Connect with Us

Kuqezinjtë duhet të kenë kujdes kartonët, ja kush rrezikon të humbasë sfidën me Poloninë

Kombëtare

Kuqezinjtë duhet të kenë kujdes kartonët, ja kush rrezikon të humbasë sfidën me Poloninë

Publikuar

-

Ndeshja e sotme ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit 2022, do të jetë padyshim një sfidë ku çdo futbollist i përfaqësues kuqezi që do të zbresë në fushën e lojës, do të mundohet të japë maksimumin për të siguruar një kualifikim për Kombëtaren shqiptare. Por disa prej lojtarëve duket të jenë pak më të vëmendshëm e të kujdesshëm, për faktin se janë një hap larg pezullimit për takimin e radhës, duelin kundër Polonisë që luhet në “Air Albania”.

Në listën e UEFA-s nga sfidat e mëparshme rezultojnë 7 futbollistë kuqezinj që rrezikojnë pezullimin për sfidën e ardhshme dhe 5 prej tyre mund të shkelin sot në fushë, ndërsa 2 të tjerët mungojnë për dëmtim apo zgjedhje teknike të trajnerit Edi Reja.

Berat Gjimshiti, Sokol Çikalleshi, Endri Çekiçi, Odise Roshi dhe Armando Broja janë 5 futbollistët të cilët nuk duhet të ndëshkohen sot, pasi kanë një të verdhë nga sfidat e mëparshme dhe rrjedhimisht do të mungonin në duelin tjetër.

Ndërkohë, në listë janë edhe Amir Abrashi dhe Ledjan Memushaj, por që të dy mungojnë këtë radhë në grumbullimin e kuqezinjve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Veseli: Për Shqipërinë kam dhënë gjithmonë maksimumin

Publikuar

-

Nga

Në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Anglisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencën për shtyp është shfaqur, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli i cili ka analizuar këtë takim:

“Atmosfera është e mirë deri tani. Do të japim maksimumin, kemi shanse, edhe pse ende jemi të mërzitur pas asaj humbjeje me Poloninë. Edhe në ndeshjen e fundit me Anglinë kemi bërë paraqitje të mire, kemi mbrojtësa që luajnë në Serinë A dhe shpresojmë që të japim maksimumin.



Isha me COVID-19 për dy javë, tani jam me një javë stërvitje. Dy ndeshjet të Kombëtares isha i dëmtuar, më pas e kam treguar edhe në aspektin fizik dhe mental që isha gati. Kam dhënë maksimumin, kemi dhe disa ditë këtu për të treguar veten, jam gati për ndeshjet, sigurisht trajneri vendos për formacionin.

Si grup mund t’ia dalim, nëse punojmë të gjithë bashkë. Duhet të japësh maksimumin që të mos humbasësh dyluftimet një kundër një. E vuajmë mungesën e Gjimshitit si çdo mungesë tjetër, të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë, si në dy ndeshjet e fundit që e zëvendësova unë. Ndikon dhe mungesa e Brojës, çdo lojtar kanë përparuar dhe mund ta zëvendësojmë lehtësisht njëri-tjetrin.”

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare, ndaj Anglisë mungon Armando Broja

Publikuar

-

Nga

cna lajme futboll

Shqipëria ka humbur edhe një pjesë të rëndësishme të organikës së saj, Armando Brojën. Pas mungesave të Rei Manajt, Ivan Balliut, Berat Gjimshitit tani listës i shtohet dhe sulmuesi Armando Broja.

Këtë lajm e ka konfirmuar mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli në konferencën e sotme për shtyp duke deklaruar se edhe Broja do të jetë një mungesë e rëndësishme e kuqezinjve të Edi Rejës. 20-vjeçari është dëmtuar me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës.



Sipas njoftimit zyrtar nga FSHF, Broja pritej të vinte sot në grumbullim me ekipin Kombëtar, por mesa duket ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet ndaj Anglisë më 11 nëntor në “Wembley”, por edhe ndaj Andorrës më 14 nëntor në “AIR Albania”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rikthehet Qazim Laçi: Në Angli shkojmë për rezultat pozitiv

Publikuar

-

Nga

Në prag të ndeshjes të së premtes ndaj Anglisë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, në konferencë për shtyp është shfaqur mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi i cili ka analizuar këtë takim:

“Ndihem mirë, e kalova shumë shpejt dëmtimin. Nga të gjitha anët taktike do të punojmë, kemi një kundërshtar që në të gjitha fazat e lojës është shumë mirë. Do të punojmë shumë për këto ditë që kemi për të marrë maksimumin dhe për të marrë një rezultat pozitiv.



Luajmë ndaj Anglisë, do të jetë një ndeshje e fortë, por dhe ne do të përgatitemi shumë mirë për të marrë rezultat në Uembli. Do të jetë hera e parë që do të luaj, do të kemi emocione sepse kur luajmë me Kombëtaren ne kemi emocion.

Unë ndihem mirë aty ku ndihet dhe trajneri, sepse ai e jep formacionin. Konkurrenca në ekip në këtë nivel dhe Kombëtare që jemi, është ngritur dhe kjo është gjë e mirë për ne. Po përgatitemi për një sfidë të vështirë, po përgatitemi si fizikisht dhe mendërisht.”

LEXO TE PLOTE