Connect with Us

Fshihte kokainë në piceri/ Zbulohet aktiviteti kriminal i dy të rinjve në Tiranë

Kronika

Fshihte kokainë në piceri/ Zbulohet aktiviteti kriminal i dy të rinjve në Tiranë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Policia ka kapur në flagrancë shtetasin L.N, 24 vjeç pasi shfrytëzonte picerinë për fshehjen e lëndëve narkotike.

Pasi e ndante në doza, 24 vjeçari e shpërndante lëndën duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Ndërsa bashkëshjetuesja e tij është proceduar penalisht pasi fshihte lëndën narkotike. Gjatë kontrollit u gjetën sasi lëndësh narkotike të llojit kokainë, kanabis dhe  një peshore elektronike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr pranë burgut të grave në Tiranë/ Shkrumbohet banesa

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një banesë pranë burgut të grave në Tiranë  është përfshirë nga flakët

Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.



“Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.” /E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Njihej si përdorues i lëndëve narkotike/ Gjendet i pajetë 39-vjeçari në Maliq

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 39 vjeçar me inicialet A.L, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Maliq.

Sipas të dhënave të para nga policia, viktima I cili jetonte I vetëm, njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Maliq/Informacion paraprak



Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

LEXO EDHE:  U kapën nga kamerat e sigurisë/ Arrestohen autorët e dy vjedhjeve në Shkodër

LEXO EDHE:  Sasi rekord/ Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi në një kontejner me banane

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalonte 39 mijë euro të padeklaruara/ Sekuestrohet pajisja e Bitcoin në Morinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Gjatë kontrollit nga policia në Morinë është sekuestruar edhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Makineria është gjetur në makinën e B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Bashkë me pajisjen janë sekuestruar edhe 39 mijë euro të padeklaruara.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.



Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE