Connect with Us

“Kam parë një djalë që qëndron në baltë”! Presidenti dhe trajneri i Ferencvaros flasin për Uzunin: Nuk të thotë kurrë JO

Sport

“Kam parë një djalë që qëndron në baltë”! Presidenti dhe trajneri i Ferencvaros flasin për Uzunin: Nuk të thotë kurrë JO

Publikuar

-

Përpara ndeshjes që do të zhvillohet mes Hungarisë dhe Shqipërisë, te Ferencvarosh do ta shohin me shumë kërshëri për faktin se Myrto Uzuni do t’i rikthehet si kundërshtar. Nga njëri krahë është sulmuesi shqiptar dhe në tjetrin është mbrojtësi i Ferencvaros, Endre Botka. Përpara kësaj përballje ka folur presidenti i klubit hungarez dhe trajneri i saj, Stoger.

Presidenti i ekipit, Gabor Kubatov, ka kujtuar fotografinë që ka bërë jehonën e rrjeteve sociale teksa Myrto Uzuni stërvitej mes baltës. “Ne kemi parë një fotografi të këtij djali kur ishte 16 vjeç, që qëndronte në mes të baltës. Ka luajtur në atë fushë dhe unë i kam kërkuar foton. Natyrisht një djalë i tillë që nuk është stërvitur në bar artificial dhe në fushat më të mira, nuk dëshiron të kthehet pas, por të shpërthejë dhe të bëjë gjithçka mundet për të shijuar fitoren”, u shpreh Kubatov.

Nga krahu tjetër, trajneri Stoger nuk i kursen lëvdatat për Uzunin, megjithëse nga krahu tjetër është edhe mbrojtësi i tij, Botka. “Le ta nisim me Uzunin. Para se të vija këtu si trajner, kam parë disa video të ekipit. Uzuni ishte aty dhe nuk ka hequr kurrë dorë për asnjë moment, nuk u ndal. Tani mund ta shoh nga afër dhe mentaliteti i tij mbart gjithçka. Te Ferencvaros nuk kishte një stërvitje të vetme që nuk do të digjej dhe unë nuk e mbyllja deri në momentin që t’i kishe dhënë të gjitha në fushën e lojës.

Por nuk kujtoj një stërvijte të vetme që Uzuni të thoshte: “Mister, le ta mbyllim, është shumë e vështirë, mjaft tani”. Dëshiron më shumë dhe kërkon përmirësim gjithmonë. Nga ana tjetër Botka është gjithashtu shembullor. Mund të vendoset në disa pozicione në mbrojtje, por është më efektiv në anën e djathtë. Një lojtar i ashpër dhe që i dëshiron shumë duelet fizike, përfshihet me guxim në përplasje.  Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, natyrisht, unë e shikoj ndeshje mes Endre Botkës dhe Myrto Uzunit me sy të ndryshëm, pyes veten se cila do të dalë fituese nga dueli”, u shpreh Stoger.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Interi lëviz në merkato, mund të marrë sulmuesin e Sassuolos që në janar

Publikuar

-

Nga

Rikthehet interesimi i Interit për Giacomo Raspadorin. Pasi e kërkoi në verë, Beppe Marotta është rikthyer në aksion dhe tashmë duket se ekzistojnë të gjitha mundësitë që sulmuesi i Sassuolos të vishet zikaltër që në janar.

Pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar, kampionati aktual nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për sulmuesin e ri, që me trajnerin Dionisi po vuan për të gjetur hapësira në formacion.

Administratori i deleguar i Interit ka filluar bisedimet me drejtorin e përgjithshëm të Sassuolos, Giovanni Carnevali, dhe tratativa mund të finalizohet me sukses që në janar, ndonëse klubi e vlerëson 40 milion euro kartonin e lojtarit.



Zikaltërit synojnë ta marrin në formë huaje dhe më pas të përdorin si shkëmbim lojtarë të rinj si Agoume, Mulattieri, Satriano apo Pirola për të ulur çmimin.

Kjo ide i pëlqen Simone Inzaghit, ndërsa sulmuesi i ri është i gatshëm që të provojë fatin në një klub të madh.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu mbaron pushimet, skuadra kthehet në Korçë me 3 mungesa

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu ka përfituar nga ndeshjet e kombëtareve për të lënë pushim dy ditë futbollistët. Trajneri Migen Memelli pritet të nisë sot nga puna, me grupin që do rikthehet në Korçë për të përgatitur ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Korçarët presin Bylis në 17 nëntor, me sfidën e parë që ka përfunduar 1-1 në Ballsh. Gjatë përgatitjeve për këtë duel, Memelli nuk do ketë tre lojtarë. Vangjeli është grumbulluar nga U-21 i Shqipërisë, teksa te moshat e Kosovës janë Bajrami dhe Sadriu.



Kujtojmë se për javën e tetë të Superligës, Skënderbeu mposhti 2-1 në Korçë Kukësin, duke i dhënë një qetësi skuadrës në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Rinovim dhe rritje page, Milani gati të “blindojë” Piolin

Publikuar

-

Nga

Milani e ka nisur në mënyrën me të mirë të mundshme kampionatin në Itali, teksa mbajnë kryesimin e renditjes së bashku me Napolin, në kuotë të barabartë pikësh.

Kjo ecuri pozitive e kuqezinjve është padyshim meritë e trajnerit Stefano Pioli. Për këtë arsye, drejtuesit të kënaqur me punën e bërë nga trajneri deri tani, kanë menduar t’i bëjnë atij një dhuratë.



Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, te Milani kanë menduar t’i rinovojnë kontratën Piolit deri në vitin 2024. Madje përveç rinovimit, teknikut 56-vjeçar do i rritet edhe paga, të cilën aktualisht e ka 2 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE