Connect with Us

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Politikë

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha”/ Thirrja e fortë e demokratëve për ish-Kryeministrin

Publikuar

-

cna lajme politik

“Foltorja”, iniciativë kjo ish-kryeministrit Sali Berisha ka “ndezur”, demokratët në të gjithë vendin, të cilët ndihen të tradhëtuar dhe të shitur nga kryetari i PD –së, në detyrë Lulzim Basha.

Të martën që vjen Berisha do të jetë në Kukës me demokratët atje.

Këtij takimi i kanë paraprirë thirrjet e dmeokratëve në rrjetin social të ish-kryeministrit, në postimet e tij të njëpasnjëshme.

“Doktor Berisha na prij ta shporrim sektin Rama&Basha se na degjeneruan këto 8 vite..Ja hoqën brekët këtij populli deri në fund të kembeve…Tek ju shihet drita në fund të tunelit”, shkruan një demokratët.

Sipas demokratëve PD do të ngrihet në shesh pasi nuk i duron padrejtësitë që bëhen në kurrriz të tyre me anë të marrëveshjeve Basha –Rama.

PD ngrihet në shesh sepse është Partia Demokratike që nuk duron padrejtësitë, nuk duron mizorinë, e don lirinë, është partia e vlerave dhe lirisë së mendimit e shprehjes, PD nuk është partia e Lulzim Bashës e mbyllur, e rrënuar, e mundur.

Partia e Bashës nuk është kjo Parti Demokratike, partia e BashËs eshte partia e klaneve, partia e servilëve, partia që listen e kandidateve e përzgjedh brenda nate, pa votë, pa mendim anëtarësie.

Kjo nuk mund të jetë PD që llogaritjet dhe humbjet e njëpasnjëshme karshi Rilindjes i bën shumë keq po si 7×7=42”, shkruan një nga demokratët në rrjetin social të ish kryeministrit.

LEXO EDHE:  Përmbahuni dhe mos përdorni fondet publike/ Thirrja urgjente e KQZ-së

Sipas të njëjtit, partia e Lulit është kthyer ne parti çunash  lagjesh, çuna kolegjesh, ish shokë e miq shkolle, çuna të rrugës së Kavajës, çuna të shkolluar me ideologji ndërfetare e përtej tyre, çuna të Lulit të gjithë, por jo të PD.

Diku dhe vërdallë po vjen ndryshimi i duhur, po i kthehet identiteti dhe vlera mbi të cilin ka ecur dhe krijuar PD.

Kujdes , Lulzim Basha ka luajtur me çdo demokrat, me çdo vyrtit dhe karakteristikë demokratësh, prandaj Luli duhet të ik sa më shpejt, sepse është i dobët dhe ka tradhëtuar çdo anëtar të saj.

Ai kurrë nuk mundet të fitoj, ai gjithmonë është mundur nga Rama sepse ka shkelur mbi dinjitetin dhe integritetin dhe vërtetësinë e demokratëve.

Lulzim Basha duhet të ik dhe partia duhet të hapet e çlirohet nga kthetrat e tigrit të madh dhe nga dobësia e një qingji të butë që s’ka asnjë moral për të drejtuar uraganin dhe ushtrinë me intelektualitet dhe karakter të demokratëve.

Është barrë e rëndë PD, dhe prandaj ka nevojë për burrë opozite dhe jo miss buzëqeshje e zgërdhierje parlamenti! Kukësi dhe kukësianet nuk e duan PD e Bashës”, shkruan me tej nga demokrati, që u bën thirrje të gjithëve për të reaguar./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Perla” e radhës në Kuvend/ Deputeti: Qarku i Elbasanit kufizohet me Italinë

Publikuar

-

Nga

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar mbi buxhetin për vitin 2022, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Gjatë diskutimit, ku kishte edhe përfaqësues të KLP, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, teksa u interesua për hartën e re gjyqësore tha se qarku në të cilin ai është zgjedhur është i kufizuar nga Italia pasi ka dalje ne det.



“Pyetja ka të bëjë me hartën gjyqësore. Qarku i Elbasanit ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe nga ana tjetër me Italinë dhe ka vetëm një prokurori”,-tha Sula, i cili është zgjedhur deputet në Peqin.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Rama në Dibër/  Shënjestron Bashën

LEXO EDHE:  Përmbahuni dhe mos përdorni fondet publike/ Thirrja urgjente e KQZ-së

Por, Qarku Elbasan shtrihet në zonën qendrore të Shqipërisë, dhe kufizohet në veri dhe veriperëndim me qarkun e Tiranës, në lindje dhe juglindje me qarkun e Korcës, në perëndim dhe jugperëndim me qarkun e Beratit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debate në Komisionin e Ekonomisë/ Opozita kundër projektbuxhetit 2022

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Komisionin e Ekonomisë pritet të votohet në miratim projektbuxheti 2022.

Por, mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, pasi PD deklaroi se do të votojë kundër në parim, me pretendimin se nuk sjell stimul financiar dhe është i shpërndarë keq.

Debatet në komision:



Sorina Koti:  Si PD gjatë këtyre dy javëve në parim të projektbuxhetit, kemi bërë sugjerimet tona, komisionet e tjera kanë raportua sot këtu te ne duke shprehur edhe ato qëndrimin e tyre, ne votojmë kundër në parim për buxhetin 2022 pasi nuk është një projektbuxhet që na sjell atë stimul financiar që kanë nevojë shqiptarët pas dy fatkeqësive. Ne u kemi thënë shqiptarëve që duhet të ulim borxhin, deficitin dhe të rrisim ekonominë, subvencionet dhe mbështetjen direkte të fermerëve dhe shtresave në nevojë. Kjo gjë nuk u reflektuar në buxhet në parim dhe shpresoj që të gjitha sugjerimet të merren për bazë nga ministria e financave. Dhe të reflektohen sugjerimet e grupeve të interesit.

LEXO EDHE:  Rritja e të infektuarve/ Rakacolli thirrje të fortë qytetarëve: Mund t’ja dalim, duhet të na besoni

LEXO EDHE:  Rrëfimi ndryshe i Jozefina Topallit/Marrëdhënia me Sali Berishën. Kush e kritikon në familje

Arbi Agalliu: Unë e shoh si një buxhet jo të shpërndarë siç duhet, nëse objektivi kryesor është  mbushja e buxhetit të shtetit, mbushja e gropave që vijën nga abuzimi apo keqqeverisja nuk e shohin me vend që ky buxhet të ketë këtë lloj shpërndarje. Kemi evidentuar se këto që kërkojnë më shumë para dhe mbështetje , do ju bëja thirrje të dëgjoni grupet e interesit dhe të dalim jashtë politikës dhe të shikojmë të gjithë aty ku është nevoja.  Të mos e shohim zgjidhjen  te borxhi por te rritja e eficencës së sektorëve përkatës. Të taksojmë tek më i forti, te ata që tregojnë produkte luksi dhe jo ato jetike.

Dashamir Shehi: Është e qartë që opozita do të votojë kundër, ky buxhet sido që të rrotullohet me këto ndryshime të vogla, por duke qene vit pandemie , mendova se do të bëhej një kapërcim cilësor sa i përket pagave dhe pensioneve që të mos i lëmë qytetarët vetëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta bën “paqe” me mazhorancën/ Presidenti dekreton tre ligje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta duket se ka bërë “paqe” me mazhorancën, ndërsa ka dekretuar dhe tre ligje.

Disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer për vaksinat, ratifikimi i Konventës së KiE për Bashkëprodhimin Kinematografik si dhe marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë me Izraelin ishin tre ligjet që tashmë pritet të botohen në fletoren zyrtare.

Në një njoftim të Presidenencës thuhet se në zbatim të Kushtetutës, Meta ka dekretuar me shpallje, ligjet si më poshtë:

“- Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.



LEXO EDHE:  Berisha sqaron/ Skam kërkuar kurrë të shkoj privatisht në SHBA

LEXO EDHE:  Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

-Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.

-Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE