Connect with Us

Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që ndryshuan historinë e botës

Blog

Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që ndryshuan historinë e botës

Publikuar

-

cna blog

(Pjesa e dytë)

6. Tuneli i Kanalit

I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tuneli i Kanalit lidhi Britaninë e Madhe me kontinentin evropian për herë të parë që nga Epoka Akullnajore. I njohur ndryshe si “Chunnel”, ai përbëhet nga 3 tunele prej betoni që u ndërtuan nga një makineri që peshonte mbi 1.100 tonë.

Sistemi i tunelit 50 km i gjatë që transporton pasagjerë, mallra dhe automjete përfshin një shtrirje nënujore 37 km, më e gjata në botë, me një thellësi mesatare prej 45 metrash nën shtratin e detit. Tuneli i ka dhënë mundësi udhëtarëve në trenat me shpejtësi të lartë “Eurostar” që të udhëtojnë nga Londra në Paris në pak më shumë se 2 orë.

7. Hekurudha Transkontinentale

Kur në lindje të SHBA-së shpërtheu Lufta Civile, në perëndim filloi puna për të ndërtuar një hekurudhë që do të lidhte Shtetet e Bashkuara nga bregu lindor në atë perëndimor. Projekti i autorizuar nga Akti i Hekurudhave të Paqësorit i vitit 1862, dhe i zbatuar nga kompania hekurudhore “Central Pacific”nisi punimet në Sakramento të Kalifornisë, ndërsa kompania hekurudhore “Union Pacific” u zhvendos në Omaha dhe Nebraska.

Ndërsa punëtorët punuan gjatë dimrave të ashpër dhe verërave përvëluese, fuqia punëtore kineze kryesisht emigrante e kompanisë“Central Pacific”pati veçanërisht pjesën më të vështirë për të hapur tunelet nëpër malet e Sierra Nevadës.

Kur projekti përfundoi më në fund në vitin 1869, hekurudha transkontinentale lehtësoi zgjerimin e SHBA-së drejt pjesës perëndimore, duke e shkurtuar kohën e udhëtimit brenda SHBA-së nga disa muaj në më pak se 1 javë.

8. Statuja e Lirisë

Një simbol i miqësisë midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara, Statuja e Lirisë 46 metra e lartë u porosit në vitin 1886. Në Paris, skulptori francez Frederik-August Bartold krijoi fletë të mëdha bakri për të krijuar pjesën e jashtme të statujës, e cila ishte e paketuar në më shumë se 200 arka, të cilat u dërguan me vapor në qytetin e Nju Jorkut.

Gjatë një periudhe 4-mujore, punëtorët bënë bashkë me kujdes pjesët e statujës, e montuan në një piedestal, dhe e vendosën në një skelet prej hekuri dhe çeliku të projektuar nga Eugjen-Emmanuel Violet-le-Dyk dhe Gustav Eifel, projektuesi i Kulës Eifel. Ajo e lejoi statujën të zhvendoset disa herë gjatë erërave të forta.

LEXO EDHE:  Si do të ndikojë izolimi në imunitetin afatgjatë të njerëzve?

9. Digat holandeze për mbrojtjen nga vërshimet e Detit të Veriut

Për shkak se pjesa më e madhe e vendit ndodhen nën nivelin e detit, Holanda është detyruar të ndërtojë kohë pas kohe një sistem digash dhe barrierash për të parandaluar përmbytjet, dhe për të shmangur mundësinë që sipërfaqe të mëdha toke të përmbyten nga Zuiderze, një deltë e cekët buzë Detit të Veriut.

E quajtur nga Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civilë si një nga Shtatë mrekullitë e botës moderne, projekti nisi të zbatohet në vitin 1927 me ndërtimin përgjatë 5 viteve të ardhshme të një dige 19 kilometra të gjatë që mbylli Zuiderze. Më pas për dekada të tjera pati një sërë projektesh të bonifikimit të tokës. Gjatë viteve 1954-1997, u zbatua një projekt tjetër gjigant për të kontrolluar rrjedhat e ujit në grykëderdhjet e lumenjve Rin dhe Meuze.

10. Metrotë e Nju Jorkut dhe Bostonit

Në kushtet kur karrocat me kuaj bllokonin vazhdimisht rrugët e Nju Jorkut dhe Bostonit, dhe kur trenat shpërndanin blozë mbi fytyrat e këmbësorëve, drejtuesit e këtyre 2 qyteteve kërkuan një alternativë transporti, e cila të ishte më e shpejtë dhe më e pastër.

Ata iu drejtuan një zgjidhjeje radikale, udhëtimit nëntokësor me tren, të cilin shumë amerikanë e konsideruan si jo-praktik dhe të rrezikshëm. Bostoni e hapi metronë e parë në SHBA në vitin 1897. Nju Jorku ndoqi të njëjtin shembull 7 vjet më vonë. Të dy qytetet përdorën një metodë ndërtimi të tillë që të minimizonte prishjen e jetës normale të qytetit.

Teksa metroja e parë në botë, ajo e Londrës, përdorte ende lokomotiva me avull, sistemet amerikane ndryshonin në përdorimin e trenave me energji elektrike. Këto metro nxitën shumë zhvillimin e Bostonit, Nju Jorkut por edhe qyteteve të tjera që ndoqën më pas të njëjtin shembull./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

Dhjetë mrekullitë më të mëdha inxhinierike, që e ndryshuan historinë e botës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

Lidershipi i SHBA-së, jetik për të shmangur valën e re të dhunës në Ballkan

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Security”

Viti i ardhshëm do të shënojë 30 vjetorin, që kur Shtetet e Bashkuara e njohën Bosnje Hercegovinën si një shtet të pavarur dhe sovran. Ushtria e dominuar nga serbët e Jugosllavisë në shpërbërje e sipër, kishin nisur tashmë luftën kundër shpalljes së pavarësisë nga Kroacia, si dhe kishte nisur të sulmonte Bosnjën.

Konflikti u bë shndërrua një nga luftërat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të Jugosllavisë. Në fund, SHBA-ja ndihmoi në sigurimin e paqes në Bosnje nëpërmjet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Të njëjtën gjë Amerika bëri edhe në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Rambujesë, e cila i dha fund konfliktit me serbët.

Me njohjen e mëvonshme të Malit të Zi dhe Kosovës, SHBA-ja e zgjeroi patronazhin e saj diplomatik në gati gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ndërsa Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në favor të lidershipit të Bashkimit Evropian në rajon, dhe teksa BE-ja e ka ndalur tashmë zgjerimin e saj të mëtejshëm, forcat nacionaliste serbe që dikur nxitën konfliktet e dhunshme, janë duke u bërë sërish shumë aktive.

Ndaj është koha që Uashingtoni ta cilësojë si prioritare këtë çështje,dhe të ndërhyjë si për të ruajtur trashëgiminë e saj, ashtu edhe për të ndihmuar në përkrahjen e perspektivave të paqes së përhershme në Evropë. Përfaqësuesi i ri i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Kristian Shmid, sapo e ka paralajmëruar OKB-në për kërcënimin “shumë real” të një konflikt të ri në këtë vend.

Por në rrezik është i gjithë rajoni, dhe shkaktari është sërish një ideologji nacionaliste serbe e ringjallur. Ndërhyrjet politike dhe ushtarake në kohën e duhur në të kaluarën e afërt të rajonit,e kanë vërtetuar rëndësinë e një qasjeje pro-aktive perëndimore.

Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 i dha fund gjenocidit në Bosnje, fushata më e keqe e mizorive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave jugosllave dhe serbe, i dha fund spastrimit etnik, dhe tentativës për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa ndërhyrjet e udhëhequra nga SHBA-ja në dekadën e fundit të shekullit XX-të sollën fundin e armiqësive, perspektivat e integrimit të rajonit në NATO dhe BE, u bënë realiste, dhe shtetet krijuan një axhendë ambicioze, për t’i transformuar vendet e tyre në demokraci liberale.

Ato shënuan një përparim të jashtëzakonshëm, veçanërisht në dekadën e parë të këtij shekulli. Por sot zgjerimi i BE-së ka ngecur në vend, duke e reduktuar ndikimin e Brukselit, dhe duke zbehur motivimin e liderëve në rajon për të zhvilluar dhe reformuar vendet e tyre. Madje kjo mund të çojë në një konflikt të ripëtërirë.

Mungesa e një angazhimi konkret dhe të përafërt në kohë për anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, e ka inkurajuar Serbinë të ndërmarrë një agresion të ri në rajon, teksa e ka lehtësuar zgjerimin e ndikimin dashakeq ekonomik dhe ushtarak të Rusisë dhe Kinës .

Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, janë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të një regjimi revanshist në Serbi, që rrezikon gjithashtu angazhimet e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Gati 3 dekada pas luftërave që shkatërruan rajonin, lidershipi i SHBA-së në rajon është më i nevojshëm tani se kurrë më parë. Ideologjia e djeshme nacionaliste e “Serbisë së Madhe”, e cila i parapriu Luftës së Parë Botërore, dhe që mbështeti gjenocidin dhe spastrimin etnik të luftërave më të fundit në ish-Jugosllavi, është shndërruar në “Srpski Svet” ose “Bota Serbe”, siç artikulohet nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin në një fjalim të rë mbajtur në korrik në praninë e presidentit serb Aleksandar Vucic.

Sipas Vulin, detyra e gjeneratës aktuale politike është të krijojë një “botë serbe”, që do të bashkonte të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë ata. Ndërkohë pak ditë më vonë, ai u përpoq të tërhiqej, duke thënë se “Serbia do të bashkohet në mënyrë paqësore… kur këtë ta lejojnë kushtet”, duke e krahasuar me ribashkimin e Gjermanisë.

Por një nga synimet kryesore të kësaj fushate është ndarja e përhershme e Bosnjës përmes shkëputjes së entitetit Republika Srpska (RS) të dominuar nga serbët . Po kështu, ajo është një sulm direkt ndaj sovranitetit të Kosovës dhe Malit të Zi, ku secila ka një popullsi të konsiderueshme të serbëve etnikë.

LEXO EDHE:  Psikologjia e nostalgjisë/ Pse ndiejmë një dëshirë të madhe për të kaluarën?

LEXO EDHE:  Si do të ndikojë izolimi në imunitetin afatgjatë të njerëzve?



Në rastin e Kosovës, kjo nënkupton refuzim të përhershëm të sovranitetit të Kosovës dhe/ose ambicien e Serbisë për ndarjen e veriut të vendit. Për Malin e Zi, kjo qasje do të thotë një ndërhyrje (ndikim) aktive dhe të vazhdueshme politik të Beogradit në punët e brendshme të Podgoricës.

Në Bosnje, anëtari serb i presidencës federale boshnjake, Milorad Dodik, po drejton prej muajsh një fushatë bojkotimi dhe sabotimi të institucioneve shtetërore. Kjo sjellje pason miratimin e një ligji që kriminalizon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Dodik kërcënon hapur me dhunë, dhe po përshpejton hapat e tij drejt shkëputjes së entitetit serb nga Bosnje Hercegovina. Ndërkohë, Beogradi po sfidon me forcë ekzistencën e Kosovës, një vend i pavarur që nga viti 2008, duke mbështetur në mënyrë aktive ndarjen e veriut të vendit afër kufirit nga pjesa tjetër e Kosovës, dhe duke ndërmarrë hapa për të ndarë serbët e Kosovës nga institucionet e Kosovës që synojnë t’i përfaqësojnë ato.

Për shembull vetëm muajin e kaluar, Beogradi vendosi të refuzojë një marrëveshje mbi targave,të cilën BE-ja e kishte negociuar mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011 dhe që e kishte ndryshuar në vitin 2016. Kosova e zbatoi marrëveshjen, duke kërkuar masa reciproke për targat serbe që hyjnë në Kosovë.

Por Serbia u kundërpërgjigj duke vendosur tanke, avionë luftarakë dhe mjete të blinduara në afërsi të kufirit të Kosovës. Kërcënimi i hapur i Serbisë për luftë kundër Kosovës ishte alarmant, por jo befasues. Përshkallëzimi në rritje i tensioneve nga Serbia në rajon, ka qenë i qëndrueshëm dhe në rritje.

Beogradi është duke e testuar vendosmërisë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon. Sa herë që destabilizimi i tij lihet i pakontrolluar, regjimi i Vucic inkurajohet të vazhdojë me fushatën e tij të destabilizimit. Ndërhyrja serbe në Mal të Zi ka dy qëllime të dukshme:të sfidojë karakterin qytetar të vendit si një shtet etnikisht i larmishëm, dhe të ndryshojë orientimin strategjik të politikës së jashtme.

Me një popullsi të përbërë nga 45 për qind malazezë, 29 për qind serbë, 8.65 për qind boshnjakë dhe 4.9 për qind shqiptarë, Mali i Zi mund të përparojë vetëm si një shoqëri multietnike, e hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Tani në krye të këtij vendi, janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe të ardhmes së tij në BE. Fronti Demokratik, partneri më i madh i koalicionit në qeverinë aktuale malazeze, është një mbështetës i vendosur i politikës hegjemoniste serbe në rajon.

Ai e ka mohuar disa herë publikisht gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë, pavarësisht njohjes së mizorive nga qeveria dhe parlamenti i mëparshëm, teksa i ka bërë thirrje qeverisë të heqë sanksionet kundër Rusisë, ta tërheqë Malin e Zi nga NATO, dhe të anulojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin aleatët e tyre demokratë në rajon, kundër një hegjemoni rajonal në rritje e sipër. Përgjigja e SHBA-së ndaj Serbisë, është një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar një regjim të paqëndrueshëm, autokratik, që është sot një mjet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

US Leadership Matters to Avoid New Violence in the Balkans

LEXO TE PLOTE

Blog

Si është zakonisht një ditë normale pune e presidentit të SHBA-së?

Publikuar

-

Nga

Nga Paula Schaap “Live Science”

Presidentët amerikanë janë me sa duket kudo. Ata bëjnë fushatë për veten e tyre dhe politikanët me të cilët ndajnë të njëjtat ide, duke promovuar axhendën e tyre mes publikut dhe Kongresit, madje edhe duke pritur ekipe sportive fituese në Shtëpinë e Bardhë. Atëherë, çfarë bën saktësisht presidenti amerikan gjatë gjithë ditës?

Të qenit president i Amerikës nuk ka të bëjë vetëm me fjalimet publike dhe takimet ceremoniale me liderë të huaj. Por edhe me drejtimin e përditshëm të një aparati të cilin Terri Sallivan, drejtor ekzekutiv i Projektit të Tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë, një organizatë jopartiake që ndihmon në vendosjen e administratave të reja presidenciale, e përshkroi si më të madh dhe më me ndikim se sa roli i drejtuesit të një kompanie e madhe globale.

Një mënyrë për të vlerësuar punën e tij, është të matet sa orë në ditë punon komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane. Gjatë dekadave të fundit, presidentët kanë nisur thuajse menjëherë të punojnë më shumë sesa në ditën e parë të inaugurimit në detyrë, thotë Sallivan, që është gjithashtu pjesëtar i stafit akademik në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Në një grup të dhënash të papublikuara dhe të mbledhura nga vetë Sallivan në 100 ditët e para të presidencave të Duajt Ajzenhauer dhe deri tek Xhorxh H.W.Bush, ose ngaviti 1953 deri në vitin 1993, çdo president pa që dita e tij e punës të zgjatej me rreth 10 për qind nga dita e parë dhe deri në ditën e 100-të.

“Madje edhe presidenti Xhimi Karter kishte një ditë jashtëzakonisht të gjatë (mesatarisht 17.4 orë), dhe që zgjati 8 për qind më shumë nga dita e tij e parë në atë të100-ën në detyrë”- thotë Sallivan. Pra, nëse presidentët po e rrisnin me shpejtësi numrin e orëve të punës, për çfarë e shpenzojnë ata kohën?

Përgjigja:Ata shpenzojnë më shumë nga koha e tyre pikërisht mbi atë që shumë njerëz mendojnë se duhet të bëjë një president. Për shembull ​​të shërbejë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, dhe të shpenzojnë më pak kohë mbi çështjet me të cilat merren partitë politike.

Mesatarisht, rreth 35 për qind e orëve të presidentit i kushtoheshin roleve unike që ngarkon kjo detyrë, përfshirë ato të komandantit të përgjithshëm, apo kreut të forcave të armatosura,siç autorizohet nga Kushtetuta e SHBA-së, dhe si kry e-diplomat i vendit.

31 për qind e pjesës tjetër të kohës kur presidenti është zgjuar përfshinin detyra legjislative si takimi me udhëheqësit e Kongresit dhe nënshkrimin e projektligjeve, menaxhimin e Shtëpisë së Bardhë, pra mbikëqyrje të punës së shefit të stafit të emëruar nga ai vetë dhe ndihmësve të tjerë të nivelit të lartë.

Sallivan thotë se vetëm rreth 1.4 për qind e aktiviteteve ditore, i kushtohen menaxhimit ekonomik, dhe kjo ndoshta sepse ky rol u delegohet shpesh ekspertëve të fushës. Ndërkohë, rreth 9 për qind e kohës së presidentit shpenzohet në detyra që lidhen me udhëheqjen e partisë së tij politike dhe me komunikimet publike përfundon analiza e Sullivan.

Pjesa e mbetur e ditës së presidentit ndahej midis udhëtimeve dhe jetës private.

Cilido që është kurioz mbi mënyrën se si presidentët kanë kaluar një ditë të caktuar gjatë shekullit të kaluar, mund ta mësojnë atë lehtësisht, për sa kohë që ka qasje në internet. Duke filluar që nga mandati i parë i Frenklin Ruzvelt në vitin 1933, presidentët kanë mbajtur atë që njihet tani si “axhenda ditore”, dhe shumica e tyre mund të gjenden në internet

LEXO EDHE:  Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian

LEXO EDHE:  Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian



në biblioteka të ndryshme presidenciale, thotë Xhon Uollej, bashkë-drejtor i Projektit të Presidencës Amerikane në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara (UCSB).

Këto axhenda u japin një informacion shumë të hollësishëm mbi atë që ka bërë presidenti, në krahasim me orarin e ngjarjeve kryesore të publikuara për shtypin dhe publikun. Axhendat e presidentëve të dekadave të fundit janë koleksionuar nga stafi i Arkivave Kombëtare, i autorizuar nga Akti i Regjistrimeve Presidenciale të vitit 1978, dhe nga burime që përfshijnë orarin ditor të presidentit, regjistrat e Shërbimit Sekret, dhe shënimet nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, sipas Shoqatës së Historisë të Shtëpisë së Bardhë.

Për shembull,më 2 korrik 1964, presidenti i kohës Lindon B.Xhonson e nisi ditën e tij në orën 9 të mëngjesit duke ngrënë mëngjes me gruan e tij Ledi Xhonson, sipas axhendës së asaj dite, të arkivuar nga biblioteka presidenciale LBJ. Po gjatë asaj dite presidenti firmosi disa projektligjeve, zhvilloi takime me ligjvënësit, ambasadorët dhe kabinetin e tij.

Aty madje ka një hyrje që thotë se Xhonson i dërgoi një shënim të shkruar me dorë vajzës së tij Lusit për ditëlindjen e saj të 17-të. Deri në orën 6:45 të pasdites të saj dite, Xhonson nënshkroi një nga ligjet më të rëndësishme të SHBA-së në shekullin XX:Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964.

Në mesin e shumë figurave historike, i pranishëm ishte edhe pastori i njohur Martin Luter King Jr, teksa shënimet përmbajnë listën e detajuar të të ftuarve dhe fotografitë zyrtare. Ajo ditë nuk mbaroi derisa Xhonson ra në gjumë pasi lexoi gazetat në avionin presidencial rrugës për në fermën e tij në Teksas, në orën 22:46 të mbrëmjes.

Megjithatë, axhenda ditore ka kufizimet e veta. Nganjëherë, për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare, të dhënat mund të jenë të paqarta mbi atë që ka ndodhur në një takim të caktuar. Ose lista e njerëzve që morën pjesë në një takim mund të mos jetë e plotë, edhe pse kjo ndodh zakonisht për shkak të një gabimi.

Por në përgjithësi, axhenda e përditshme është një “minierë ari” e të dhënave që nuk do t’i kemi kurrë për shumicën e presidentëve historikë. Ata që kërkojnë për aktivitetet e përditshme të presidentëve të viteve të mëparshme të vendit mund t`u duhet të hyjnë në librat e historisë, apo nëse janë të interesuar për materiale origjinale, të vizitojnë arkivat.

Për shembull, Xhorxh Washington mbante axhendë, disa prej të cilave, së bashku me korrespondencën dhe dokumentet financiare, ndodhen në Bibliotekën e Kongresit. Mostrat e tyre janë në dispozicion në internet. Por me që ato ishin të shkruara me dorë, deshifrimi i tyre nga kopjet e dixhitalizuara mund të jetë jo pak sfidues.

Të gjithë presidentët, pavarësisht nga rrethanat që trashëgojnë apo përballen gjatë administratave të tyre, kanë forca të qëndrueshme që formësojnë ditët e tyre. Dy presidentëtë kohës së luftës, Ajzenauer gjatë Luftës së Koresë dhe Riçard Nikson gjatë Luftës së Vietnamit, nuk e ndryshuan kohën që kalonin në detyrën e komandantit të përgjithshëm. Por kur ndodhi kriza e Gjirit të Derrave gjatë 100 ditëve të para të administratës së Xhon F.Kenedit, u dyfishua vëmendja e tij ndaj detyrave ushtarake.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.livescience.com/what-does-president-do-all-day

LEXO TE PLOTE

Blog

A kemi të gjithë gjene mbretërore?/ Statisticenët mendojnë se kjo është thuajse e sigurt

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive në BBC “Who do you think you are?” (Kush mendon se je?), kanë parë me shumë interes teksa të ftuarit nga të gjitha sferat e jetës publike, zbulojnë fakte befasuese mbi trashëgiminë e tyre gjenetike.

Personazhet e njohura që ftohen në këtë program, marrin shpesh vlerësimet më të larta, pasi shumë njerëz janë vërtet kureshtarë të dinë se kush ka gjene mbretërore dhe linja gjenetike që prodhojnë njerëz të pasur, të famshëm dhe të talentuar.

Në një episod të fundit të këtij shou, komediani anglez Xhosh Uikomb zbuloi për habinë e tij, se ai kishte lidhje gjenetike me Eduardin I, që ishte mbreti i Anglisë nga viti 1272 deri në vdekjen e tij në vitin 1307.

Ashtu si shumica e të tjerëve që kanë zbuluar se janë pasardhës nga mbretërit dhe mbretëreshat, edhe Uidikomb nuk e kishte idenë se ishte i lidhur me një figurë kaq të njohur të historisë britanike.

Dhe ai është vetëm njëri prej vipa-ve që kanë gjene mbretërore dhe që janë të lidhur gjenetikisht me mbretërit dhe mbretëreshat e lashta. Për shembull, aktori Deni Dajer zbuloi kohët e fundit se e kishte prejardhjen nga Eduardi III. Ndërkohë, komedianit dhe aktori Aleksandër Armstrong zbuloi se ishte pasardhës i Uilliam Pushtuesit.

Dhe ashtu si Uidikomb, edhe moderatori Metju Pinsent zbuloi se ai është një i afërm i largët i Eduardit I. A është e gjitha kjo thjesht një rastësi mbresëlënëse? Apo do të thotë diçka për gjenetikën e atyre që kërkojnë famë apo pasuri, pavarësisht nga puna që bëjnë?

Në fakt, kjo nuk është as një rastësi e çuditshme dhe as një argument për determinizmin gjenetik. Në fakt kjo zbulon se sa më larg në kohë të kërkojë një njeri me prejardhje evropiane, aq më shumë gjasa ka që të gjejë lidhje gjenetike me një mbret apo mbretëreshë të lashtë evropiane.

Në një moment të caktuar, probabilitetet rriten aq shumë, sa gjasat për të gjetur një lidhje gjenetike me familjen mbretërore arrijnë në 100 për qind. Prandaj vipat e lartpërmendur

nuk janë aspak unikë. Ata janë të lidhur me familje mbretërore, pasi të gjithë kanë në një farë mase gjene mbretërore, pavarësisht nëse kjo lidhje zbulohet apo jo gjatë kërkimeve të organizuara të prejardhjes gjenetike.

Ekspertët e gjenealogjisë e dinë se gjetja e një lidhjeje gjenetike me familjen mbretërore nuk është asgjë e jashtëzakonshme. “Kjo nuk është aq e pazakontë”- thotë Graham Holton, profesor i gjenealogjisë nga Universiteti i Stratklajd në Gllasgou për BBC News. Vetë Holton rezulton se ka lidhje gjenetike me Eduardin I, një tipar që ai vlerëson se e ndajnë deri në 2 milionë njerëz të gjallë.

Përpjekjet për të gjurmuar linjat e gjakut mund t’i vërtetojnë ndonjëherë këto lidhje, por jo gjithmonë. Linjat mbretërore priren të jenë disi më të lehta për t’u hartuar, pasi të dhënat e lindjeve dhe vdekjeve aristokratike kanë më shumë gjasa të jenë gjurmuar dhe ruajtur për periudha të gjata kohore.

Por edhe këtu mund të ekzistojë një pasiguri e madhe, pasi lidhjet jashtëmartesore dhe lojërat e tjera të elitës dhe të pushtetshmit,sillnin shpesh lindjen e fëmijëve që nuk njiheshin zyrtarisht. Kjo do të ishte veçanërisht e vërtetë nëse marrëdhëniet sekrete bënin bashkë mbretërit dhe aristokratët me ato që konsideroheshin se i përkisnin një statusi më të ulët social.

Pra a jemi të gjithë të lidhur në aspektin gjenetike?Ndërsa pemët familjare kthehen pas në kohë, nga prindërit te gjyshërit, tek stërgjyshërit e më tej, një person do të fillojë të grumbullojë një numër jashtëzakonisht të madh emrash të të afërmve të vdekur prej kohësh. Kjo rrit shanset që individët, të cilët sot nuk ndajnë asnjë lidhje shoqërore, të kenë të njëjtin të afërm të largët, pasi nuk ka një numër të pafund njerëzish që kanë jetuar dhe që kanë vdekur në të kaluarën.



Një organizatë kërkimore demografike me bazë në Uashington, e quajtur Byroja e Referencës së Popullsisë, vlerëson se rreth 107 miliardë njerëz anatomikisht modernë kanë jetuar në Tokë që nga viti 50.000 Para Krishtit. Pra ka 15 njerëz të vdekur për çdo person të gjallë sot.

S’ka nevojë të thuhet se thjesht nuk ka një popullsi mjaftueshëm të madhe, në mënyrë që të gjithë të kenë një prejardhje të veçantë. Gati 300 breza njerëzish kanë jetuar dhe kanë vdekur vetëm në 6000 vitet e fundit, dhe kjo zbulon numrin astronomik të paraardhësve që do të duhej të përfshinte pema familjare e secilit person në rast se do të kryenim një ekzaminim të plotë gjenealogjik.

LEXO EDHE:  Kriza e qendrës së djathtë, mund ta shkatërrojë nga brenda Bashkimin Europian

LEXO EDHE:  Nga ekzorcizmi tek skandalet financiare/ Pesë sekretet e errëta të Vatikanit

Ndaj duhet të ketë mbivendosje të konsiderueshme gjenetike midis pemëve familjare të gjithsecilit, edhe nëse kjo nuk shfaqet në kërkimet moderne gjenealogjike. Ndërsa kjo mund të jetë diçka që ne mund ta kuptojmë në mënyrë intuitive, matematikanët që e kanë shqyrtuar çështjen më thellë, kanë arritur në përfundime që mund të na shtyjnë jashtë zonave tona të rehatisë intuitive.

Sipas “National Geographic” studimi novator në këtë fushë u botua në 1998 nga Zhozef Çang, statisticien nga Universiteti i Jeilit. Profesor Çang kreu një studim të detajuar matematikor, që synonte t’i përgjigjej një pyetjeje specifike dhe magjepsëse:Sa larg në kohë duhet të shkonte një studim gjenealogjik, përpara se të gjente një paraardhës të përbashkët për të gjithë evropianët që jetojnë sot?

Çang ndërtoi një model matematikor për ta ndihmuar atë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai u befasua kur zbuloi se një paraardhës i përbashkët për të gjithë evropianët ka ekzistuar vetëm 600 vjet më parë, ose vetëm disa dekada përpara se Kolombi të niste udhëtimin e tij përtej Atlantikut,që do ta ndryshonte historinë.

Kjo do të thotë se nëse të gjithë ata me prejardhje evropiane do të mund ta gjurmonin prejardhjen e tyre që nga viti 1400, çdo pemë familjare do të përfshinte atë individ të veçantë. Dhe nëse do të vazhdonte gjurmimi, Çang thotë se numri i njerëzve që shfaqen në pemën familjare të secilit do të rritej.

Ky proces do të vazhdonte deri në kohën kur sondazhi gjenealogjik të kalonte nga mijëvjeçari i dytë Pas Krishtit në të parin. Në atë pikë, pema familjare e çdo personi do të përfshinte 80 për qind të atyre që ishin gjallë në Evropë në vitin 999 Pas Krishtit, plus apo minus disa dekada.

Numri është i kufizuar në 80 për qind, pasi 20 për qind e atyre që jetonin në atë kohë ose nuk kishin fëmijë, ose kishin fëmijë apo nipër që nuk kishin fëmijë, gjë që solli shuarje e linjës familjare. Por 80 përqindëshi do të lidhej me çdo evropian që banon aktualisht në botë(dhe me të gjithë kanadezët, australianët, neo-zelandezët dhe amerikano veriorët dhe jugorët që kishin paraardhës evropianë).

Një përfundim i tillë mund të duket i pabesueshëm, por matematika e mbështet atë. Adam Radhërford, një gjenetist britanik që e zgjeroi studimin e Çang në librin e tij shumë të vlerësuar të vitit 2017 “Një histori e shkurtër e të gjithë atyre që kanë jetuar ndonjëherë”, thotë se “çdokush mund të jetë dhe është në fakt shumë herë pasardhës nga i njëjti individ”.

Në vitin 2015 Radhëford botoi një artikull në “The Guardian”, ku shpjegoi se si çdo evropian që jeton sot e kishte prejardhjen nga Karli i Madh, themeluesi legjendar i Perandorisë Karolingiane që bashkoi Evropën Perëndimore dhe Qendrore në fundin e shekullit tëVIII.

Kjo do të thotë se të gjithë evropianët e gjallë bartin gjene mbretërore, pavarësisht nëse e dinë këtë apo jo. Në një artikull të vitit 2002 të botuar në “The Atlantic”, gazetari Stiv Olson shpjegoi se si gjetjet e Çang janë të vlefshme jo vetëm për evropianët e ditëve të sotme, por praktikisht për të gjithë ata që jetojnë në anën tjetër të Oqeanit Atlantik.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.ancient-origins.net/news-general/royal-genes-0016020

LEXO TE PLOTE