LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse dhe si ndryshon truri i njeriut me ndryshimin e stinëve?

9 Tetor 2021, 06:43, Blog CNA
Pse dhe si ndryshon truri i njeriut me ndryshimin e stinëve?

Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e përditshme e trikove, gjethe të arta nëpër pemë dhe rrugë, dhe… një tru më të zvogëluar? Truri i njeriut është shumë i adaptueshëm. Por pak studime e tregojnë këtë më mirë sesa hulumtimet më të reja, që eksplorojnë mënyrën sesi truri mund të ndryshojë nga stina në stinë.

Për shembull, dhimbjet e kokës janë më të shpeshta në vjeshtë dhe pranverë, shëndeti mendor mund të përkeqësohet gjatë dimrit, teksa disa simptoma të sëmundjeve të trurit siç është skleroza e shumëfishtë, ndryshojnë sipas stinëve.

Aftësia njohëse bie gjatë gjithë vitit. Edhe njerëzit e shëndetshëm performojnë më keq në dimër në testet mbi funksionet e përditshme të trurit, si përqendrimi dhe kujtesa. Një studim i kohëve të fundit ka synuar të vëzhgojë ndryshimet që ndodhin brenda trurit me ndërrimin e stinëve. Ai u drejtua nga Qendra Kërkimore e Neuropsikiatrisë në Hartford të Konektikatit në SHBA.

Qendra kërkimore, e vendosur në një zonë pranë nivelit të detit, dhe që përjeton të katërta stinët e vitit, ishte ideale për të hetuar efektet sezonale mbi trurin e njeriut. Studiuesit ekzaminuan skanimet e trurit të më shumë se 3.000 njerëzve të shëndetshëm të mbledhura gjatë 15 viteve, për të parë se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin natyrshëm gjatë gjithë vitit.

Ata zbuluan se madhësia e trurit ndryshon sipas sezoneve. Por jo të gjitha pjesët e trurit ndryshojnë në të njëjtën mënyrë. Në fakt, disa rajone të trurit bëhen më të vogla gjatë verës, dhe më të mëdha gjatë dimrit. Këto përfshijnë zonat e pozicionuara thellë brenda trurit.

Ato quhen strukturat nënkortikale, dhe kontrollojnë funksionet komplekse si të mësuarit, motivimi, vendimmarrja dhe përpunimi emocional dhe ai shqisor.

Anasjelltas, një rajon i trurit i quajtur si ?Truri i vogël?, tregoi një efekt të kundërt sezonal; pra ai bëhej më i madh në verë, dhe më i vogël në dimër. Ky term një i përshtatshëm, duke pasur parasysh se kjo zonë mund të zvogëlohet edhe tani që jeni duke lexuar këtë artikull. ?Truri i vogël? koordinon rrjedhshmërinë e lëvizjeve komplekse të kërkuara gjatë aktiviteteve sportive, së bashku me rolet e tjera njohëse.

Në fakt, përgjigja është e ndërlikuar. Në përgjithësi, një tru më i madh lejon funksionimin e një rrjeti më të gjerë të qelizave të trurit, dhe për pasojë një fuqi më të mirë përpunuese të funksioneve njohëse komplekse. Kjo është e dukshme tek të gjitha llojet-gjitarëve me tru të vogël, si për shembull brejtësit, të cilët kanë më pak aftësi njohëse sesa gjitarët me tru të madh, si elefantët. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë edhe për njerëzit.

Disa studime sugjerojnë se vëllimi më i madh i trurit, lidhet me një koeficient inteligjence më të lartë, si dhe me një performancë më të mirë njohëse për funksione si logjika, kujtesa dhe shpejtësia e reagimit.

Ndryshimi i sezoneve tek truri, mund të ketë pasoja funksionale, duke shpjeguar edhe dëshmitë ekzistuese të aftësive më të vogla njohëse gjatë stinës së dimrit. Por nëse madhësia do të ishte gjithçka, atëherë gjitarët me tru të mëdhenj si elefantët do të ishin më inteligjentë se njerëzit.

Por në vend të kësaj, ajo që vlen më shumë duket se është struktura e trurit, pra mënyra se si janë rregulluar dhe lidhur qelizat e trurit. Për fat të keq, shkaku themelor i këtyre ndryshimeve sezonale është ende i paqartë. Por eksperti Gregori Buk ka disa ide.

Sipas tij një mundësi është që qarkullimi i gjakut në të gjithë trurin të pësojë luhatje sipas nivelit të presionin atmosferik, që është zakonisht më i ulët në verë dhe më i lartë në dimër.

Ndryshimet e presionit atmosferik, ndikojnë në disponueshmërinë e oksigjenit në ajër, dhe i imponojnë trupit të rregullojë rrjedhën e gjakut në tru, duke ndryshuar kësisoj edhe madhësinë e tij. Duke e mbështetur këtë ide, Bok zbuloi në studimin e tij luhatje të ngjashme të vëllimit të trurit nga ndryshimet e presionit atmosferik të lidhura me motin.

Edhe një tjetër studim, i udhëhequr nga ekologia e sjelljes Dina Dehman, mblodhi të gjitha të dhënat ekzistuese mbi këtë fenomen për të kuptuar më mirë sesi ndikojnë stinët në riorganizimin e trurit. Ajo zbuloi se truri zvogëlohet me 13 për qind gjatë stinës së dimrit, dhe rritet me 10 për qind në pranverë.

?Rajonet e trurit, sillen gati në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, disa tkurren dhe më pas zgjerohen, disa të tjera vetëm zvogëlohen ose nuk ndryshojnë fare?-thotë Dehman.

Truri është një organ i fuqishëm, që ka kërkesa të larta për energji. Dehman mendon se truri mund të zvogëlohet në vjeshtë për të kursyer energji, pra është një taktikë evolucionar mbijetese./ CNA.al

08:51 Blog

Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...

Lajmet e fundit nga