Connect with Us

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al prej dy ditësh ka raportuar në lidhje me skandal të ndodhur në një ndër institucionet shtetërore shqiptare.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive, e firmosur nga KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), për shkëmbim energjie. Një kontratë e cila është në disfavor të KESH.

CNA.al ka raportuar në dy shkrime të mëparshme, se ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëron krizë energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë, KESH i jep energji kompanisë private NOA Energy Trade.

Bëhet fjalë për një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t’ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Dhe skandali fillon pikërisht këtu. Pra, tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi i energjisë elektrike në treg, për megavat, është rritur.

Por, sipas kontratës, KESH i jep energji kompanisë private në pikun e konsumit ku çmimi ka arritur deri në 300 apo 400 euro për megavat. Ndersa kompania në fjalë, këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro.

Autoriteti i Konkurencës përfshihet në skandal

Por, në këtë skandal është përfshirë edhe një tjetër institucion shtetëror.

Behët fjalë për Autoritetin e Konkurencës, i cili ka miratuar kontratën në fjalë.

CNA.al ka siguruar ka siguruar dokumentet që tregojnë sesi Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë avantazh një kompanie që fiton miliona euro. Pra, kjo kompani, NOA Energy, është e vetmja që Autoriteti i Konkurencës i ka dhënë të drejtë të marrë energji nga KESH. Duke krijuar kështu një monopol.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

E para skandali qëndron në faktin se KESH mund ta shiste vetë këtë energji, dhe të përmirësonte financat.

E dyta, kontrata është shpallur si zgjidhje për shkak të sasive të tepërta të energjisë që prodhon KESH dhe depozitim të tyre. Por në fakt, për këtë rast për shkak të kësaj krize, apo për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë dhe mungesës së saj në treg nuk kemi të bëjmë me një depozitim energjie, por kemi të bëjmë me një skemë të qartë, ku një kompani private po fiton qindra apo miliona euro në kurriz të një kompanie shtetërore shqiptare.

Së treti, lind pyetja, pse vetëm kësaj kompanie? Pse është krijuar monopol?

Por, çfarë kuptimi ka që KESH i jep mijëra megavat një kompanie private, kur ka krizë energjitike? E thënë kjo nga vetë kryeministri Edi Rama.

Në vijim CNA.al do të publikojë të tjera dokumente që tregojnë sesi është filluar kjo skemë, dhe deri tani kur fitohen miliona euro në kuriz të KESH,/CNA.al

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Të ikë nga politika si i poshtëruar”/ Gazetarja nxjerr zbuluar Bashën, ‘loja’ që bëri me FRPD

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet për kreun e FRPD, duke shkaktuar reagime të shumta.

Gazetarja Ambrozia Meta, duke iu kthyer vitit 2017, kujton se si Basha asokohe i kishte premtuar Këlliçit, në atë fushatë se 35 % e kandidatëve, do ishin nga radhët e FRPD, megjithatë ai e la jashtë liste, kryetarin e saj.

Për të shlyer borxhin politik ndaj tij dhe shumë të rinjve, Basha e shty me dy vite mandatin e organve drejtuese të FRPD.

Dhe si për cudi u kujtua këtë të premte, menjherë pasi në rrethet mediatike dhe politike, u hap fjala se Belindi dhe shume të rinj të forumit, do t’i bashkoheshin foltores së Sali Berishës.

Këto ngjarje provojnë njeriun dhe politikanin që Lulzim Basha është, shkruan gazetarja, ndaj ai duhet të ikë jo me nderë, por si i poshtëruar nga PD, shton ajo.



“Ishte pranverë e vitit 2017. Të premten e 26 majit, në atë ditë të ngjeshur negociatash, Lulzim Basha e kishte thirrur Belind Këlliçin në zyrë për te diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e FRPD. Basha i kishte shpjeguar bashkëpunëtorit të tij prej shumë vitesh, se përfshirja e PR-së dhe LZHK-së në listat e Tiranës, e kishte ndërlikuar situatën. Megjithëse, kishte premtuar në atë fushatë se 35 % e kandidatëve, do ishin nga radhët e FRPD, Basha e la jashtë liste, kryetarin e saj.

Për të shlyer borxhin politik, ndaj tij dhe shumë të rinjëve, që ishin zvarritur nëpër sheshe, në mes të gazit lotësjellës, ishin çuar në komisariate dhe ishin kërcënuar në Ambasada, Lulzim Basha e shtyu me dy vite, mandatin e organeve drejtuese të FRPD. Deri këtë të premte, kur në rrethet mediatike dhe politike, u hap fjala se Belindi dhe shume të rinj të forumit, do t’i bashkoheshin foltores së Sali Berishës, të dielën e 7 nëntorit.

Janë dy ngjarje në kohë të ndryshme,. Prandaj ai duhet të iki nga politika jo me dinjitet por vetëm i poshtëruar.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet çfarë do të bëjë Basha përballë Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al mbrëmë raportoi kush do të ishte strategjia e Lulzim Bashës pas aktit që ai bëri me shkarkimin e Belind Këlliçit dhe shpalljen e garës në FRPD.

Sot është edhe më e qartë, një tjetër veprim, ashtu si ne dhe e paralajmëruam, Lulzim Basha bëri më LDG-në, pra do të ketë dy forumet partnere të cilat në fakt nuk i ka në kompetencë stututore, të cilat tashmë i shkarkojnë kryetarët në proces zgjedhor, dhe do të shkojë vetë në bazë për të takuar njerëzit.

Duke qenë se Lulzim Basha nuk mundet dot të zbresë në bazën e Partisë Demokratike, sepse militantët dhe trupa elektorale është mjaft e acaruar më të dhe kërkon dorëheqjen e tij, ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Ka zgjedhur FRPD dhe LDG, mënyrë për të komunikuar dhe dalë nga selia e Partisë Demokratike ku është mbyllur prej gati 2 muajsh në zyrë.

Lulzim Basha mësohet se do të tentojë të shkojë në mbledhje në grupe të vogla të rinjsh apo zonjash në qytete të ndryshme, Vlorë, Korçë, Elbasan, Shkodër e gjetkë.

LEXO EDHE:  Skandali me “Rrugën e Arbrit”/ “Gjoka Konstruksion” dorëzoi informacione të rreme

LEXO EDHE:  Tenderi korruptiv i uniformave të Policisë/ Shfajësohet Sandër Lleshaj



Grupet e tij të organizimit po marrin porositë për të mbledhur të rinjë besnikë të cilët mund të mbështesin Lulzim Bashën 50-100 nuk ka rëndësi, kështu dhe me LDG dhe me gratë me zonjat deputete, të cilat janë në strukturat e organizmit dhe të rinjtë që ai përfshiu në një listë, për ti çuar ata poshte në bazë, për të mbledhur njerëz që më pas Lulzim Basha të shkojë në takime, duke porositur edhe ndonjë pyetje për Sali Berishën për tu sqaruar dhe për të treguar se nuk është i izoluar, por janë rinia, janë gratë që e duan Lulin, si forcë kryesorë e PD dhe të vjetërit, e shkuara është ajo që nuk e lë PD të ecë përpara.

Pra strategjia e Bashës tashmë është e qartë, forumet rinore, Lidhja Demokratike e Gruas, struktura partnere të PD të hyjnë në process zgjedhorë që Basha  të dalë nga zyra dhe të thotë se e ka partinë në kontroll./CNA.al

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trupi i biznesmenit u gjet i mbuluar me zhavorr/ Dyshohet se u vra nga shoku i tij

Publikuar

-

Nga

Policia ka dalë me të dhëna zyrtare për gjetjen e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Depaatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.

Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

LEXO EDHE:  Bashkitë dhe Ujësjellësit që janë debitorë të mëdhenj të energjisë/ Kryesojnë Tirana e Durrësi



Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE