Connect with Us

Video-Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen dy persona

Kronika

Video-Aksident i rëndë në Librazhd/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas burimeve të CNA.al, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje për hetimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE:  I riu përplas me makinë 80 vjeçarin në Tiranë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Ndërkohë për shkak të aksidentit është bllokur edhe lëvizja e qarkullimit të mjeteve për rreth një orë./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrau dy vëllezërit në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e autorit: Isha i dehur, mu errën sytë

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën arrest me burg për të riun Ardit Hida, i cili akuzohet për vrasjen e 26 vjeçarit Florenc Kovaçi dhe plagosjen rëndë të vëllait të këtij të fundit Mikel Kovaçin.

Para gjykatës, autori i dyshuar i krimit ka treguar se ka qenë i dehur në momentin kur ka sulmuar me thikë dy vëllezërit Kovaçi.

Sipas BW, i riu ka thënë para togave të zeza se pasi dy vëllezërit e kërcënuan iu errën sytë dhe mori bixhakun për vetëmbrojtje.



Pasi kam pirë edhe një birrë tjetër në një lokal në një rrugicë aty afër ku ndodheshin dy vëllezërit Kovaçi dhe një tjetër shkova te ata dhe e paralajmërova atë që të mos e ngacmonte kurrë më motrën time minorene 14 vjeçe. Por ata reaguan duke më kërcënuar se do më bënin atë që nuk merret me mënd. Pas kësaj m’u errën sytë dhe nxora biçakun që kisha me vete që e kisha marrë për vetëmbrojtje dhe nuk mbaj mënd se çfarë kam bërë. Pasi u përlesha me 19-vjeçarin Mikel Kovaçin që donte ta kishte me zor time motër ndërhyri dhunshëm i vëllai që më qëlloi dhe e kam qëlluar për vetëmbrojtje. Më pas i gjakosur jam larguar nga aty dhe nuk e di sesi kam shpëtuar kokën. Më vonë më ka kapur policia dhe ende jam ne gjendje shoku.”, tha i riu

LEXO EDHE:  Makina merr përpara këmbësorin në Tiranë/ Dërgohet me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  I riu përplas me makinë 80 vjeçarin në Tiranë/ Dërgohet me urgjencë në spital

Tri ditë më parë Florenc Kovaçi në tentativë për të mbrojtur të vëllain e tij 19-vjeçar, u qëllua me thikë për vdekje nga Ardit Hida. Autori i dyshuar i këtij krimi pak orë pas ngjarjes u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, ndërsa ishte bërë gati të largohej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen duke vjedhur në Korçë/ Policia vë në pranga dy vëllezërit, nuk i binden efektivëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër në Korçë të cilët me mjetin e tyre tip Volksëagen kanë vjedhur bandierat metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve.

Efektivët e policisë iu kanë bërë thirrje të ndalonin por ata nuk i janë bindur urdhrit duke u larguar me shpejtësi.

Gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve G. E., 26 vjeç dhe B. E., 30 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë (vëllezër), pasi në rrugën Korçë-Ersekë, pranë kryqëzimit të fshatit Pulahë, Korçë, këta shtetas janë konstatuar me mjetin tip “Volksëagen” dhe në momentin që punonjësit e policisë iu bënë me shenjë që të ndalonin, për të ushtruar kontroll në mjetin e tyre, nuk iu bindën urdhrit të tyre por u larguan me shpejtësi.

Shërbimet janë vënë në ndjekje të mjetit dhe pas kapjes së tij, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa bandiera metalike që shërbejnë për mbrojtjen e rrugëve, të cilat dyshohet se dy shtetasit, i kishin vjedhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë” njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kompanitë vijojnë punën në Tiranë/ Artan Hoxha publikon fotot e biznesmenit non-grata, lidhja me politikanët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar personin, i cili është shpallur non grata ndërkohë që kompanitë e tij vazhdojnë të jenë në aktivitet.

Shtetasi Mikhael Benimini, i njohur me nofkën “Mishka”, sipas Hoxhës ka lidhje me Call Centerat, dhe ka lidhje shumë të forta me deputetë, me politikanë, me ministra dhe është truri i gjithë kësaj vorbulle.



Gazetari tregon se ajo që është më e çuditshmja është se “Mishka” është shpallur non grata me afat, deri në 2023 dhe arsyeja është për prishje të qetësisë publike.

Personi që shfaqet në foto është shtetas një shtetas me origjinë nga ish Bashkimi Sovjetik, Mikhael Benimini. Njihet me nofkën Mishka, personi në fjalë është parë me deputetë me ministra, me politikanë, është truri i asaj vorbulle. Është shpallur non grata dhe e kanë depërtuar dhe ky bënte një biznes. Ky bën biznes, ka vjet që jeton në Shqipëri. Ky njeri shpallet non grata, prishje të qetësisë publike. Është shpallur non grata me afat deri në 2023, ndërsa kompanitë e tij nuk janë non grata, kanë aktivitet. Ka punuar me shqiptarë me lidhje të forta.  Kanë marrë para për vete. Autoritet e kanë ditur se ku janë këto kërpurdha”, ka thënë Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE