Connect with Us

Nga Miron Çako/ Kriza është fillimisht krizë shpirtërore dhe morale

Opinione

Nga Miron Çako/ Kriza është fillimisht krizë shpirtërore dhe morale

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Miron Çako

Kriza nga ana ekonomike si fjalë e ka kuptimin në fjalorin shqip si: “Një gjendje a periudhë shumë e rëndë në ekonominë e vendeve kapitaliste, që shfaqet herë pas here me superprodhim mallrash, me rënien e prodhimit, me falimentim në masë të ndërmarrjeve ekonomike, të bankave, me shkatërrimin e prodhuesve të vegjël, me ngritjen e çmimeve, me shtimin e papunësisë dhe me varfërimin e mëtejshëm të proletariatit e të masave të tjera punonjëse”

Fatkeqësisht krizat ekonomike kanë qënë bashkëudhëtare në historinë e njerëzimit duke prishur dhe shkatërruar ëndrrat, planet, pasuritë, qytetërimin, jetën e individëve, familjeve dhe popujve.

Edhe sot ashtu si po propogandohet edhe nga udhëheqësit e shteteve jemi futur në një krizë ekonomike (energjitike), që po prish ekulibrat ekonomik, socilal si mikro e makro me pasoja të paparashikushme.

Sipas historisë, zakonisht, kur krizat përkeqësohen ngatërrojnë dhe kapërthejnë me njëra-tjetrën shumë sektorë të jetës normale sociale, si ato ekonomike, gjeo-politike, ushtarake dhe shndërrohet shpesh në një “nyje gordiane” që mund ta zgjidhi vetëm shpata, dmth lufta,prandaj në menaxhimin e tyre krizat duhet të merren me seriozitet maksimal, sepse nga orteku i tyre i pakontrolluar mund të mbeten nga pas shumë viktima dhe shkatërrim i madh.

Kush është shkaku i krizave?

Gjëja e parë që të vjen në mend është keqmenaxhimi ekonomik i të ardhurave, i pasurive natyrore ose katasrofave natyrore, ashtu si kjo krizë e re botërore e energjisë po shfaqet si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Nuk dua të bëj analistin dhe ekspertin ekonomik, sepse nuk më takon, por mendoj se shkakun e krizës duhet ta shikojmë jo vetëm në aspektin ekonomik dhe fatkeqësisë natyrore por sidomos në atë shpirtëror, sepse njeriu është një qenie psiko-somatike dhe ky fakt teologjik na ndihmon të kuptojmë se problematikat njerëzore si edhe krizat gjenerohen në fillim nga botëkuptimi i gabuar psikologjik i të menaxhuarit të jetës së tij.

Është ky anormalitet shpirtëror që çon njeriun si individ ose grup në veprime konkrete, praktike, ekonomike të gabuara ose armiqsore ndaj mjedisit  që pastaj këto veprime të papërgjeshme dhe të gabuara gjenerojnë krizë që shkatërrojnë jetën e tij në kohën dhe hapsirën ku ai jeton.

Njeriu nuk është një qenie e vetmjaftueshme, që gjeneron energji krijuese për t’i bërë të mirë të pakushtëzuar vetes, tjetrit, mjedisit, por ai është si një observator ose mbajtës energjie pozitive, që i vjen nga Krijuesi, ose siç na e thotë dhe Bibla: “çdo gjë e mirë që na jepet dhe çdo dhuratë e përsosur vjen prej së larti dhe zbret nga Ati i dritave, pranë së cilit nuk ka ndërrim dhe as hije ndryshimi.” (Jakovi: 1-17)

Kur njeriu si individ edhe si popull në liri është i hapur ndaj kësaj energjie pozitive dhe i ushtron ligjet dhe porositë Hyjnore si në marëdhënie praktike, sociale, ekonomike, mjedisore patjetër do ketë bekim, mirëqenie, prosperitet dhe siguri për të ardhmen, sepse:” çdo gjë bashkëpunon për të mirë për ata që e duan Perëndinë”.(Romakve 8:28)

Në të kundërtën kur energjia dhe ligjet Hyjnore injorohen, njeriu mbetet i vetëm i shteruar nga energjitë pozitive intelektuale dhe fizike, natyra si instrument i mëshirës dhe drejtësisë Hyjnore i ri kundra  dhe si pasojë fatkeqësi natyrore, gabime dhe  kriza do t’i ndjekin ata, si një mallkim.

Të vërtetën mbi bekimet e bindjes dhe mallkimet e mosbindjes tek individ dhe popuj e gjejmë në Bibël, ku profeti Moisi i flet popullit të Izraelit në emër të Zotit: “Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut; të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd: Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra… Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t’i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t’u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.”(Ligji i Përtërirë :28; 1-3 -12)

“Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë. Do të jesh i mallkuar në qytet dhe do të jesh i mallkuar në fshat…Zoti do të bëjë që të të zërë murtaja, deri sa të konsumohesh prej saj në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar…Qielli mbi kokën tënde do të jetë prej bakri dhe toka poshtë teje do të jetë prej hekuri. Zoti do ta kthejë shiun e vendit tënd në rërë dhe pluhur, që do të bien mbi ty deri sa të shkatërrohesh.” (Ligji i Përtërirë: 28 -15-16;21; 23-24)

Sipas këtij parimi shpirtëror na tregohet se edhe çdo krizë edhe kjo krizë e re (shëndetësore dhe energjitike)  është në fillim një krizë shpirtërore, sepse prej shumë kohe ky :”brez i pabes edhe imoral”(Mateu 12-39) nuk po i bindet fjalëve dhe ligjeve të Krijuesit.

Kështu në rebelimin deri në perversion  dhe apoztazinë materialiste deri në ekstrem, njerëzit e këtij brezi po kundërshtojnë çdo bekim të Perëndisë për mbarëvajtjen normale të jetës, pasurisë dhe mjedisit.

Madje me egon eusforike këta po e quajnë veten e tyre “zot ” dhe po i kërkojnë : “Jisuit të largohet prej tyre” ( Luka: 8-37), sepse sipas autosugjestionit të tyre: “Nëse nuk egziston Perëndia, të gjitha lejohen” Dostojevski.

Sipas ligjeve shpirtërore kjo gjendje e shtrembëruar morale prodhon në mënyrë të pashmangshme vështirësi dhe kriza sociale, shëndetësore, ekonomike, mjedisore, ashtu siç përsëri Shkrimi i Shenjtë na njofton: “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj”. ( 2 Timotheu: 3 1-6)

Por a duhet ta kuptojmë krizën si mallkim dhe e keqe nga Perëndia?

Sipas Biblës Perëndia nuk mund të bëj keq askurë dhe askujt, sepse : “Askush kur tundohet të mos thotë: “Jam tunduar nga Perëndinë,” sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.” (Jakovi: 1-13-15)

E keqja mes njerëzve ndodh, sepse Zoti Perëndi kur shikon ligësi dhe apostazi të tillë tek njerëzit, Ai duke respektuar në perfeksion lirinë që j`u dha njerëzve, tërhiqet nga jeta, pasuritë dhe mjedisi ku ata jetojnë duke mëkatuar pa pendim sipas natyrës së rënë mishore, sepse Zoti e thotë: “Fryma ime nuk do të hahet gjithmonë me njeriun, sepse në shthurjen e tij nuk është veçse mish”.( Zanafilla: 6-3)

Largim i hirit të  Perëndisë i jep automatikisht të drejtën forcave negative demoniake, engjëjve rebelë: “sunduesve të botës së erësirës të kësaj epoke” (Efesianëve :6-12)  të cilët me lejen e Perëndisë posedojnë psiqikën, fizikun, shëndetin, jetën, pasurinë, ekonominë dhe natyrën që i shërben njeriut duke qënë demonët lojtarët e krizave që luhet me pushtetarët si gurët e shahut në fushën e kurizit të popujve.

LEXO EDHE:  Zgjidhja e krizës/ Basha ka vetëm një kërkesë

Duke qënë se djalli është krijesë engjëllore rebele e rëzuar prej krenarisë nga qiejt shpirtëror (Luka: 10 -18) si armik i Perëndisë dhe  “njerivrasës që nga fillimi”( Joani :8-44) i`a shkatëron pa mëshirë këto resurse ekonomike dhe jetike njerëzve dhe ja kthen natyrën kundra atyre .

Djalli ka të drejtë dhe kërkon të ketë pushtet vetëm tek ata njerëz, individ, familje dhe popuj që mohojnë dhe i rebelohen Zotit dhe po ashtu tek ato pasuri njerëzore, qytetrime që janë bërë me padrejtësi,krim, korupsion dhe shfrytëzim, kundër ligjit Hyjnor ,si :” Mos vrit;Mos vill; Mos gënje; Mos lakmo”.  (Eksoi: 20 13-16)

Prandaj tek Bibla lexojmë si demonët i`u përgjëruan Zotit Jisu Krishtit që të futen tek derrat,tek pasuria e paligjshme e Gadareasve  që bënin tregti me mishin e derrit, i ndaluar nga Ligji Mojsiut : “Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste. Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ”Na dërgo në derrat, që të hymë në ta”. Dhe Jisui menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.” ( Marku: 5 11-13)

Vetëm kështu kuptohet teologjikisht se Zoti i drejtë mallkon njerëzit dhe pasurin e tyre të padrejtë.

Faji nuk është i Perëndisë por i njerëzve të cilët e mohojnë dhe i rrinë kundra Krijuesit , Atit dhe Shpëtimtarit të botës Jisu Krishtin që Ati e ka dërguar (Joani: 6-29). Ata në dëshirë dhe padije të vullnetshme bëjnë djallin  atin  dhe shpëtimtarin  e tyre, prandaj edhe Jisui ju thotë të tillë njerëzve: ”Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar. Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj” (Joani: 8-42-44)

Demonët jo vetëm marrin pushtet mbi pasuritë njerëzore edhe i shkatërrojnë sëbashku me jetët e njerëzve, por kur ata marrin pushtet nga mëkatet dhe apostazia e njerëzve, e nxisin vëllavrasjen ,njeriun që të shkatërrojë vetë njeriun dhe qytetrimin e tij, sepse Krishti e tha : ”Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.” ( Mateu :12-25)

Kështu kuptohet se si individë ose elita të prishura moralisht, mashtrues të mashtruar, plot lakmi dhe ligësi të ndihmuar nga forcat okulte marrin pushtetin si përfaqësues të mentalitetit dhe punëve  të liga dhe anti-Zot të turmës që vegjeton pa dije dhe moral hyjnor, ashtu si thuhet: “çdo popull meriton qeverin e vet”

Këta individ dhe elita të poseduar nga fryma eusforike gjenerojnë kriza antihumane, që si thamë më sipër nuk vijnë tek turmat nga mallkimi i Zotit, por nga mohimi i Zotit. Pavarësisht se këta e quajnë veten të diturit “ të ndriçuarit ‘’ : “ Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore”. (Jakovi: 3 -15)

Kjo është kriza e vërtet që fryma globaliste e së keqes e ka përhapur në të gjithë globin si një murtajë në këtë brez të “Kohës Së Re”.

Kjo krizë morale, që po gjeneron kriza, shëndetësore, ekonomike, sociale nuk mund të menaxhohet thjesht dhe vetëm me vaksina, apo me paketa ekonomike apo me borxhe bankare, që i varfërojnë njerëzit dhe popujt gjithnjë e më shumë në një rreth vicioz pa dalje duke ju marë edhe kockën, por këto kriza reale apo artificiale zgjidhen me një ndërgjegjësim dhe rikthim tek Krijuesi, Ati i dritave, tek ligji dhe morali hyjnor, që sipas Zotit Jisu Krisht përmblidhet në dy porosi të bashkuara : ”Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde” Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. (Matheu: 27 30)

Në të kundërtën çdo rebelim i mëtejshëm do të shtojë regres të përshkalluar nga vështirësi ekonmike, në uri, inflacion, grabitje deri në konflikt fizik mes njerëzve dhe popujve,ashtu si ka ndodhur përgjatë historisë dhe në shekullin e kaluar me dy luftra botërore.

Krizat morale, sociale ekonomike, shëndetësore sëbashku me fatkeqësitë që ato gjenerojnë nuk janë të rastësishme por duhen parë si shenja apokaliptike që ngjiten në mënyrë spirale drejtë krizave dhe fatkeqësive më të mëdha që do kulmojnë më frikshëm duke treguar se po afron ora kritike në gjykimin përfundimtar të njerëzimit nga Zoti i drejtësisë, Jisu Krishti Biri Perëndisë , Biri i njeriut:”Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar…dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.(Joani :5 -21 -27)

Për këto fatkeqësi, sëmundje,kriza dhe luftra na ka paralajmëruar fjala e Zotit në Shkrimi i Shenjtë: “Do të ngrihet kombi kundër kombit; dhe mbretëria kundër mbretërisë;do të ngjajnë tërmete të mëdha, zi buke dhe murtaja në vende të ndryshme; ” ( Luka ;21 10 -11)

“Dhe kur ai hapi vulën e tretë, dëgjova qenien e tretë e gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko.” Dhe pashë dhe ja, një kalë i zi; dhe ai që e kalëronte kishte një peshore në dorën e tij. Dhe dëgjova një zë në mes të katër qenieve të gjalla duke thënë: “Një shinik gruri për një denar, dhe dy shinik elbi për një denar; dhe mos dëmto vajin, as verën.” Kur ai hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e qenies së katërt të gjallë që thoshte: “Eja dhe shiko.” Dhe unë pashë, dhe ja një kalë i zbehtë; dhe ai që e kalëronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet përmbi një të katërtën e dheut, të vrasin me shpatë dhe me zi buke e me vdekje”.(Zbulesa ;6 5-8)

Sa jemi në kohë sëbashku le ta shërojmë në fillim krizën shpirtërore, morale të këtij brezi me pendim dhe korrigjim moral, jo vetëm në fjalë por me vepra, me frymë solidariteti veçanërisht për njerëzit e varfër që e vuajnë më shumë pasojat e krizës dhe duke hequr dorë nga gënjeshtra, vjedhja, lluksi dhe harxhimet e tepërta dhe mbi të gjtha nga “lakmia që është idhujtari”. (Kolosianëve 3-5)

Vetëm nga një rizgjim dhe ripërtëritje shpirtërore morale në Zotin, me Zotin, mund të shpëtojmë nga përshkallëzimi i krizës globale ekonomike, sociale,shëndetsore, mjedisore që na ka kapluar.

Po ashtu duhet t’ja besojmë më shumë dashurisë dhe providencës  Hyjnore jetët tona, shëndetin, zgjidhjen e problemeve dhe krizave ekonomike dhe çdo vështirësi, sesa njerëzve me pushtet që  duan të shfaqen si shpëtimtar në çdo kohë edhe për çdo gjë, sepse përsëri në Shkrimin e Shenjtë është shkruar: “Tek Prijësit mos shpresoni, as në bijë njerëzish, nga të cilët s’vjen shpëtimi. Lum ai që ka për ndihmë të vet Perëndisë e Jakovit dhe shpresa e të cilit është tek Zoti ( Psalmi 145 3-5).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Ylli Dylgjeri/ Basha, o është politikan koti… o është nga Hoti!

Publikuar

-

Nga

‘Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “non grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “non grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme’, theksoi Basha gjatë intervistës së tij.

Uaaaaaa, e pabesueshme!

Pa i levizur fare asnje fije floku,  pa levizur nga zyra e Tij, pa levizur nga karrigia, kur edhe gazetarja i vjen ne zyre (se ky nuk leviz) thote: Asgje ska ndryshuar! Nderkohe ka mbi  dy muaj që i lëviz gjithshka rreth tij;

LEXO EDHE:  “Shqipëria si në vitin 1997”/ Ish-ambasadori: Pandemia zbehu ndërhyrjen e Europës

LEXO EDHE:  “Shqipëria si në vitin 1997”/ Ish-ambasadori: Pandemia zbehu ndërhyrjen e Europës

leviz antarsia, levizin deputetet, levizin  bashkepuntoret, levizin zyrat,

leviz media, levizin bravat ne PD,

levizin studiot, levizin parate neper analistet e blere,

levizin interesat, leviz shqiperia, levizin shqiptaret ne amerike e kudo…



bota po leviz dhe ky thote prap thote: Asgje nuk leviz!

Gjynah. Lulit i ka vdekur.

Te rroni vete Lulzim.

Marrim pjese ne humbjen tende.

Te rrojme e tju kujtojme.

Varrimi behet me 11 Dhjetor.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mentor Kikia/ Një këshillë për Berishën në prag të Kongresit!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Mentor Kikia

“Foltorja” është një institucion politik tashmë brenda PD-së dhe injorimi nuk mjafton për ta zhbërë. Sali Berisha është në delir për numrin e ndjekësve në bazë dhe numrin e mbështësve në nivelin e “opinionbërës”. Ajo që mbetet për tu parë tani është nëse Berisha do të bëjë një Kuvend apo do të bëjë një Miting të madh, përmbyllës të fushatës së Foltoreve.

Nëse Berisha do të marshojë në 11 Dhjetor, si një fitimtar, pikërisht atëherë PD ka humbur përfundimisht.

Këtë pritet ta mësojmë në datën 11 dhe këtë e ka në dorë vetëm ai. Dhe Kuvendin nga Mitingu nuk e dallon vetëm ana protokollare, por mbi të gjitha vendimet që do të merren.



Besoj se ka vetëm një vendim që do të bëjë ndryshimin, ai i zgjedhjeve të vërteta. A do të shpallë ai një fushatë reale zgjedhore, apo do të zbatojë parimin “topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë”.

LEXO EDHE:  Dy konferenca të njëpasnjëshme/ Rama dhe Meta vijojnë “luftën” ?

LEXO EDHE:  Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi

Nëse Berisha do të vetëshpallet kryetar të shtunën, atëherë të gjithë mbështetësit e tij duhet të kthehen në shtëpi, pa pritur fundin e kuvendit. Nëse ai do të shpallë seriozisht zgjedhje, atëherë unë kam një propozim:

Kandidatët për kryetarë të bëjnë atë që bënë kandidatët për kryetar të Partisë Laburiste, në 1994, Toni Bler, Margaret Beclett dhe John Smith, të cilët iu drejtuan debateve publike televizive për të parashtuar platformat e tyre politike.

Kjo ishte kthesa e madhe që transformoi një parti të lodhur nga qëndrimi në opozitë dhe e çoi drejt pushtetit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

A e bën dot Berisha Reaganin?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga Klodian Tomorri 

Në vitet 80’ SHBA-të ishin bërë praktikisht një vend i majtë. Në gjysmë shekullin e fundit, Shtëpia e Bardhë ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokratët, ndërkohë që në Kongres dominimi i tyre kishte qënë edhe më absolut.

Në qarqet e elites intelektuale amerikane, në ate kohë, mbizotëronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashmë ishte një rryme e parëndësishme në jetën politike. Prova më e fundit ishte dështimi i Barry Goldwater në primaret brenda Partisë Republikane.

Kriza politike e së djathtes dhe monopartitizmi nuk janë ngjashmëria e vetme e Amerikës së viteve ‘80 me Shqipërinë e sotme. Qeverisja e gjatë e së majtes kishte avancuar një sërë politikash, që kishin shkundur jetën sociale të vendit, veçanërisht axhenda gay dhe politikat feministe. Këto ndryshime kishin shkaktuar pakënaqësi të medha tek komunitetet fetare të SHBA-ve.

Nga ana tjeter, taksat e larta dhe shtrëngimi i dares rregullatore kishin mërzitur jo pak eliten koorporatiste amerikane dhe biznesin në teresi. Së fundmi, në atë kohe Shtetet e Bashkuara vuanin nga një kriminalitet i lartë, vecanërisht krimet e natyrës ordinere mbi qytetarët dhe familjet amerikane.

Me pak fjalë, pakënaqësia ndaj qeverisjes të së majtes ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri në atë kohë askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte këtë pakënaqësi në votë popullore.

Në vitin 1975, Ronald Reagan tentoi të siguronte kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë, por humbi në primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund të arrinte t’i siguronte Partisë fitoren. Por 5 vjet më vonë, aktori i dalë në pension u rikthye.

Presidenca e Jimmy Carter kishte qënë problematike. Kriza e ekonomisë amerikane i ishte mbivendosur pakënaqësive të tjera sociale. Reagan arriti të merrte besimin e republikanëve në primare, por mbi të gjitha arriti të siguronte mbështetjen e të gjitha grupeve të rëndësishme të interesit, që ishin të lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe të terrorizuara nga “forcat satanike të liberalizmit”.

LEXO EDHE:  Macron propozon ndërmjetësimin BE-Rusi në Bjellorusi

LEXO EDHE:  Kthimi i Shën Sofisë në xhami/ Vendim arbitrar në dëm të Turqisë në veçanti dhe fesë islame në përgjithësi



Ronald Reagan është ndoshta presidenti më i suksesshëm i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore. Ai arriti t’i jepte fund krizës ekonomike duke e rikthyer ekonominë amerikane në kapacitet të plotë, reduktoi kriminalitetin e brendshëm dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare.

Por arritja më e madhe e presidences se Reaganit ishte se ajo shpëtoi SHBA-të nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Amerikën djathtas. Jo vetëm duke rihapur sërish garën, por duke e detyruar edhe Partinë Demokratike që të zhvendosej me djathtas.

Shqipëria është sot në një situatë identike me atë të SHBA-ve në vitet 80’. Kjo ngjashëri është e dukshme në avancimin e politikave liberale me karakter ateist, që sulmojnë familjen tradicionale.

Së dyti është e dukshme në politikat antibiznes dhe antitreg, që ndryshe nga SHBA-të, në Shqipëri shfaqen përmes crony kapitalizmit dhe kapjes së shtetit.

Po kështu, kriminaliteti dhe korrupsioni janë probleme madhore, që me gjasa do të perkeqesohen më shumë nga mungesa e garës politike. Por ngjashmëria me e madhe është sigurisht ambienti politik.

Me Partine Socialiste prej 12 vitesh në pushtet dhe opozitën në krizë të thellë, Shqipëria po lundron në ujerat e rrezikshem të monopartitizmit. Për një demokraci hibride, ky është rreziku më i madh i mundshëm.

Dhe është një rrezik që dikush do të duhet ta thyejë.

A është Sali Berisha njeriu më i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ndoshta jo. A mundet ai ta bëjeë dot? Ndoshta jo. Por të gjithe ne duhet të shpresojmë që të pakten lëvizja e Berishës të arrijë të shkundë ambientin politik. Përndryshe siç thonë amerikanët “ëe’re all fucked up”. Fundja, kjo është Shqipëria. Reaganet nuk kemi ku t’i gjejmë./CNA.al

LEXO TE PLOTE