LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plani i qeverisë/ Duma: Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

9 Tetor 2021, 17:58, Politikë CNA
Plani i qeverisë/ Duma: Nuk është krizë energjetike, por

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas planit të prezantuar për përballimin e krizës energjetike, pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Duma është shprehur se nuk është çështje e krizës energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Duma ka shtuar se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera.

 ?Plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish. Dhe nuk janë pak,  200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë.

Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë?, ka deklaruar Duma./ CNA.al

Lajmet e fundit nga