Connect with Us

Raporti alarmant/ 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj13-25 vjeç

Aktualitet

Raporti alarmant/ 80% e përdoruesve të drogës në Tiranë janë të rinj13-25 vjeç

Publikuar

-

Shifra alarmante janë publikuar nga qendra “Fol” e cila ka monitoruar për 6 muaj në Tiranë luftën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës kundër shitjes dhe përdorimit  të drogës.

Gazetarja Anila Hoxha th se të dhënat janë kambanë alarmi pasi 80 % e tyre janë të rinj të moshës nga 13 deri 25 vjeç.

Ndërsa mesatarisht ne kryeqytet arrestohet 5 ose 6 te rinj për këto akuza.

“80 % e rasteve janë të rinj , mosha më e vogël është 13 vjeç nga Paskuqani. Është një djalë i cili ka nisur përdorimin e drogës dhe më pas u kthye në një person që po kryente dhe vepra të tjera penale sikurse dhuna në familje apo vjedhja , nga përdorues hashashi. Mesatarisht ne Tiranë na rezulton që çdo ditë komisariate të ndryshme procedohen 5 deri ne 6 të rinj.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur do rritet rroga minimale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Burg të përjetshëm për vrasje/Ekstradohet nga Athina shkodrani (Emri+Foto)

LEXO EDHE:  Covid-19/ Rreth 39 milionë njerëz të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën



Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Drejtoria detare paralajmëron përkeqësim të motit/ Të merren masat e nevojshme

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në orët në vijim pritet një përkeqësim i motit, ndërsa u këkron të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa.

Sipas njoftimit bëhet me dije se priten erëra të forta me drejtim nga jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë🌧🌊!



Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me  lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m🌊.

LEXO EDHE:  Treni elektrik në Tiranë/ Deputeti demokrat nxjerr “zbuluar” Veliajn

LEXO EDHE:  Fotot/Pista e avionëve të drogës, karteli i Ramës ka pushtuar vendin

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bashkia Shkodër përsërit çudinë e saj!/ Voltana Ademi ‘ngujon’ punonjësit, u mbyll derën me zinxhirë

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar punonjësit ‘jo korrekt’ të administrates.

Pasi u mbylli derën me zinxhirë  atyre që nuk paraqiteshin në orar në punë, sot ajo ka vendosur t’i mbylle brenda që mos largohen më herët.

Janë vetë punonjësit ata që kanë denoncuar këtë skandal.

Roland Çomo punonjës i zyrës së urbanistikës në Bashkinë Shkodër, tek sektori i saktësimit të adresave, ka postuar dhe foton e derës së kycur me zinxhirë.

LEXO EDHE:  Tentuan të kalonin mbi 1.2 ton drogë drejt Italisë/ Prangosen 3 vlonjatët, emrat

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në Kosovë/ 132 raste të reja me koronavirus



Ai kërkon ushqim pasi kryebashkiakja Voltana Ademi i ka kyccur brenda, ndonëse ka kaluar ora 16:00!

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia Shkodër përdor këtë metodë ngujimi për punonjësit e saj…Mbase është “strategji” e mësuar nga Kryetari i saj Lulzim Basha!/CNA.al

LEXO TE PLOTE