LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Shpirt në klarinetë’, mjeshtërit e veglës muzikore bëhen bashkë për publikun në Korçë

9 Tetor 2021, 15:27, Kulturë CNA
‘Shpirt në klarinetë’, mjeshtërit e veglës

Mozarti, Bethoven, muzikë klasike e jazz janë luajtur në klarinetë në teatrin ?Andon Zako Çajupi? në Korçë.

Një ide e Nexhildo Sulës, i cili ka bashkuar dy nga mjeshtërit e klarinetës si Aleks Xhelili dhe Fatos Qerimaj, duke i dhënë spektatorëve në Korçë një ndjesi tejet të veçantë nga koncertet muzikale të kaluara.

?Mendova të bëja bashkimin e instrumentistëve në klarinetë, pasi është një instrument që ndër shekuj ka prodhuar muzikë. Që në klasicizëm, romantizëm, impresionizëm, muzika jazz, gjithmonë është iniciatore kryesore e të gjitha muzikave të kohës,? ? tha klarinetisti Sula.

Mjeshtërit e klarinetës tregojnë rëndësinë e këtij instrumenti në historinë e muzikës dje dhe sot, ndërkohë që sipas tyre shumë të rinj sot tërhiqen për studimin e klarinetës.

?Ky është një koncert i veçantë, tregon shpirtin e klarinetës. Ky instrument është i magjishëm, si rol hyn në të gjitha llojet e muzikës. Ka shumë pritshmëri për arsye se edhe sivjet unë pata dy nxënës që do vazhdojnë akademinë e arteve, që luajnë edhe muzikën klasike edhe popullore,? ? tha mjeshtri i klarinetës Aleks Xhelili.

?Është një mbrëmje krejtësisht e veçantë, ka një ide të përcaktuar nga Nexhildo që ka ideuar këtë koncert. Njerëzit që studiojnë klarinetën janë duke u shumuar, kjo tregon qe klarineta është nga instrumentet tonë tradicionale që ka bërë zhvillimet e veta në historikun e saj. Në shkollë në universitetin e arteve vijnë studentë të talentuar që e duan klarinetën,? ? u shpreh mjeshtri Fatos Qerimaj.

E përpos duartrokitjeve për muzikën botërore, në fund nuk mungoi as muzika tradicionale popullore shqiptare./euronews

Lajmet e fundit nga