Connect with Us

‘Po fsheh vjedhjen duke e justifikuar me ‘krizë’/ Basha reagon pas 3 pikave të Ramës

Politikë

‘Po fsheh vjedhjen duke e justifikuar me ‘krizë’/ Basha reagon pas 3 pikave të Ramës

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të 3 pikave të kryeministrit Rama për përballimin e krizës energjitike.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Përzgjidhen studentët ekselentë/ Kontrata 1-vjeçare në institucionet shtetërore

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

“Gati për Shqipërinë” është nisma e marrë nga qeveria, e cila ka bërë përzgjedhjen e studentëve ekselentë brenda e jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre përgjatë këtij mandati qeverisës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi se pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore.

Muzhaqi theksoi gjithashtu se kjo nismë do të vijojë edhe më tej dhe nuk do të jetë e përkohshme.



“Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t’i përfshijmë ata si pjesë të administratës.

Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë.

Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma ‘Gati për Shqipërinë”, shprehu Muzhaqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga ujësjellësit tek Bypass i Vlorës/ Balluku: Hapet rruga për ndërtimin e projekteve të reja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në fjalën e mbajtur deklaroi se Qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës, në Vlorë, Patos dhe Roskovec.

“Kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, shprehu Balluku.

Më tej ajo nuk la pa përmendur as reformën e thellë që do të prekë ujësjellësit, për të ofruar shërbime sa më cilësore.

LEXO EDHE:  Rezoluta e PPE për daljen nga kriza/ Basha: Opozita e Bashkuar e përgatitur dhe e vendosur

LEXO EDHE:  Rezoluta e PPE për daljen nga kriza/ Basha: Opozita e Bashkuar e përgatitur dhe e vendosur



 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. 

Fondet e investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknike të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnim pas punës dhe shumës së madhe të investuar.

Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilën Bashki’, shtoi Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ardi Veliu hyn në kabinetin e Ramës/ Merr postin e zëvendësministrit tek Infrastruktura dhe Energjia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish drejtori i Policisë Ardi Veliu emërohet zëvendës-Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajmi është bërë i ditur sot në mbledhjen e Qeverisë.



Ardi Veliu dha dorëheqjen pak ditë më parë nga drejtimi i Policisë me arsyetimin se do t’i përkushtohej familjes.

Por, tashmë rezulton se ai do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE