e tretë 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,7 % .

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2021, është 564.266 m 2 , nga 397.947 m 2 miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 41,8 %

Në tremujorin e tretë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22,5 miliardë lekë, nga 19,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2020, duke shënuar një rritje prej 15,2 % .



LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Gruas

LEXO EDHE:  Pas "Marrëveshjes së Paqes" drejt fatkeqësisë tjetër

Nëse u referohemi qarqeve në Berat  këtë tre mujor, janë dhënë 13 leje ndërtimi, në Dibër 7 leje ndërtimi, në Durrës 64 leje ndërtimi, në Elbasan  29 lejë ndërtimi, në Fier 18 leje ndërtimi, në Gjirokastër 4 leje ndërtimi, në Korçë 34 lejë ndërtimi, në Kukës 20 lejë ndërtimi, në Lezhë 131 lejë ndërtimi, në Shkodër 8 leje ndërtimi, në Tiranë 109 leje ndërtimi dhe në Vlorë,  5 lejë ndërtimi.

Në qarqet, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, janë dhënë më shumë leje ndërtimi, ndërsa në qarkun që janë dhënë më pak futen, Gjirokastra, Vlora dhe Dibra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Me sa këmbehen sot, Euro, Dollari dhe Paundi/ Kursi i këmbimit, 27 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

Dollari amerikan sot blihet me 195.3 Lekë dhe shitet me 111.3 Lekë.

Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 124.1 Lekë.

Paundi britanik blihet me 141.5 Lekë dhe shitet me 146.5 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 114 Lekë dhe shitet me 119 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ DW: Vetëvendosja do fitojë

LEXO EDHE:  Humori në rrjetet sociale sfidon koronavirusin

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./ CNA.al

LEXO TE PLOTE