Connect with Us

Duka: Nuk kemi pasur ndonjëherë lojtar si Broja, ja sa tifozë do jenë ndaj Polonisë

Kombëtare

Duka: Nuk kemi pasur ndonjëherë lojtar si Broja, ja sa tifozë do jenë ndaj Polonisë

Publikuar

-

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në intervistën për Supersport pas ndeshjes, foli me superlativa pas ndeshjes për Armando Brojën, tregoi objektivat për sfidat e radhës si dhe konfirmoi se për sfidën ndaj Polonisë janë shitur të gjitha biletat.

NDESHJA MË E MIRË: Rezultati shumë i mirë i dobishëm për klasifikimin në transfertë. Ekipi nuk është se dha maksimumin, ka akoma më shumë për të dhënë. Rezultati padyshim na kënaq shumë dhe na mban në lojë për ndeshjen me Poloninë në Tiranë.

BROJA: Luajtëm më mirë se ata, bënë atë shtyllën e pamerituar. Nuk është mendjemadhësi, por kjo skuadër ka shumë për të dhënë. Ka ndryshuar mentaliteti si brenda dhe jashtë. Ai që shënoi golin është një sulmues që Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë, dhe ai futbollist do ta ndihmojë shumë më tepër Kombëtaren tonë.

DITËLINDJA E REJËS: Në fakt unë mendoj që festa ka përfunduar në dhomat e zhveshjes, një pjesë e ekipit ishte për të festuar pas ndeshjes me Poloninë. Dhe kërkesa e trajnerit ishte të vazhdonte festa pas ndeshjes me Poloninë. Kur kemi dashur të merrnim një fitore nuk e kemi marrë por më pëlqeu fakti që nuk ishin të ekzaltuar dhe qëndruan me këmbë në tokë.

22 mijë vende nuk dalin për të martën? : Jo stadiumi na është dhënë leja për të pasur stadiumit plot, biletat janë shitur 100%, por në raste të tilla janë pak dhe 220 mijë vende, por këto janë mundësitë e Shqipërisë. Padyshim që do të detyrohen të bëhen stadiume më të mëdha me këtë brez që po vjen në Shqipëri.

ARRITJA E MADHE: Për të qenë të sinqertë kam menduar që në këto dy ndeshje t’i arrinim të dyja rezultatet. Meritonim t’i fitonim të dyja ndeshjet, nuk ishin në ditën më të mirë, nuk dua të përmend emra. Shpresoj që në Tiranë të jemi 100% në formë. Humbëm Gjimshtiin lojtarin tonë më të mirë, uroj që çunat ta kompensojnë fitoren ndaj mungesën e Gjimshitit. Kam bindjen që kjo skuadër mund të luftojë kundër çdo kundërshtari në Europë, topi është i rrumbullakët nuk fitohen të gjitha, por mendoj se mund të përballojmë çdo kundërshtar.

EMOCIONET SOT: Pas një fitoreje të tillë, në transfertë me stadium bosh padyshim që ishim shumë të emocionuar si në këto ndeshje dhe shumë ndeshje të tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Zyrtari i FSHF-së shpërthen me gjuhë vulgare ndaj kritikëve pas disfatës në Angli: Shkoni mer q*huni

Publikuar

-

Nga

Shpërthen zyrtari i institucionit të futbollit shqiptar, Andi Verçani. Me një koment fyes në rrjetet sociale ai shpreh revoltën për kritikat që ka marrë Kombëtarja pas humbjes 5-0 në Angli.

Një gjuhë e padenjë dhe vulgare për një person që përfaqëson zyrën për shtyp në FSHF.



“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni.”, përfundoi Andi Verçani.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Këta janë futbollistët e kombëtares që mungojnë në ndeshjen me Andorrën

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula me kartonët e verdhë që kanë marrë mbrëmë ndaj Anglisë e kanë mbyllur para kohe fazën kualifikuese në grup.

Të dy lojtarët janë të pezulluar për ndeshjen e radhës me Andorrën që e luajnë të hënën.



Mungesat pritet të jenë më të shumta, pasi priten edhe përgjigjet e dy të dëmtuarve, Bare dhe Kumbulla që dolën nga fusha në fillim të ndeshjes.

Dyshime ka edhe për gatishmërinë e Brojës, që mbrëmë përfundoi në tribunë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Notat për futbollistët e kombëtares shqiptare pas disfatës me Anglinë

Publikuar

-

Nga

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë në “Uembli” do të kujtohet gjatë dhe për fat të keq, jo për një rezultat pozitiv. Kuqezinjtë kapitulluan pa kushte përballë vendasve dhe nuk treguan asgjë nga ajo që kishin shfaqur në ndeshjet e mëparshme në një natë për t’u harruar.

Ndaj nuk është aspak rastësi që edhe vlerësimet për lojën e tyre kanë qenë negative. Gazeta e njohur ”Daily Mail” në analizën pas sfidës, nuk ka kursyer vlerësimet e dobëta për lojtarët shqiptarë, me nota të ulëta për të gjithë.



Sipas saj, të gjithë lojtarët meritonin notën 5, më përjashtim të dy prej tyre. Thomas Strakosha, sipas të përditshmes së njohur britanike, meritonte notën 4 për paraqitjen e sotme. Ndërsa Myrto Uzuni, edhe pse humbi një rast të pabesueshëm para portës, meritonte notën 5,5.

LEXO TE PLOTE