Connect with Us

Nusreti, Rama dhe Foltorja e Saliut

Opinione

Nusreti, Rama dhe Foltorja e Saliut

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Ilir Levonja 

Shumë njerëz pyesin se prapë me Sali Berishën do merremi, prapë Sali Berisha do na qeverisi ne? Bëhet me këtë plakun etj.? Dhe përgjigja është fare e thjeshtë…, jo po rrini me këtë Nusretin e studiove, i cili i di të gjitha, madje është kthyer një kopje perfekte e sentencës me dashuri dhe qetësi të Ilir Metës.

Arsyeja është e thjeshtë demokratët po gërrëvërren, po, shoqërinë civile ne e kemi gjithnjë në minorancë etj. Ky i di të gjitha, deri metrot për kub të ujit në liqenin e Fierzës. Si nuk doli kurrë në një studio një ekip ekspertësh të flasi për parametrat ekonomikë, çfarë prodhon, çfarë blen a shet Shqipëria. I di Nusreti të gjitha.

Deri çmimin e hashashit në tregun e zi. Ka një kokë magjike që sheshon gjithëçka, pavarsisht se pjesa dërrmuese e shqiptarëve ankohen nga mëngjesi e deri në darkë. Ai vulos, ai vendos. Sa për Foltoren e Berishës duhet të kuptojmë një gjë. Nuk dihet se me cilin në krye na pret e nesërmja. Eshtë një lëvizje që në fund do flasi vota kolegjiale e demokratëve. Por ajo çfarë ka rëndësi, është lëvizja. Një frymë civile që po debaton, që ka të drejtën e fjalës, karshi ca paneleve me deklarata pa asnjë lidhje nervi me problemet tuaja nga dera e shqupit të Lulzim Bashës. Një zyrtar anemik që do mbahet mend për 5 humbje radhazi dhe që kurrë nuk e njohi institucionin e dorëheqjes, duke shpikur alibinë me ngriva-shkriva.

Eshtë plak Sali Berisha, edhe unë, edhe Amerika ime plak e kemi presidentin. Sali Berisha tha mbrëmë se duhej ta kishte filluar foltoren, menjëherë pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës në muajin maj të vitit 2017. Midis të tjerave shpjegoi punën e liderit të thyer, zhbërjen e forumeve dhe votës kolegjiale etj. Rishtas pranoi si gabimin e tij heshtjen kur shihte se si përjashtoheshin kundërshtarët e kryetarit etj. Ashtu sikur edhe pranoi se koha është gjëja më me vlerë që demokratët duhet ta çmojnë shumë.

LEXO EDHE:  Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Do Zoti dhe e ka sinqerisht, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi të drejtën tonë për t’i treguar dallimin midis përgjegjësive personale dhe historisë së një force politike. Këto janë disa të vërteta që të bien kokës dhe kur ne i thoshim Berisha heshte. Megjithatë nga kjo lëvizje vihet re qartasi se sa e madhe është diferenca midis një lideri opozitar dhe një zyrtari partie. Sot demokratët a gjoja partia e tyre, nuk kanë në krye një lider, por një zyrtar.

Një kolegjium zyrtarësh dhe për më tepër humbsa. Eshtë e thjeshtë, kush huumb, hap krahun. Kjo mendësi e thjeshtë është sekreti i artë, ekzistenca e florinjtë. Them gjoja, se në fakt partia reale e demokratëve, përfshi edhe ata pa teserë është në Foltoren e Sali Berishës. Na pëlqen apo nuk na pëlqen neve, duam apo nuk duam. Kur dialogon dhe vepron me votë kolegjiale edhe produktet vinë të arrira. Aty janë argumentat, pasi janë edhe faktet. Që dmth, një ide mund të ofrohet edhe nga zgjedhjet e fundit, kandidaturat të jenë ata që mundën herësin, këtë nyjë magjike të marrëveshjes Basha-Rama. Në fund të fundit janë më të votuarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Secili gënjen me amerikanin e vet

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, Richard Grenell, është shfaqur sërish në viset tona, këtë herë jo për të lundruar me skaf në rivierën shqiptare, por për tu përzier në lojën e brendëshme politike.

Nuk dihet nëse pas braktisjes së funksioneve shtetërore ai i është kthyer sërisht profesionit si lobist autokratësh, ashtu sikurse e etiketonte e përditshmja  Washinton Post, por një gjë është e sigurtë: ai po pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë faktorët që janë kundër politikës që SHBA-ja po ndjek aktualisht në Shqipëri.

Presidenti Meta e priti atë me nxitim në zyrën e tij, duke e etiketuar si një njeri që ka kontribuar në forcimin e marëdhënieve të shqiptarëve me Amerikën.

Edhe më të ekzaltuar duken përkrahësit e foltores së Berishës. Atyre i shkon për shtat mbrojtja që i bën Grenell tezës se “lideri historik” është viktimë e lobizmit sorosian.

Duke qenë se, si shef i shërbimeve sekrete të Trumpit, ai thotë se s’ka parë kurrë asnjë dokument kundër Berishës, kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e diplomatëve amerikanë që flasin për një dosje të përgatitur me kohë, profesionale dhe të mbushur me fakte të qenësishme.

Pra në debatin e brendëshëm, në Shqipëri, me peshën e funksionit që ka mbajtur, Grenell përforcon tezën e një linje të fortë lobizmi në SHBA, e cila për interesa të saj, është vënë në shërbim të zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht nga përdhunimi që ai i bën demokracisë, sistemit kleptokratik që ka ngritur dhe lidhjeve kriminale që e mbajnë në këmbë.

Ai duket sikur përforcon argumentat e të gjithë atyre që besojnë se diplomatët amerikanë i kanë legalizuar Ramës kanabisin, i kanë bërë dhuratë drejtësinë e kapur politike, i kanë njohur zgjedhjet e blera dhe në fund i kanë përçarë edhe opozitën, për ti’a bërë sundimin më të lehtë.

Por, kjo përkrahje nga Grenell, sado të forta të jenë fjalët që ai thotë, përbën një problem të madh moral dhe dëshmon për një hipokrizi të pa fre të atyre që i përdorin ato si mburojë.



Edhe berishistët edhe Ilir Meta nuk mund të bëjnë sikur harrojnë se qoftë si biznesmen, amerikani i tyre i shërbente autokratit të korruptuar të Moldavisë, Vladimir Plauhotniuc dhe qoftë si diplomat, ai nuk tregoi asnjë respekt për vendin pritës, kur Trump e caktoi ambasador në Berlin. Mbrojtësi i sotëm i tezave të tyre është kaubojsi tipik që simbolizon pjesën më arrogante, më brutale dhe më mospërfillse ndaj vlerave të demokracisë që shpesh Amerika i ka ofruar botës.

LEXO EDHE:  Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Raporti i EuCham “shuplakë” qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike

Këtë fytyrë të tij ai e shpërfaqi hapur, kur për interesat elektorale të shefit të tij, u angazhua në një grusht shteti në Prishtinë. Me këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Grenell, me shntazhet dhe kërcënimet e tij të paskrupullta, u rrëzua qeveria Kurti 1.

Kjo çmenduri që u denoncua nga shumë vende europiane madje edhe nga  intelektualë të njohur të së majtës botërore, u bazua vetëm në një gogol: në slloganin idiot: “nuk i thuhet jo Amerikës”.

Sot, problemi i madh që ka Ilir Meta, të cilit ia kanë ndaluar që të bëjë mitingje me flamur amerikan, apo Sali Berisha, të cilin e kanë shpallur non grata, është pikërisht ky: përballja me atë profil diplomati të përtej Altantikut që nuk do ti’a dijë për gafat që bën, për efektet kolaterale që shkakton dhe për përdhunimin e funksionimit të shtetit në një republikë të largët bananesh.

Por, të kesh këtë telash dhe të mundohesh të kapesh pas një modeli si ai i Grenëll, në rastin më të mirë, do të thotë të jesh hipokrit dhe jo parimor. Do të thotë të mendosh vetëm për fatin tënd pesonal dhe për hallin që të ka ngecur nëpër këmbë.

Sepse problemi i vërtetë, ai që kanë vende si yni, qoftë Shqipëria apo qoftë Kosova, është se duhet të emancipohemi për ti thënë jo, çmendurive, ekseseve dhe arrogancës të diplomatëve që thyejnë çdo rregull, duke mos mbajtur më pas asnjë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë.

Në këtë pikë, si Palmer, si Ricker, si Lu, si Kim janë fatalisht të ngjashëm me Grenell. Ata mund të përdoren nga palët këtu tek ne për të gënjyer publikun, secili me “amerikanin e vet”, por ata nuk përbëjnë kurrë një kriter të vërtete për të kuptuar më mirë veten tonë, politikën, shoqërinë.

Secili politikan mund të dojë të shplajë trutë e pasuesve të vet duke shfrytëzuar thëniet e njërit diplomat kundër tjetrit, por, pavarësisht atyre, shoqëria shqiptare duhet të fillojë të dekompeksohet nga kjo lojë me sherifë, duke kuptuar se nuk e detyron dot askush të jetë me të parim apo me të dytin, por se është aq e lirë për mos i dhënë ndonjëherë  të drejtë, as Rik-ut, as Yurit./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Një fotografi, që i shpjegon të gjitha

Publikuar

-

Nga

Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga botimet e shtypit të kohës. Fill pas këtij takimi entuziast, Salvador Kaçaj shpalli dorëheqjen nga kandidimi për kryetar të Bashkisë së Lezhës nën siglën e Bindjes Demokratike. Për ata që nuk e dinë, ishte pak a shumë një tërheqje nga dëshira e vet, sepse vetë kishte kërkuar të kandidonte.

Lajmi bëri shumë bujë në atë kohë dhe u shit si një nga arsyet se pse zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të mbaheshin. Pretendimi ishte, sa absurd, aq edhe agresiv, nuk mund të kishte opozitë pa lejen dhe firmën e Lulzim Bashës.

Nuk ka nevojë të jesh psikoanalist dhe as kritik arti, sepse është shumë evidente që të gjithë personazhet e kësaj fotografie ngjajnë të jenë të lumtur me rezultatin. Dhe pa asnjë dyshim që kanë qenë në të drejtën e tyre për ta shprehur, siç e kanë ndjerë.

Tani jemi pas dy vjetësh… Sali Berisha, në zyrën e të cilit u arrit marrëveshja, me argumentin se çdo gjë tjetër që lind kundër PD-së zyrtare është e paligjshme, sot po udhëheq një lëvizje të ashpër politike për rrëzimin e Lulzim Bashës. Është kaq i karikuar kundër tij, sa thotë se  jo vetëm nuk duhet pranuar më për kryetar, por nuk duhet të kishte lindur fare, si besëprerë, që është.

Agron Gjekmarkaj, dorëzënësi dhe garanti i Salvadorit në atë takim, që e konsideronte Berishën atëherë si patriarkun e vetëm dhe të padiskutueshëm të PD, tani thotë se po u kthye ai do të largohet, jo vetëm nga partia, por ndoshta edhe nga Shqipëria. Kaq i lig dhe i dëmshëm është bërë me “foltoren” e tij. Ndërkohë mediat e doktorit e kanë bërë fërtele, sa po i përmendin edhe “çapat e bukës”, që ha jashtë shtetit, si servil i kryetarit të vulës.

LEXO EDHE:  Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

LEXO EDHE:  A e ke bërë testin e koronavirusit?/ Ja si përgjigjet Rama



Salvadorin e takova para nja tre ditësh në promovimin e librit me poezi të Preç Zogajt dhe jam i sigurt se e ka shumë të vështirë ta kuptojë se çfarë ka ndryshuar kaq shumë dhe kaq radikalisht në këto dy vjet me Berishën, Bashën, Agronin, ndoshta edhe me atë vetë. Dhe kam bindje se pikërisht nga kjo pamundësi për të shpjeguar të djeshmen apo për të parashikuar të nesërmen, e ka më të lehtë që të marrë pjesë në evenimente letrare, se sa në aktivitete politike.

Për të katërtin e fotos nuk mund të flas, jo thjesht se mendoj që është personazhi më i pafajshëm në këtë histori, po edhe ngaqë nuk e njoh personalisht. Di që ka qenë drejtues i njërës nga degët e PD në Qarkun e Lezhës dhe nuk kam asnjë ide se me çfarë merret apo çfarë qëndrimesh ka sot.

Të vetmit që nuk kanë ndryshuar pas dy vjetësh, por që nuk janë në fotografi, janë njerëzit dhe qëndrimet e Bindjes Demokratike, për shkak të së cilës u mblodhën bashkë dhe i dhanë besën dy vjet të shkuara njëri-tjetrit Sali Berisha, Agron Gjekmarkaj, Salvador Kaçaj, ndoshta edhe personi i katërt.

…Dhe çuditen pastaj dhe se si ka mundësi që ka mbërritur në këtë katandisje Partia Demokratike. Dhe këtu nuk ka nevojë fare të shtosh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kryeministri që mbledh plehrat/ Shfaqje primitive propagande

Publikuar

-

Nga

Nga Elona Caslli

Nën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeministri dje do t’u ofronte shqiptarëve një shfaqje tragjikomike, ku me një qese të zezë në dorë do të vërdallisej brenda një pylli për të mbledhur plehrat.

Në hartimet e hartimet e propagandës tashmë të dalë boje, do të dëgjonim citate të llojit- Të jesh patriot do të thotë të mbash mjedisin pastër”

Tragjikomedia nuk mbaron me kaq. Dekorit do t’i shtohej edhe zoti Niko Peleshi i cili i veshur me kostum do të vërdallisej me qese në dorë nëpër pyll duke mbledhur plehra.

Ministrja Mirela Kumbaro do të shfaqej e fotografuar pranë një qeseje me plehra dhe shumë e shqetësuar do të tregonte me gisht vendin ku ishin mbledhur plehrat.

Kjo shfaqje primitive propagande ku kabineti qeveritar mbledh plehrat, nuk është as më pak e as më shumë prova e pakundërshtueshme e faktit që institucionet në këtë vend nuk funksionojnë.

Edi Rama ka plot tetë vite në qeverisje. Shqiptarët paguajnë taksa pastrimi rregullisht dhe nëse këto taksa do të administroheshin si duhet, shqiptarët nuk do të përballeshin me një kryeministër që shëtit me qese plehrash në duar me dhjetë fotografë dhe kameramanë e vete.

LEXO EDHE:  “Është turpi i botës”/ Qytetari vë “me shpatulla pas muri” Ramën

LEXO EDHE:  Raporti i EuCham “shuplakë” qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike



Pjesa kulmore e ligjërimit ishte çasti kur Edi Rama dha leksion se si duhet të sillej një kryebashkiak për të mbajtur qytetin pastër. Edi Rama u shpreh:

Një kryebashkiak në fundjavë duhet të marrë një qese plehrash dhe duhet të mbledhë plehrat dhe teksa i mbledh duhet t’u thotë qytetarëve: – Ju lutem mos na ktheni prapa në kohë. Unë po i mbledh sot, por nuk i mbledh më nesër.

Ky leksion prej kryeministrit është kryekëput poshtërues për këdo që e dëgjon.

Një kryebashkiaku i mjafton veç të administrojë si duhet taksat e qytetarëve dhe asgjë më shumë.

Kryeministrit duhet t’i kujtojmë thënien: Njeriu që bën gjithçka, në të vërtetë nuk bën asgjë.

Post Scriptum- Edi Ramën e kemi parë të kërcejë, të këndojë, të luajë film, të luajë basketboll, të bëjë dush dhe të mbledhë plehra para shqiptarëve, por për fat të keq nuk e kemi parë kurrë të bëjë kryeministrin para tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE