Connect with Us

Konfliktohen me hajdutët/ Plagosen me thikë babë e bir

Kronika

Konfliktohen me hajdutët/ Plagosen me thikë babë e bir

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku babë e birë janë paraqitur në spital të plagosur me thikë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 180 bimë narkotike, që dyshohet se kultivoheshin nga babë e bir.

Policia ka zbardhur detaje duke treguar se dy shtetasit janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

LEXO EDHE:  Policia hedh gaz lotsjellës/ Basha ia merr këngës

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve“, njofton policia./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr pranë burgut të grave në Tiranë/ Shkrumbohet banesa

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një banesë pranë burgut të grave në Tiranë  është përfshirë nga flakët

Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.



“Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” /E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Njihej si përdorues i lëndëve narkotike/ Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Maliq

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 39 vjeçar me inicialet A.L, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Maliq.

Sipas të dhënave të para nga policia, viktima I cili jetonte I vetëm, njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Maliq/Informacion paraprak



Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:  Policia hedh gaz lotsjellës/ Basha ia merr këngës

LEXO EDHE:  Tiranë/Kanosi me armë kamarieren, arrestohet nga policia

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalonte 39 mijë euro të padeklaruara/ Sekuestrohet pajisja e Bitcoin në Morinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Gjatë kontrollit nga policia në Morinë është sekuestruar edhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Makineria është gjetur në makinën e B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me pajisjen janë sekuestruar edhe 39 mijë euro të padeklaruara.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.



Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE