LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Leonardo: Reali duhet të dënohet, ja situata me Mbappenë

9 Tetor 2021, 19:04, Sport CNA
Shpërthen Leonardo: Reali duhet të dënohet, ja situata me

Drejtori sportiv i PSG -së, Leonardo Nascimiento de Araujo, ka sulmuar drejtpërdrejt Realin e Madridit në lidhje me çështjen ?Mbappe?, gjatë një eventi në Itali, ku morën pjesë figura të ndryshme të futbollit.

?Në Madrid e mohojnë, por mendoj se Reali ka punuar për një kohë të gjatë për ta marrë Mbappenë si lojtar të lirë. Ata kanë folur publikisht për Mbapénë për dy vjet. Kjo sjellje duhet të ndëshkohet,? ? shpjegon Leonardo.

?Unë shoh mungesë respekti karshi Mbappesë. Ai nuk është lojtar normal, është një nga më të mirët në botë. Trajneri, bordi i drejtorëve, lojtarët e Realit kanë folur të gjithë për Kylianin ? Unë mendoj se është pjesë e planit. Nuk po tregohet respekt,? ? vazhdon Leonardo.

Braziliani e bën të qartë se drejtuesit e PSG-së nuk janë dorëzuar, pavarësisht faktit që Mbappé ka refuzuar disa oferta për rinovimin e kontratës.

?Ideja jonë është të zgjasim kontratën e Kylian Mbappesë. Asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kylian është një xhevahir, është i përsosur për PSG-në ? Ne kemi Kylianin, Leon, Ney-n. Nuk e kishim planifikuar të ardhmen e PSG pa Mbappenë.?

I pyetur nëse PSG nisi bisedimet me Gianluigi Donnarumman para përfundimit të kontratës së tij, braziliani sqaroi:

?Nuk e kemi kontaktuar para qershorit. Nisëm bisedimet për të nënshkruar me Gianluigin pasi doli i lirë, pas njoftimit nga drejtuesi i Milanit, Paolo Maldini?.

Leonardo përsëriti gjithashtu se nënshkrimi me Messin ndodhi vetëm pasi Barça njoftoi largimin e tij.

?Messi ishte i bindur se do të qëndronte te Barça. Ne i hapëm bisedimet zyrtare sapo Barça njoftoi se ai do të largohej, ishte surprizë për të gjithë. Messi me Mbappenë dhe Neymarin është diçka e madhe ? më kënaq.?

Në lidhje me Fair Play -in Financiar dhe paratë që ka shpenzuar PSG, Leonardo shtoi.

?Shumë flasin për shifrat e shpenzuara, dua të sqaroj se PSG nuk investon më shumë para se klubet e tjera. Çfarë, Tebas po na sulmon? Ne japim llogari vetëm te UEFA dhe Ligue 1, jo te LaLiga.?

Dhe për t?i vënë kapak kësaj teme, ai theksoi se të gjitha nënshkrimet e klubit ishin me parametër zero.

?Disa prej këtyre lojtarëve kishin pagë shumë e lartë, në disa raste më të lartë se tek ne. I vetmi lojtar për të cilin kemi paguar ishte Hakimi, sepse e donim. Dhe gjithashtu Nuno Mendes, i cili është një talent i madh,? ? përfundon Leonardo.

Lajmet e fundit nga