Connect with Us

Vaksinimi i mësuesve/ Korça një hap para, vaksinohen mbi 90% e arsimtarëve

Aktualitet

Vaksinimi i mësuesve/ Korça një hap para, vaksinohen mbi 90% e arsimtarëve

Publikuar

-

Procesi i vaksinimit antikovid i cili vijon prej muajsh, po vlerësohet tepër pozitivisht nga mësuesit dhe pedagogët.

Qarku i Korçës, duket së është një hap para. Mësuesit e Korçës po vaksinohen masivisht për të rritur më shumë sigurinë në shkolla, si dhe për të qenë në krah të betejës anti-Covid.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al. në këtë qark deri më tani, nga 750 mësues të arsimit parauniveristar janë vaksinuar mbi 90% e tyre.

LEXO EDHE:  Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Konkretisht  janë vaksinuar 690 mësues. Pjesa tjetër mësuesve (rreth 60) që nuk janë vaksinuar, janë persona që janë brenda afatit 6-mujorë të kalimit të virusit, gra shtatzëna, persona të justifikuar nga autoritetet shëndetësore ose me problematika të tjera.

Kujtojmë që vaksinimi për mësuesit në vendin tonë ka nisur më 13 shkurt, menjëherë pas mjekëve dhe infermierëve, fillimisht në Tiranë, për tu shrirë më pas në të gjithë Shqipërinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Shkundet” arsimi në Elbasan/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP

Publikuar

-

Nga

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota dhe në vend të saj është emëruar Ermir Çela.

Ermir Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.



Sipas BalkanWeb pritet të nisë një valë shkarkimi e pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ardi Veliu hyn në kabinetin e Ramës/ Merr postin e zëvendësministrit tek Infrastruktura dhe Energjia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish drejtori i Policisë Ardi Veliu emërohet zëvendës-Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajmi është bërë i ditur sot në mbledhjen e Qeverisë.



Ardi Veliu dha dorëheqjen pak ditë më parë nga drejtimi i Policisë me arsyetimin se do t’i përkushtohej familjes.

Por, tashmë rezulton se ai do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha “ndez” Pogradecin/ Demokratët në “këmbë” për liderin historik, foto nga “Foltorja”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët në kuadër të “Foltores”, e cila ka për qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e Partisë Demokratike në vlerat dhe parimet e saj demokratike.

Pasditen e djeshme, “Foltorja” është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku demokratët i kanë rezervuar një pritje të zjarrtë liderit historik të PD.

Kujtojmë këtu se deri tani, ish kryeministri ka mbajtur 17 Foltore, ku ka mbledhur shumë demokratë, të cilët i kanë kërkuar rikthimin në krye të PD dhe largimin e Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

LEXO EDHE:  Aksidenti fatal në Memaliaj/ Reagon KSSH: Babëzia e MAS me tenderat e transportit shkaktoi vdekjen e dy mësuesve



Mbledhja e Kuvendit Kombëtar ka qenë synimi kryesor i Berishës, i cili do të mbahet në datën 11 dhjetor./CNA.al

Në galerinë më poshtë, foto nga “Foltorja” e Berishës me demokratët e Pogradecit./CNA.al

LEXO TE PLOTE