Connect with Us

Sherr me sende të forta në Korçë/ Plagoset një person

Kronika

Sherr me sende të forta në Korçë/ Plagoset një person

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë.

Sipas policisë, gjatë konfliktit eshtë dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Procedohet inspektori në Korçë/Ja për çfarë akuzohet

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vranë barbarisht biznesmenin Ruzhdi Hoxha/ Lihen në burg dy vëllezërit

Publikuar

-

Nga

Fredi dhe Pajtim Rrushi janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë.

Fredi Rrushi akuzohet për vrasjen e mikut të tij Ruzhdi Hoxha ndërsa  Pajtim Rrushi ishte bashkëpunëtor në krim.



Vijon…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafiku i drogës nëpërmjet Portit/ Gledis Nano bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim prezantues dhe bashkëpunimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli.

Gjatë takimit, Nano dhe Gazheli vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mjaft të mira mes dy institucioneve, marrëdhënie të jetëzuara më së miri në Portin e Durrësit, ku funksionimi perfekt i Task Forcës permanente në këtë port ka dhënë rezultate surprizuese në drejtim të parandalimit të trafikimit të drogave të forta, si në hyrje dhe në dalje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Nano: “Policia e Shtetit është e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Jemi të fokusuar për të parandaluar e goditur krimet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme dhe në këtë aspekt bashkëpunimi me autoritetet doganore është shumë i rëndësishëm”.



LEXO EDHE:  Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

LEXO EDHE:  Video- Terminali i Korçës/ Rama: Një standard i ri për qytetarët

Kujtojmë se kilogramnë të tëra kokainë, heroinë, janë kapur duke kaluar nga pikat doganore, si në Portine Durrësit por edhe në pika të tjera kufitare.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gazheli ka thënë se  “Modeli i bashkëpunimit dhe funksionimit të Task Forcës në Portin e Durrësit është pikë reference për ta orientuar bashkëpunimin drejt këtij modeli në çdo pikë të kalimit kufitar. Strukturat doganore janë të predispozuara për të mbështetur strukturat policore dhe hetimore në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale që tentohet të kryhet nëpërmjet pikave doganore”.

Në fund të takimit, drejtorët Nano dhe Gazheli konfirmuan angazhimin personal të tyre për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Doganave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikonin emigrantë/ Policia vë në pranga 5 persona

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia ka vënë në pranga 5 persona, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në kuadër të operacionit janë proceduar edhe 3 persona si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë. Policia ka sekuestruar gjithashtu fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat e një pune disa javore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Morina”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Gj, , 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”;

M. S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;



B. K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  Flet avokati i pedagogut të arrestuar/ Nuk ka asnjë mundësi që Dino të ndërhynte në sistem për të ndryshuar notë

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Si dhe u shpallën në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj,  në pikën kufitare  të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë  të falsifikuara  me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë  dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike  të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti./CNA.al

LEXO TE PLOTE