Connect with Us

E bujshme/ Një yll brazilian do të jetë dhurata e parë e arabëve për Newcastle

Sport

E bujshme/ Një yll brazilian do të jetë dhurata e parë e arabëve për Newcastle

Publikuar

-

Newcastle është zyrtarisht në pronësinë e fondit saudit PIF due tashmë ka filluar të mendojë si klub i madh, pasi paratë duket se nuk janë më një problem për “Magpies”.

Prej dy ditësh mediat angleze vijojnë të shtojnë emrat në listën e trajnerëve që do të pasojnë Steve Bruce, ndonëse vetë arabët preferojnë italianin Antonio Conte, që për vetë profilin që ka, do të evidentonte menjëherë ambiciet e mëdha të klubit.

Megjithatë Conte nuk është nga ata që luftojnë për mesin e renditjes dhe para se t’i thotë po rikthimit të tij në Premier League, do të kërkojë garancinë e ndërtimit të një ekipi konkurrues.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit po lëvizin në merkato dhe emri i parë që do të ndezë entuziazmin e tifozërisë, pritet të jetë braziliani Philippe Coutinho, i cili nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe do të mirëpriste një rikthim në Premier League, ku ka kaluar edhe vitet më të bukura të karrierës me fanellën e Liverpoolit.

Braziliani është lehtësisht i arritshëm, pasi Barça mund të pranojë ta “heqë qafe” edhe me një shifër modeste, vetëm për t’u liruar nga paga e tij e lartë, që ka komplikuar jo pak federimin e lojtarëve të tjerë.

Plani i “Magpies” është të ndërhyjnë që në muajin janar për të afruar 3-4 lojtarë dhe për ta pasur më të lehtë ndërtimin e një skuadre konkurruese verën e ardhshme, kur Anglia pritet të jetë sërish “toka e premtuar” e futbollistëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Doka fshin këpucët e Cikalleshit, Bare e ka me Roshin. Kuqezinjtë, në humor para Anglisë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka mbyllur me seancën e sotme stërvitore përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, para udhëtimit drejt Britanisë së Madhe gjatë ditës së premte. Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Reja i cili po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e të premtes në ”Uembli”.

Kuqezinjtë duken në humor para kësaj sfide, edhe pse ajo është e një shkalle vështirësie shumë të lartë. Kjo shfaqej qartësisht në videon e publikuar nga FSHF, ku shiheshin lojtarët që nuk kursenin batutat me njëri-tjetrin edhe mes ushtrimeve të nxemjes.

Që në fillim shfaqej Doka teksa pastronte këpucët e Cikalleshit, nga i cili priten golat kuqezi, ndërsa bare sinjalizonte kameramanin që të filmonte Roshin dhe përgatitjet e tij të veçanta. Gjithçka duket se po shkon mirë dhe për momentin nuk ka njoftime për dëmtime të lojtarëve me përjashtim të atij të Brojës i cili do të mungojë kundër “tre luanëve”.



 

LEXO TE PLOTE

Sport

Laçi prezantohet te Dinamo: Ky është objektivi ynë

Publikuar

-

Nga

Dinamo ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Arbi Laçin. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh i privilegjuar për detyrën e re, por foli dhe për objektivat e klubit.

“Është një privilegj për mua. Falenderoj presidentin për besimin e dhënë. Jam i lumtur që jam këtu. Nuk do të jetë e thjeshtë, më pëlqejnë sfidat dhe e pranova me kënaqësi. Dua të ndihmoj klubin me mundësitë e mia. Kemi punë për të bërë si një familje e madhe”.

“Ky projekt ka nisur nga asgjëja. Qëllimi është ta kthejmë Dinamon në elitë por do kohë dhe përkushtim. Ky projekt do shtrihet ne kohë dhe jam bërë pjesë ë një projekti fitues”.



“Do të punoj për të fituar duke filluar nga moshat. Kam besim tek klubi, tek fanella që mbajnë veshur futbollistët. Ka gjëra për tu përmirësuar. Do na duhet të vrapojmë. Ka nevojë për ndërhyrje, për ecurinë në kampionat dhe për vazhdimësinë në kohë. Kemi nisur të diskutojmë për gjërat që duhen bërë. Nuk ka vend për premtime por është koha për të punuar. Te jesh klub i madh kërkon vëmendje”.

“Përtej diskutimeve kemi një objektiv primar, e cila është ndeshja e radhës. Duke parë gjerat në vazhdimësi do të shohim si do të ecim. Investimi eshë i madh por do të vrapojmë. Duhet të luftojmë me kohën për të kapur kundërshtarët”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kosova zhgënjen sërish, mposhtet në miqësore nga Jordania

Publikuar

-

Nga

Kosova vazhdon të zhgënjejë me formën që po tregon në ndeshjet e fundit, teksa ditën e sotme u mposht në miqësore nga Jordania. Këta të fundit triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrri” me shifrat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Jordanisë, falë golit të shënuar nga Baha Faisal në minutën e 18-të. Në të 86-ën, ishte Hamza Al Daradour, i cili vulosi shifrat në 0-2.



“Dardanët” tregojnë edhr njëherë se po kalojnë moment të vështirë, teksa as pas ndryshimit të trajnerit nuk po arrijnë të kthehen te rezultatet pozitive.

LEXO TE PLOTE