LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD akuza Qeverisë/ Nuk është krizë energjetike, por krizë korrupsioni

9 Tetor 2021, 10:44, Politikë CNA
PD akuza Qeverisë/ Nuk është krizë energjetike, por

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj Qeverisë, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, për krizën energjitike.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu tha se nuk ka krizë energjitike, por krizë korrupsioni.

?Më lejoni t?iu bëj e dije se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursë dhe se sa e blen qeveria shqiptare energjinë elektrike.

Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera.

Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare.

Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër.

Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit.

Të nderuar qytetarë, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë. Problemi është korrupsioni i kësaj qeverie.

Problemi është aferat në këto tendera.

Problemi është qindra patronazhistë të punësuar në sektorin e energjisë elektrike që marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Pra, fatkeqësia natyrore nuk është rritja e çmimit në bursë, por është kjo qeveri që përditë e më tepër, vjedh xhepat e shqiptarëve.?-tha Agalliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga