Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Po me atë “Lulin” tjetër si do t’ia bëjnë?  

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Po me atë “Lulin” tjetër si do t’ia bëjnë?  

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa analizon situatën në PD, i ka dhënë një leksion të fortë politikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se në 31 vjet pluralizëm në Shqipëri, politika ende nuk ka mësuar se në një vend demokratik duhet të bësh një herë partinë dhe pastaj të zgjedhësh kryetarin.

Por, sipas Patozit, këta duan të zgjedhin një herë kryetarin, që ai pastaj t’u rregullojë apo t’ua bëjë ndoshta nga e para partinë.

Përpiqem t’i kuptoj ata demokratë apo ish-demokratë të mërzitur, që janë ngazëllyer aq shumë dhe kanë nisur të ndjehen gjallë nga rikthimi në fushë i doktorit. Edhe adrenalinën apo motivimin e fortë, që prodhon idea e hakmarrjes për shumicën e tyre, se më në fund po afrohet dita e shpagimit për “besëprerin” Lulzim Basha.

Por e zemë për një çast se do t’u plotësohet ëndrra, ndonëse nuk ka ndonjë shenjë që kryetari me letra i PD ta çojë nëpër mend të dorëzojë çelësat, edhe sikur takimet e Berishës t’i shkojnë në oborrin e selisë.

Puna është se çfarë do bëjnë me atë “Lulin” tjetër, që do vijë pasi ta heqin këtë “liderin e thyer” peng të Edi Ramës. Mbase do ta presin edhe nja 12 vjet të tjera, derisa të binden se ai nuk do ta tradhtojë kurrë doktorin.

Me sa duket, 31 vjet pluralizëm në Shqipëri nuk kanë mjaftuar për të mësuar se në një vend demokratik duhet të bësh një herë partinë dhe pastaj të zgjedhësh kryetarin. Këta duan të zgjedhin një herë kryetarin, që ai pastaj t’u rregullojë apo t’ua bëjë ndoshta nga e para partinë.

Dhe për shkak të këtij keqkuptimi i kanë rënë shkurt, u janë falur të gjithë foltores, njësoj si ata të pafatët në bashkëjetesë, që pasi i provojnë të gjitha, martohen prapë me gruan e parë.”-shkruan Astrit Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga Shqipëria për në Korenë e Jugut/ Audimet për largimin e Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Mediat e huaja kanë përmendur sërish emrin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si një kandidatet potenciale për ambasadore në Korenë e jugut, duke e lidhur këtë aludim edhe me origjinën e saj.

Nga ana tjetër, Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan, që nga dorëheqja e Harry Harris.

“Rreth nëntë muaj në presidencën e tij, Presidenti i SHBA Joe Biden nuk ka emëruar ende një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm në gjeopolitikën e Azisë Lindore”, shkruan The Korea Times.

“Amerika është kthyer, diplomacia është kthyer,” tha Biden në shkurt, duke u distancuar nga paraardhësi i tij Donald Trump, i cili e bëri “Amerika e para” politikën e tij kryesore. Megjithatë mesazhi nuk është zhytur ende pasi rreth gjysma e posteve të ambasadorëve të SHBA-së mbeten ende vakante – me Korenë e Jugut që është një prej tyre.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Basha/S’do ketë zgjedhje as më 18 nëntor, nëse …!

LEXO EDHE:  “Lista e zezë” e Ramës/Basha harron “ngrirjen”, ja reagimi urgjent

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 pozita ishin vakante që nga 4 nëntori.



Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të presidentit Biden janë konfirmuar, që nga koha kur ai mori detyrën.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Biden mori detyrën.

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur për këtë post./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të qeshur e për të qarë”/ Spaho-Bashës: Ia kalon edhe ‘Ali Komikut’

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!!

Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali.



I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.

I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.

PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE