Connect with Us

Kriza energjitike/ Ekspertët: Çmimet filluan të rriten në tregun ndërkombëtar para pandemisë

Aktualitet

Kriza energjitike/ Ekspertët: Çmimet filluan të rriten në tregun ndërkombëtar para pandemisë

Publikuar

-

Në Shqipëri po debatohet gjerësisht këto ditë mbi krizën energjitike të paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspertë të sektorit energjitik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombetare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjtik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proçes dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjitik.

Kriza energjitike e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasojë e rritjes së çmimit të gazit në tregun ndërkombëtar, ka nxitur një valë të gjerë debati në qarqet e ekspertëve të fushës dhe ato politike. Në Shqipëri 70-75 të nevojave për energji elektrike prodhohen në vend nga burime hidrike, dhe 25-30% importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane.

Korporata elektroenergjitike shqiptare i tha Zërit të Amerikës se rezervat energjitike të kaskadës në Hidrocentralin më të madh të vendit, në atë të Fierzës, janë ruajtur. Ato janë sa mesatarja shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit dhe se nuk rrezikohen nga prurjet e ulëta, sipas KESH, që janë 60% më pak se mesatarja shumëvjeçare. Bazuar në të dhënat e kësaj korporate, niveli i hidrocentralit të Fierzës është 270.43 metra mbi nivelin e detit nga 296 që është maksimalja, ai i Komanit 170.50 metra nga 176, dhe i Vaut të Dejës 73.30 nga 76 metra, të cilat konsiderohen nga ekspertët kuota normale për sezonin.

Por vëmendja sot qëndron tek importi i energjisë elektrike me çmim disa herë më të lartë, se mesatarja e çmimeve gjatë viteve të fundit. Ekspertët argumentojnë se në tregjet ndërkombëtare, çmimet e energjisë janë rritur si pasojë e rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për prodhimin e saj.

Ata thonë se këto tendenca ishin shfaqur para fillimit të Pandemisë së Covid 19.

Për të qenë realist, në këtë periudhë të vitit ne kemi qenë gjithnjë importues të energjisë elektrike.Dallimi këtë vit nuk është se kishte thatësirë. Vërtet erdhi pak më e fortë se vitet e tjera, por e vërteta është se tregu i jashtëm ka pësuar një ç’balancim të tillë saqë jo vetëm burimet janë vështirë për t’u gjetur, por dhë aty ku gjëndet çmimi i energjisë është i lartë. Marr si shëmbull gazin në tërësi. Ka një rritje të jashtzakonshme të kërkesës në treg. Kina po e dyfishon kërkesën. Kina është një konsumator shumë i madh. Edhe India ka kërkesë shumë të lartë. Brenda Europës të gjitha vendet po zëvendësojnë lëndët energjitike ma bazë karbonin, fosilet. Gjithashtu po zëvendësojnë centralet bërthamore dhe po kalojnë në termocentrale me gaz. Janë politikat ambjentale, janë protokollet e Kiotos, e kështu me rradhë që e diktojnë këtë. BE ka vendosur afate në këtë proçes, 2022 dhe 2035. Të gjitha vendet do të reduktojnë CO2, karbonin. Pra është rritur kërkesa për energji tjetër, konkretisht për gazin”– i tha Zërit të Amerikës Pajtim Bello, ekspert në fushën e energjisë.

Gjergj Bojaxhi, ish drejtues në sektorin energjitik, thotë se importi i energjisë me çmim më të lartë lidhet, jo vetëm me rritjen e çmimit të gazit në rajon dhe Europë, por dhe me mangësitë në marrjen e masave nga strukturat shtetërore në vend, për menaxhimin e krizave të tilla.

Sistemi ynë energjitik është i lidhur me atë ballkanik dhe europian. Të thuash që nuk prekemi nga kriza nuk ëshë e saktë. Por përderisa kjo krizë energjitike për momentin është e përkohshme, mund të jetë dhe vetëm disa muaj, atëherë ka hapësirë për ta mabjtur atë nën kontroll, duke përmirësuar menaxhimin e sektorit energjitik, duke ulur humbjet të cilat janë 22.22%. Humbjet që i njihen nga ERE, OSHE-së janë vetëm 16.5%. Vetëm nëse marrim këtë difenrencë mes humbjeve faktike të OSHE-së, që vjen si shkak i keqmenaxhimit të tyre, dhe humbjeve që njihen nga ERE, ky 6.5% i humbjeve nëse konvertohet në vlerë me çmimet e bursës, që duhet të importohet kjo sasi për kompensim, vetëm për këtë vit deri në fund të tij do shkonte afërsisht 80 milion euro. Kështu që, ja ku i kemi fondet nëse bëjmë një mirmenaxhim të kompanisë për të amortizuar rritjet e çmimit të tregut, të cilat nuk janë 100% e konsumit në vend. Janë maksimumi vetëm 30% i tij” – u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH.

LEXO EDHE:  A do t’i mbijetojë koronavirusit Bashkimi Evropian?

Në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, janë privatizuar 4 hidrocentrale, ai i Shkopetit i Ulzës dhe Bistrica 1 e 2, si dhe janë ndërtuar përmes kontratave konçensionare nga investitorët vendas dhe të huaj mbi 200 hidrocentrale të vegjël, të cilat prodhojnë rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend. Prej tyre, një numër jo i konsiderueshëm kanë fuqi të madhe prodhimi.

Zv. President i Konfindustria Albania, (shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri) Giordano Gorini, një prej investitorëve në hidrocentrale të vegjël, thotë se, kërkesat e vazhdueshme të prodhuesve të energjisë së rinovueshme, drejtuar qeverisë, për hartimin e politikave afatgjata në sektorin e energjisë, nuk janë marë në konsideratë.

Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por politika e qeverisë shqiptare, këto vite ka qenë një politikë veçanërisht komerciale. Ta shpjegoj më mirë: qeveria ka kërkuar që të blejë diferencën e energjisë që konsumohet në vend, nga energjia që prodhohet. Deri tani kjo politikë ka pasur avantazhe sepse i ka lejuar OSHE-së të blejë energjinë me një çmim më të ulët nga ai që shisnin energjinë. Por tani që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë komerciale e emergjencës, është afatshkurtër. Kjo është arsyeja e krizës. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji. Prej 5-6 vitesh Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së rinovueshme ka kërkuar nga qeveria një tryezë teknike së bashku me sipërmarrësit të cilët duhet të investojnë shuma të mëdha, sepse sektori hidro -elektrik kërkon investime me kapitale të fuqishme. Efektet e krizës nuk evitohen sot dhe nesër. Ajo që ne i sugjerojmë me forcë, qeverisë shqiptare është një tryezë negociatash mes sipërmarrësve për të përballuar së bashku këtë krizë” – tha për Zërin e Amerikës, Giordano Gorini, Zv. President për çështje të energjjisë, Konfindustria Albania, shoqatë e industrialistëve italianë në Shqipëri.

Eksperti i sektorit të energjisë Pajtim Bello, thotë se Shqipëria nuk ka siguri energjitike.

Siguria energjtike është si siguri kombëtare. Por nëse një qeveri nuk e ka në koncept këtë, mos prit të marrë masa të tjera, kur ajo merr nga thesi i sigurisë dhe nxjerr jashtë, siç ndodhi me dy hidrocentrale në lumin Mat, dhe dy hidrocentrale në Bistricë, që ishin perla të sistemit energjitik, ndër të parat që janë ndërtuar në Shqipëri. Kaskada e Drinit duhet të mbetet publike. Edhe ajo që do investohet dhe ajo që është, sepse do të rrisë sigurinë. Duke parë që jemi vend i varfër duhet të ketë mbrojtje sociale për popullatën, të mendosh që çmimet e energjisë dhe mund të rriten. Në vend që të marrësh masa sociale e kompenson me këtë prodhim publik”- tha Pajtim Bello, ekspert për çështje të energjisë.

Mjaft ekspertë mendojnë se nuk ka vend për të rritur çmmet e energjisë eletrike për konsumatorët shqiptarë, nëse çmimet e energjisë në tregun ndërkombëtar do të jenë të larta për një periudhë kalimtare duke marrë në konsideratë, sias tyre se ka mjaft hapësira për të përmirësuar dhe menaxhimin e këtij sektori./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Hetimet mbi trazirat e 6 janarit në SHBA/ Gjykata refuzon kërkesën e Trump

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një gjykatëse federale refuzoi kërkesën e ish presidentit amerikan, Donald Trump, për të bllokuar qasjen Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që heton trazirat e 6 janarit të këtij viti në Kapitol, në dokumente të Shtëpisë së Bardhë të kohës kur ai ishte në detyrë.

Gjykatësja, Tanya Chutkan refuzoi të lëshonte një urdhër paraprak të kërkuar nga avokatët e zotit Trump. Zonja Chutkan tha se presidenti Joe Biden ishte “në pozitën më të mirë” për të përcaktuar nëse do të hiqte dorë nga privilegji ekzekutiv për dokumentet e kërkuara nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Në fund të fundit, kjo është një mosmarrëveshje midis një ish presidenti dhe atij aktual”, shkroi ajo. “Dhe Gjykata e Lartë e ka bërë të qartë tashmë se në rrethana të tilla, pikëpamjes së presidentit aktual i jepet peshë më e madhe”.

Zoti Trump “nuk e pranon respektin që i detyrohet” gjykimit të zoti Biden si president aktual, tha gjykatësja Chutkan. Megjithatë, shtoi ajo, “presidentët nuk janë mbretër dhe paditësi nuk është president”.

Arkivi Kombëtar ka thënë se do të dorëzojë të dhënat deri të premten, nëse nuk ka një urdhër gjykate që e ndalon një gjë të tillë. Pak minuta pas publikimit të urdhrit të gjykatëses Chutkan, ish presidenti Trump tha se do të dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Çështja ka të ngjarë të arrijë përfundimisht në Gjykatën e Lartë amerikane.



Presidenti Biden kryesisht hoqi dorë nga privilegji ekzekutiv mbi të dhënat që do t’i jepeshin komisionit, të cilat përfshijnë regjistrat e thirrjeve, skicat e fjalimeve dhe shënimet e mbajtura me dorë nga shefi i atëhershëm i kabinetit të zotit Trump, Mark Meadoës. Ka gjithashtu kopje të pikave të bisedave të zëdhënëses së atëhershme Kayleigh McEnany dhe “një projekt Urdhri Ekzekutiv mbi çështjen e integritetit të zgjedhjeve”, ka thënë Arkivi Kombëtar.

LEXO EDHE:  Kriza greke/ Si ndikon ne Shqiperi dhe rajon

LEXO EDHE:  Kriza e madhe/ Putin: Jemi në prag të katastrofës planetare

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve u formua për të hetuar rrethanat e kryengritjes vdekjeprurëse, në të cilën mbështetësit e ish-presidentit kërkuan të përmbysnin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ish presidenti Trump ka sulmuar vazhdimisht punën e komisionit dhe ka vazhduar me teoritë konspirative të pambështetura rreth zgjedhjeve.

Në padinë e tij për të bllokuar dorëzimin e dokumenteve nga Arkivat Kombëtare ish presidenti Trump e quajti kërkesën komisionit “ekspeditë peshkimi bezdisëse dhe të paligjshme”, e cila “nuk ka të bëjë me asnjë qëllim legjitim legjislativ”. Lejimi i Dhomës që të ketë qasje në të dhënat e tij do të dëmtonte privilegjin ekzekutiv për presidentët e ardhshëm, argumentuan avokatët e zoti Trump.

Gjykatësja Chutkan tha se “interesi publik qëndron në lejimin – jo urdhërimin – e vullnetit të kombinuar të degëve legjislative dhe ekzekutive të pushtetit për të studiuar ngjarjet që çuan në dhe ndodhën më 6 janar, dhe për të shqyrtuar legjislacionin që do të parandalonte përsëritjen e ngjarjeve të tilla”.

Ligjvënësi Bennie Thompson, që kryeson komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve, i tha rrjetit CNN se vendimi i gjykatëses Chutkan ishte “një punë e madhe” dhe tha se zoti Trump duhet t’i jap fund sjelljes si një “çun i llastuar”./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga arratia Llalla tenton të sfidojë drejtësinë/ Gjykata e Posaçme i tregon vendin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili kishte kërkuar pezullimin e vendimit për dënimin e tij.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe i janë konfiskuar disa pasuri.



Ndërkohë nga 8 tetori, Llalla u shpall nga SPAK zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, pasi Policia e Tiranës nuk e gjeti atë brenda vendit, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

LEXO EDHE:  Artan Fuga zbulon prapaskenat e krizës/ Tregon rrugën e zgjidhjes

LEXO EDHE:  135 milionë euro investime në sektorin e banimit/ Programi i përbashkët për efiçiencën energjetike në Ballkanin Perëndimor

Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë  Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se “nuk e dinin se ku ndodhej”. Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk bëhet ende e ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilët fëmijë duhet të vaksinohen kundër COVID?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë informacion në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, kategoritë dhe vaksinat që duhet të marrin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se “Me këtë informacion të dobishëm për kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen ndaj Covid-19, ju ftoj të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.  Ekipet tona mjekësore janë në shërbim çdo ditë të javës në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqendruar.

Rekomandohet vaksinim i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe të gjithë grupmoshës 16-18-vjeç në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Legalistët kërkojnë ndryshim të sistemit

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Majlinda Bregut/ Shqipëria si në ’97?



Vaksina merret përkundër një karte identiteti, ndërsa fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me prindin apo kujdestarin e tyre. Për kategorinë deri në 18 vjeç aplikohet vaksina Pfizer./CNA.al

LEXO TE PLOTE