Connect with Us

Donald Trump u rikthehet tubimeve, sondazhet i japin mbështetje

Bota

Donald Trump u rikthehet tubimeve, sondazhet i japin mbështetje

Publikuar

-

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump do të rikthehet këtë të shtunë në Iowa në një tubim të ngjashëm si ato të fushatave në një kohë kur sondazhet i japin një mbështetje në rritje në shtetin ku tradicionalisht nis fushata presidenciale.

Tump deri tani nuk ka bërë të ditur se do të jetë në garë për herë të dytë për Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër ai ka forcuar kontrollin e Partisë Republikane dhe është mburrur se si mund të mposhte rivalët e mundshëm, mes të cilëve dhe guvernatorin e Florida, Ron DeSantis.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump flet për marrëdhenien me yllin e pornografisë

Trump ka vazhduar sulmet ndaj establishmentit të partisë së tij dhe ka akuzuar liderin Republikan në Senat për po ndihmon Demokratët që të rrisin kufirin e borxhit që sipas tij kërcënon ekonominë me katastrofë.

Sipas një sondazhi të fundit, 53% e votuesve në Iowa e shohin Trump si favorit për president ndërsa 91% r shohin atë si kandidat për Republikanët.

Ndërsa republikanët e mbështesin, Demokratët dhe të pavarurit e shohin me pasoja një garim tjetër të mundshëm për President të SHBA./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vrau 3 pacientë/ Denohet me burgim të përjetshëm infermerja japoneze

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ish-inferimiere nga japonia është denuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet se ka vrarë 3 pacientë.

Gjatë gjyqit të saj, ajo ka treguar se kishte vrarë 2 pacientë të moshës 70 dhe 80, pesë vite më parë në një rast që kishte tronditur Japoninë dhe një rast tjetër muajt e fundit, dyshohet se ka qenë shkaktarja e vdekjes së  një 67 vjeçari.



34-vjeçarja Ayumi Kuboki rrëfeu mund të kishte vrarë 20 persona në vetëm dy muaj. Prokurorët kërkuan që ish-infermierja të dënohej me vdekje, por avokati mbrojtës tha se e pandehura vuante nga depresioni për shkak të stresit të shkaktuar nga vdekja e pacientëve të saj.

LEXO EDHE:  Obama ka përgjuar Trump? Ja deklarata shokuese e drejtorit të FBI

LEXO EDHE:  Me impeachment-in, demokratët treguan se Trump e meriton një mandat të dytë

Ajo tronditi gjithashtu me deklaratën që tha para gjykatës se nuk donte që familjarët ta fajësonin për atë që mund ti ndodhte pacientëve të saj kur ishte në detyrë dhe se u ndje e “lehtësuar” kur një nga viktimat e saj vdiq, sipas NHK.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.

Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump konfirmon vdekjen e një udhëheqësi të Al-Qaidas në Jemen

LEXO EDHE:  Presidenti Trump konfirmon vdekjen e një udhëheqësi të Al-Qaidas në Jemen

Kriza energjetike në Evropë rrezikon rreth 2 mijë paga në Kosovë

Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.



Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës.

Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike.

Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.

Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmoi me thikë kalimtarët e rastit/ Raportohen 3 të plagosur në Oslo

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e e rëndë është regjistruar në Olso të Norvegjise.

Një person me thikë ka sulmuar kalimtarë të rastit. Mësohet se agresori është qëlluar nga policia norvegjeze dhe ka humbur jetën brenda një ndërtese. Ai u dërgua me urgjencë ku vdiq pak pas mbërritjes në spital. Policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e sulmuesit dhe ka përjashtuar terrorizimin në lidhje me ngjarjen.

LEXO EDHE:  Studiuesit: Plani i Trumpit vret ekonominë

LEXO EDHE:  Publikohet sondazhi i zgjedhjeve në SHBA/ Trump kryeson në shtetet vendimtare

3 persona kanë mbetur të plagosur pa dhënë me tej informacione sa rëndë është gjëndja e tyre.



Sipas policisë në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një sulm terorrist:

Ne nuk po përjashtojmë ndonjë motiv, por në këtë fazë nuk ka asgjë që të tregojë se është një sulm terrorist,” u tha gazetarëve inspektori i policisë Egil Jorgen Brekke./CNA.al

LEXO TE PLOTE