Connect with Us

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën paratë

Kronika

“Do t’ju varim në mes të Levanit”/ Denoncimi i gruas që i vodhën paratë

Publikuar

-

Kush do të mbaj përgjegjësi për jetën time nëse Renaldo Latifi lirohet?

Është kjo pyetja që sipas BW, Floresha Kalemaj vijon t’i drejtojë gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Matilda Sholla, e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.

“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

LEXO EDHE:  Video-Si u zbulua “Fiati” plot drogë në Fier/Po shkonte drejt Italisë

Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milion  lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Falsifikoi dosjet e pronave në Dhërmi/ Arrestohet topografi

Publikuar

-

Nga

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të datës 06.11.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë.

LEXO EDHE:  Djegia e mbetjeve në Fier/ Tomorri del me reagimin e fortë: Krim kundër njerëzimit, qytetarët po helmohen

LEXO EDHE:  Ishte dënuar për vjedhje / Vetëvaret 38-vjeçari



I njëjti dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-shefi i mafies shqiptare, në izolim/ Dënohet me 16 vite burg

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ismail Rebeshi, 38-vjeçari shqiptar është dënuar nga Gjykata e Romës me 16 vite burg.

Ish shefi i mafias shqiptare akuzohet për trafik droge në shtetin fqinj.

Përveçse për trafik drogë ai rezulton te jetë i dënuar edhe për një vepër tjetër penale.

Më herët ai është dënuar me 10 vite dhe 11 muaj burg, ndërkohë që tashmë i janë shtuar dhe 16 vite të tjera.



LEXO EDHE:  Veliaj shkel ligjin për qeverisjen vendore

LEXO EDHE:  Denoncimi "bombë"/ Rrihet dhe bëhet peshk në dru kryebashkiaku socialist

38-vjeçari gjendet në regjimin 41 bis pasi konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.

Rebeshi, i cili  ishte kreu i bandës kriminale “Viterbo u arrestua nga operacioni i koduar ‘Vakuumi’, që u zhvillua nga policia e Romës, e cila e finalizoi me shkatërrimin e  një bandë me 11 trafikantë.

38-vjeçari akuzohet se ka qenë anëtari kryesor i bandës dhe se furnizonte me drogë disa zona bregdetare midis Ardeas dhe Pomezia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha/ Gazetari ngre dyshime, i përfshirë edhe i vëllai

Publikuar

-

Nga

Vrasja e bisnesmenit Ruzhdi Hoxha, është tema e diskutimit sonte në Opinion, ku gazetarët e kronikës kanë sjellë fakte të reja.

Gazetari Armand Bajrami, tha se ka ende dyshime lidhur me vendin ku është kryer vrasja.



Duke folur edhe për faktin, se automjeti i tij është zhdukur, Bajrami tha se se ka dyshime që vrasja mund të jetë kryer në makinë e më pas kufoma është hedhur në zonën e Qafë Malit.

LEXO EDHE:  Video-Si u zbulua “Fiati” plot drogë në Fier/Po shkonte drejt Italisë

LEXO EDHE:  Skandali/ Mjekët e Fierit rrahin barbarisht qytetarin: Thuaj “jam k*rvë”

“Zhdukja e makinës është një pikë e fortë që mund të mendohet se vrasja është kryer në makinë. Për këtë janë hedhur dyshime që edhe vëllai është përfshirë jo vetëm duke fshehur makinën, por dhe për largimin e kufomës, pasi është e pamundur që ta bëjë një person i vetëm”, tha Bajrami./CNA.al

LEXO TE PLOTE