LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet Shkodra/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset 24 vjeçari

9 Tetor 2021, 07:07, Kronika CNA
Tronditet Shkodra/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset 24

Mëngjesin e sotëm, në spitalin Rajonal në Shkodër ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi me inicialet I.M, 24 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, 24 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes“, njofton policia./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga