LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e çmimeve/ Tabaku: Faturë e rëndë në buxhetet familjare

9 Tetor 2021, 14:22, Aktualitet CNA
Rritja e çmimeve/ Tabaku: Faturë e rëndë në buxhetet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur për rritjen e paralajmëruar të çmimit të naftës, gazit dhe energjisë elektrike, nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për Abc News, Tabaku ka deklaruar se përmes rritjes së çmimeve, qeveria dhe kryeministri Rama fshehin krizën e vërtetë politike.

Tabaku deklaroi kjo faturë e rëndë e rritjes së çmimeve do të reflektojë në buxhetet familjare.

?Qeveria në këtë moment është duke u përpjekur të mbulojë një krizë të qeverisjes, një krizë te sektorit energjitik që nuk ka lidhje me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtar. Është duke vepruar në panik e sipër.Çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët u rrit me 24%. Pa asnjë bazë. U tha që do të reduktoheshin humbjet, ato sot janë 20%?, ka deklaruar ajo.

Më tej Tabaku shtoi se ndërhyrjet e opozitës, i sheh si mundësi që lidhet me të ardhmen e ekonomisë dhe stabilitetin e buxhetit.

?Nuk po e shohim këtë si diçka politike, po e shikojmë si diçka që lidhet me të ardhmen e ekonomisë, me stabilitetin e buxhetit, por edhe me qëndrueshmërinë afatgjatë”, tha ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga