Connect with Us

E kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale / E pëson keq i riu në Durrës

Kronika

E kërcënonte se do t’i publikonte fotot intime në rrjetet sociale / E pëson keq i riu në Durrës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 26 vjeçar , i shpallur në kërkim është arrestuar pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase se do t’i publikontre fotot intime në rrjtete sociale.

26 vjeçari në këmbim i kërkonte shtetases para.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pagesa e fundit”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori  i Hetimit të Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga 26 vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim  pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi vlere monetare.

Strukturat hetimore  të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në  të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Grabitja dhe dhunimi i biznesmenit në Krujë/ Gjykata jep vendimin për autorin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Saimir Kuçin, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar për grabitjen e ndodhur në Nikël në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu.

Kujtojmë këtu se grabitja e Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit.



Autorët që dyshohet se janë më shumë se 2, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tenderi korruptiv i uniformave të Policisë/ Klodiana Lala zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Dosja e tenderit të uniformave të Policisë do të rikthehet sërish në gjykim.

Gjykata e Lartë, sipas gazetares Klodiana Lala, ka  prishur vendimin e  Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 7 të dyshuarit për tenderin e uniformave dhe 1 tjetër në ‘arrest shtëpie’.



Për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar disa zyrtarë mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën një ri, në gjendje kritike drejtuesi i automjetit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Rrugët e qytetit të Durrësit janë përgjakur, mëngjesin e sotëm.

Rreth ores 05.00 të së mërkurës një aksident është regjistruar në aksin Plepa-Romanat.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.



Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë jetë, pasagjeri 23 vjeçar me inicialet G.H, ndërsa drejtuesi I automjetit  ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE